Bibla Shqip

2 e Korintasve 13

Galatasve

Tabela e Librave tė Biblės

 

Kapitulli 1

1

Pali, apostull (jo nga njerėzit, as me anė tė njeriut, por nėpėrmjet Jezu Krishtit dhe Perėndisė Atit, qė e ringjalli prej sė vdekurish),

2

dhe gjithė vėllezėrit qė janė me mua, kishave tė Galatisė:

3

Paēi hir e paqe nga Perėndia Ati dhe nga Zoti ynė Jezu Krishti,

4

qė e dha veten e tij pėr mėkatet tona, pėr tė na shpėtuar nga kjo kohė e mbrapshtė, sipas vullnetit tė Perėndisė, Atit tonė,

5

i cili pastė lavdi nė shekuj tė shekujve. Amen.

6

Ēuditėm qė kaluat kaq shpejt nga ai qė ju thirri ju me anė tė hirit tė Krishtit, nė njė ungjill tjetėr,

7

i cili nuk ėshtė tjetėr; por ka disa njerėz qė ju turbullojnė dhe qė duan ta shtrėmbėrojnė ungjillin e Krishtit.

8

Por, edhe sikur ne ose njė engjėll i qiellit t`ju predikonte njė ungjill tė ndryshėm nga ai qė ju kemi predikuar, qoftė i mallkuar.

9

Ashtu si e thamė mė pėrpara, po e them pėrsėri: Nė qoftė se dikush ju predikon njė ungjill tjetėr nga ai qė keni marrė, qoftė i mallkuar.

10

Sepse unė tani vallė kėrkoj tė fitoj miratimin e njerėzve apo tė Perėndisė? Apo kėrkoj t`u pėlqej njerėzve? Sepse, po tė kėrkoja t`u pėlqej njerėzve, nuk do tė isha shėrbėtori i Krishtit.

11

Tani, o vėllezėr, po ju vė nė dijeni se ungjilli qė ėshtė shpallur nga unė, nuk ėshtė sipas njeriut,

12

sepse unė nuk e kam marrė as e kam mėsuar nga ndonjė njeri, por e kam marrė nėpėrmjet njė zbulese nga Jezu Krishti.

13

Sepse ju keni dėgjuar pėr sjelljen time tė atėhershme nė judaizėm, si e pėrndiqja me egėrsi tė madhe kishėn e Perėndisė dhe e shkatėrroja.

14

Dhe si pėrparoja nė judaizėm mė tepėr se shumė bashkėkohės tė kombit tim, duke qenė jashtėzakonisht i zellshėm pėr traditat e etėrve tė mi.

15

Po, kur i pėlqeu Perėndisė, qė mė kishte ndarė qė nga barku i nėnės dhe mė thirri me anė tė hirit tė tij,

16

qė tė zbulojė nė mua Birin e tij, qė unė t`ua shpall midis joēifutėve, unė nuk mora menjėherė kėshill nga mish dhe gjak,

17

as nuk u ngjita nė Jeruzalem tek ata qė ishin apostuj pėrpara meje, por shkova nė Arabi dhe u ktheva pėrsėri nė Damask.

18

Pastaj, pas tre vjetėsh, u ngjita nė Jeruzalem pėr tė takuar Pjetrin dhe ndenja me tė pesėmbėdhjetė ditė.

19

Dhe nuk pashė asnjė nga apostujt e tjerė, pėrveē Jakobit, vėllait tė Zotit.

20

Dhe nė kėto qė po ju shkruaj, ja, pėrpara Perėndisė, nuk gėnjej.

21

Pastaj shkova nė krahinat e Sirisė dhe tė Kilikisė.

22

Por unė personalisht isha i panjohur nga kishat e Judesė, qė janė nė Krisht,

23

po ato kishin dėgjuar vetėm: ``Ai qė na persekutonte mė pėrpara, tani po shpall atė besim qė ai shkatėrronte``,

24

dhe pėrlėvdonin Perėndinė pėr shkakun tim.

Galatasve 2