Bibla Shqip

Efesianėve 5

Efesianėve

Tabela e Librave tė Biblės

 

Kapitulli 6

1

Fėmijė, binduni prindėrve tuaj nė Zotin, sepse kjo ėshtė e drejtė.

2

``Ndero babanė tėnd dhe nėnėn tėnde``, ky ėshtė urdhėrimi i parė me premtim,

3

``qė ti tė jesh mirė dhe tė jetosh gjatė mbi dhe``.

4

Dhe ju, etėr, mos provokoni pėr zemėrim fėmijtė tuaj, por i edukoni nė disiplinė dhe nė kėshillė tė Zotit.

5

Ju, shėrbėtorė, bindjuni zotėrinjve tuaj sipas mishit me druajtje dhe dridhje, nė thjeshtėsinė e zemrės suaj, porsi Krishtit,

6

duke mos shėrbyer pėr sy e faqe, si ata qė duan t`u pėlqejnė njerėzve, por si shėrbėtorė tė Krishtit, duke bėrė vullnetin e Perėndisė me zemėr,

7

duke shėrbyer me dashuri si pėr Krishtin dhe jo si pėr njerėzit,

8

duke ditur se gjithsecili, qoftė skllav apo i lirė, po tė bėjė tė mirėn, do tė marrė shpėrblimin nga Zoti.

9

Dhe ju, zotėrinj, bėni po kėshtu ndaj tyre, duke i lėnė kėrcėnimet, duke ditur qė i tyre dhe juaji Zot ėshtė nė qiell dhe se tek ai nuk ka asnjė anėsi.

10

Pėr ēfarė mbetet, vėllezėrit e mi, forcohuni nė Zotin dhe nė forcėn e fuqisė sė tij.

11

Vishni gjithė armatimin e Perėndisė qė tė mund tė qėndroni kundėr kurtheve tė djallit,

12

sepse beteja jonė nuk ėshtė kundėr gjakut dhe mishit, por kundėr principatave, kundėr pushteteve, kundėr sunduesve tė botės sė errėsirės tė kėsaj epoke, kundėr frymėrave tė mbrapshta nė vendet qiellore.

13

Prandaj merreni tė gjithė armatimin e Perėndisė, qė tė mund tė rezistoni nė ditėn e mbrapshtė dhe tė mbeteni mė kėmbė pasi t`i keni kryer ēdo gjė.

14

Qėndroni, pra, tė fortė, duke patur nė ijė brezin e sė vėrtetės, tė veshur me parzmoren e drejtėsisė,

15

dhe duke mbathur kėmbėt me gatishmėrinė e ungjillit tė paqes,

16

mbi tė gjitha, duke marrė mburojėn e besimit, me tė cilėn mund tė shuani tė gjitha shigjetat e zjarrta tė tė ligut.

17

Merrni edhe pėrkrenaren e shpėtimit dhe shpatėn e Frymės, qė ėshtė fjala e Perėndisė,

18

duke u lutur nė ēdo kohė dhe me ēdo lloj lutjeje dhe pėrgjėrimi nė Frymėn, duke ndenjur zgjuar pėr kėtė qėllim me ēdo ngulmim dhe lutje pėr tė gjithė shenjtorėt,

19

dhe edhe pėr mua, qė kur tė hap gojėn time, tė mė jepet tė flas lirėsisht pėr ta bėrė tė njohur misterin e ungjillit,

20

pėr tė cilin jam i dėrguari nė pranga, qė tė mund tė shpall lirėsisht, siē e kam pėr detyrė.

21

Por, qė ta dini edhe ju si jam dhe ēfarė bėj, Tikiku, vėllai i dashur dhe shėrbenjėsi besnik nė Zotin, do t`ju informojė pėr tė gjitha;

22

tė cilin pikėrisht pėr kėtė qėllim po ju kam dėrguar, qė tė jeni nė dijeni tė gjendjes sonė dhe tė ngushėllojė zemrat tuaja.

23

Paqe vėllezėrve dhe dashuri me besim nga Perėndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht.

24

Hiri qoftė me tė gjithė ata qė duan Zotin tonė Jezu Krisht me sinqeritet.

Filipianėve 1