Bibla Shqip

Kolosianėve 2

Kolosianėve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 3

1

Nė qoftė se ju jeni ringjallur me Krishtin, kėrkoni ato qė janė lart, ku Krishti ėshtė ulur nė tė djathtė tė Perėndisė.

2

Kini nė mend gjėrat qė janė atje lart, jo ato qė janė mbi tokė,

3

sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj ėshtė fshehur bashkė me Krishtin nė Perėndinė.

4

Kur tė shfaqet Krishti, jeta jonė, atėherė edhe ju do tė shfaqeni nė lavdi bashkė me tė.

5

Bėni, pra, tė vdesin gjymtyrėt tuaja qė janė mbi tokė: kurvėrinė, ndyrėsinė, pasionet, dėshirat e kėqija dhe lakminė, qė ėshtė idhujtari;

6

pėr kėto gjėra zemėrimi i Perėndisė vjen pėrmbi bijtė e mosbindjes,

7

midis tė cilėve dikur ecėt edhe ju, kur rronit nė to.

8

Por tani hiqni edhe ju tė gjitha kėto gjėra: zemėrim, zemėratė, ligėsi, e mos tė dalė sharje e asnjė e folur e pandershme nga goja juaj.

9

Mos gėnjeni njeri tjetrin, sepse ju e zhveshėt njeriun e vjetėr me veprat e tij,

10

edhe veshėt njeriun e ri, qė pėrtėrihet nė njohurinė sipas shėmbullit tė atij qė e krijoi.

11

Kėtu nuk ka mė Grek e Jud, rrethprerje dhe parrethprerje, Barbar e Skithas, shėrbėtor e i lirė, por Krishti ėshtė gjithēka dhe nė tė gjithė.

12

Vishuni, pra, si tė zgjedhur tė Perėndisė, shenjtorė dhe tė dashur, me dhembshuri tė brendshme, mirėsinė, pėrulėsinė, zemėrbutėsinė dhe me durimin,

13

duke duruar njeri tjetrin dhe duke falur njeri tjetrin, nėqoftėse dikush ankohet kundėr njė tjetri; dhe sikundėr Krishti ju ka falur, ashtu bėni edhe ju.

14

Dhe, pėrmbi tė gjitha kėto gjėra, vishni dashurinė, qė ėshtė lidhja e pėrsosmėrisė.

15

Dhe paqja e Perėndisė, pėr tė cilin ju u thirrėt nė njė trup tė vetėm, tė mbretėrojė nė zemrat tuaja; dhe jini mirėnjohės!

16

Fjala e Krishtit banoftė nė ju me begatinė e vet; nė ēdo dituri, mėsoni dhe kėshilloni njeri tjetrin me psalme, himne dhe kėngė frymėrore, duke kėnduar Zotit me hir nė zemrat tuaja!

17

Dhe ēdo gjė qė tė bėni, me fjalė a me vepėr, t`i bėni nė emėr tė Zotit Jezus, duke e falėnderuar Perėndinė Atė nėpėrmjet tij.

18

Ju bashkėshorte, jini tė nėnshtruara bashkėshortėve tuaj, ashtu si ka hije nė Zotin.

19

Ju bashkėshortė, duaini bashkėshortet tuaja dhe mos u bėni tė ashpėr ndaj tyre.

20

Ju bij, binduni prindėrve nė ēdo gjė, sepse kjo ėshtė e pranueshme pėr Zotin.

21

Ju etėr, mos provokoni pėr zemėrim bijtė tuaj, qė tė mos i lėshojė zemra.

22

Ju shėrbėtorė, binduni nė ēdo gjė zotėrinjve tuaj sipas mishit, duke u shėrbyer jo vetėm kur ju shohin, sikurse tė doni t`u pėlqeni njerėzve, por me thjeshtėsinė e zemrės, duke druajtur Perėndinė.

23

Dhe ēdo gjė qė tė bėni, ta bėni me dėshirė tė mirė, si pėr Zotin dhe jo pėr njerėzit,

24

duke ditur se nga Zoti do tė merrni shpėrblimin e trashėgimisė, sepse ju i shėrbeni Krishtit, Zotit.

25

Por ai qė punon padrejtėsisht do tė marrė shpagimin pėr gjėra tė padrejta qė ka bėrė, dhe nuk do tė ketė anėsi pėr asnjė.

 

Kolosianėve 4