Bibla Shqip

Efesianėve 1

Efesianėve

Tabela e Librave tė Biblės

 

Kapitulli 2

1

Ai ju dha jetė edhe juve, qė ishit tė vdekur nė faje dhe nė mėkate,

2

nė tė cilat keni ecur dikur, sipas ecjės sė kėsaj bote, sipas prijėsit tė pushtetit tė erės, sipas frymės qė vepron tani nė bijtė e mosbindjes,

3

ndėrmjet tė cilėve edhe ne dikur jetuam nė lakmitė e mishit tonė duke i plotėsuar dėshirat e mishit dhe tė mendjes, dhe ishim prej natyre bij tė zemėrimit, ashtu si edhe tė tjerėt.

4

Por Perėndia, qė ėshtė i pasur nė mėshirė, pėr shkak tė dashurisė sė tij tė madhe me tė cilėn na deshi,

5

edhe atėherė kur ishim tė vdekur nė faje, na dha jetė me Krishtin (ju jeni tė shpėtuar me anė tė hirit),

6

edhe na ringjalli me tė, dhe me tė na vuri tė rrimė nė vendet qiellore nė Krishtin Jezus,

7

pėr tė treguar nė epokat qė do tė vijnė pasurinė e pamasė tė hirit tė tij, me anė tė mirėsisė ndaj nesh nė Krishtin Jezus.

8

Ju nė fakt, jeni tė shpėtuar me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė dhurata e Perėndisė,

9

jo nga vepra, qė tė mos mburret askush.

10

Ne nė fakt jemi vepra e tij, e krijuar nė Krishtin Jezus pėr veprat e mira qė Perėndia pėrgatiti qė mė parė, qė ne tė ecim nė to.

11

Prandaj kujtohuni se dikur ju johebrenj nė mish, tė quajtur tė parrethprerė nga ata qė e quajnė veten tė rrethprerė, sepse tė tillė u bėnė nė mish, nga dora e njeriut,

12

ishit nė atė kohė pa Krishtin, tė huaj nė qytetėrinė e Izraelit dhe tė huaj pėr besėlidhjen e premtimit, pa pasur shpresė dhe duke qėnė pa Perėndi nė botė.

13

Por tani, nė Krishtin Jezus, ju qė dikur ishit larg, u afruat me anė tė gjakut tė Krishtit.

14

Ai nė fakt, ėshtė paqja jonė, ai qė ka bėrė nga tė dy popujt njė dhe ka shembur murin e ndarjes,

15

duke e prishur armiqėsinė nė mishin e tij, ligjin e urdhėrimeve tė pėrftuar nga porosi, pėr tė krijuar nė vetvete nga dy njė njeri tė ri, duke bėrė paqen,

16

dhe pėr t`i pajtuar tė dy me Perėndinė nė njė trup tė vetėm me anė tė kryqit, mbasi vrau armiqėsinė nė vetvete.

17

Dhe ai erdhi pėr t`ju shpallur paqen, juve qė ishit larg dhe atyre qė ishin afėr,

18

sepse pėrmes tij qė tė dy kemi hyrje tek Ati nėpėr njė Frymė tė vetme.

19

Ju, pra, nuk jeni mė tė huaj, as bujtės, por bashkėqytetarė tė shenjtorėve dhe pjestarė tė familjes sė Perėndisė,

20

tė ndėrtuar mbi themelin e apostujve dhe tė profetėve, duke qėnė Jezu Krishti vetė guri i qoshes,

21

mbi tė cilin gjithė ndėrtesa, e lidhur mirė, rritet pėr tė qenė njė tempull i shenjtė nė Zotin,

22

nė tė cilin edhe ju jeni bashkėndėrtuar pėr tė qenė njė banesė e Perėndisė nė Frymė.

Efesianėve 3