Bibla Shqip

2 e Timoteut 2

2 Timothy

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 3

1

Dhe dije kėtė: nė ditėt e fundit do tė vijnė kohė tė vėshtira,

2

sepse njerėzit do tė jenė egoistė, lakmues parash, mburravecė, krenarė, blasfemues, tė pabindur ndaj prindėrve, mosmirėnjohės, tė paudhė,

3

tė padhembshur, tė papajtueshėm, shpifės, tė papėrmbajtur, mizorė, qė s`e duan tė mirėn,

4

tradhtarė, kokėshkretė, fodullė, dėfrimdashės mė fort se perėndidashės,

5

tė perėndishėm nė dukje, por mohues tė fuqisė sė saj; edhe nga kėta largohu.

6

Sepse prej kėtyre janė ata qė futen nėpėr shtėpi dhe i bėjnė pėr vete femrat e ngarkuara me mėkate, tė sunduara nga pasione tė ndryshme,

7

tė cilat mėsojnė gjithnjė dhe kurrė nuk mund tė arrijnė nė njohjen e plotė tė sė vėrtetės.

8

Dhe sikurse Janesi dhe Jambresi i kundėrshtuan Moisiut, po kėshtu edhe kėta i kundėrvihen sė vėrtetės; janė njerėz mendjeprishur, tė neveritshėm nė ēėshtjen e besimit.

9

Por kėta nuk do tė shkojnė shumė pėrpara, sepse marrėzia e tyre do tė dalė nė shesh pėr tė gjithė, ashtu sikurse u ngjau edhe atyre.

10

Dhe ti ndoqe nga afėr mėsimin tim, sjelljen, kėshillat, besimin, durimin, dashurinė, ngulmin,

11

pėrndjekjet, vuajtjet qė mė ndodhėn nė Antioki, nė Ikonio, dhe nė Listra; ti e di ēfarė pėrndjekjesh hoqa, por Perėndia mė shpėtoi nga tė gjitha.

12

Tė gjithė ata qė duan tė rrojnė me perėndishmėri nė Krishtin Jezus do tė pėrndiqen,

13

por njerėzit e kėqij dhe mashtrues do tė shkojnė keq e mė keq, duke gėnjyer dhe duke u gėnjyer vetė.

14

Por ti qėndro nė ato qė mėsove dhe u binde plotėsisht, duke e ditur prej kujt i mėsove,

15

dhe se qė nga fėmijėria i njeh Shkrimet e shenjta, tė cilat mund tė tė bėjnė tė ditur pėr shpėtimin me anė tė besimit qė ėshtė nė Krishtin Jezus.

16

I gjithė Shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia dhe i dobishėm pėr mėsim, bindje, ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi,

17

qė njeriu i Perėndisė tė jetė i pėrkryer, tėrėsisht i pajisur pėr ēdo vepėr tė mirė.

 

2 e Timoteut 4