Bibla Shqip

2 e Korintasve 10

2 e Korintasve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 11

1

Oh, sa do tė dėshiroja qė ju tė duronit pak marrėzi me mua! Po nė fakt, ju mė duroni.

2

Jam xheloz pėr ju me xhelozinė e Perėndisė, sepse ju fejova me njė burrė, qė t`ju nxjerr para Krishtit si virgjėreshė tė dlirė.

3

Por druaj se, ashtu si gjarpėri e gėnjeu Evėn me dinakėrinė e tij, kėshtu edhe mendja juaj tė mos prishet duke u shmangur nga thjeshtėsia ndaj Krishtit.

4

Sepse, po tė vinte dikush dhe t`ju predikonte njė Jezus tjetėr, qė ne nuk e kemi predikuar, ose, po tė merrnit njė frymė tjetėr qė nuk e keni marrė, ose njė ungjill tjetėr qė nuk e keni pranuar, do ta duronit fort mirė.

5

Unė mendoj se nuk kam qenė aspak mė poshtė nga apostujt mė tė shquar.

6

Dhe, megjithėse jam i thjeshtė nė tė folur, nuk jam i tillė nė dituri; madje me tė gjitha mėnyrat dhe nė tė gjitha gjėrat jua kemi treguar.

7

Mos vallė bėra mėkat duke e ulur veten time qė tė lartoheni ju, sepse ju kam predikuar falas ungjillin e Perėndisė?

8

Unė shfyrtėsova kishat e tjera, duke marrė njė rrogė qė t`ju shėrbej juve.

9

Dhe, kur isha midis jush dhe isha nevojtar, nuk iu bėra barrė askujt; sepse nevojat e mia i plotėsuan vėllezėrit qė erdhėn nga Maqedonia; dhe nė ēdo gjė u ruajta qė tė mos ju bėhem barrė ju, edhe pėr tė ardhmen do tė ruhem.

10

Duke qenė se e vėrteta e Krishtit ėshtė nė mua, kjo mburrje, pėrsa mė pėrket mua, nuk do tė mė ndalohet nė vendet e Akaisė.

11

Pse? Ndoshta sepse nuk ju dua? Perėndia e di.

12

Por atė qė bėj, do ta bėj pėrsėri, qė t`u pres ēdo shkas atyre qė duan shkas, qė ata tė gjenden si edhe ne, nė atė gjė, pėr tė cilėn mburren.

13

Tė tillė apostuj tė rremė, janė punėtorė hileqarė, qė shndėrrohen nė apostuj tė Krishtit.

14

Dhe nuk ėshtė pėr t`u ēuditur, sepse Satanai vet shndėrrohet nė engjėll drite.

15

Nuk ėshtė, pra, gjė e madhe, nėse edhe punėtorėt e tij shndėrrohen nė punėtorė (marrin trajtėn e punėtorėve) tė drejtėsisė, fundi i tė cilėve do tė jetė sipas veprave tė tyre.

16

Po e them pėrsėri: Askush tė mos mendojė se jam i marrė; nė mos, mė pranoni edhe si tė marrė, qė edhe unė tė mburrem pakėz.

17

Atė qė po them nė mburrjen e guximit tim, nuk po e them sipas Zotit, por nė marrėzi.

18

Duke qenė se shumė vetė mburren sipas mishit, edhe unė do tė mburrem.

19

Sepse ju qė jeni tė ditur, i duroni lehtė tė marrėt.

20

Sepse tashmė ju duroni, nėse dikush ju robėron, nėse dikush ju gllabėron, nėse dikush ju grabit, nėse dikush krenohet, nėse dikush ju godet nė fytyrė.

21

Flas pėr turpin tim, sikurse ne tė ishim tė dobėt; megjithatė nė ēdo gjė qė dikush guxon, po flas si i marrė, marr guxim edhe unė.

22

Janė ata Hebrenj? Jam edhe unė! Janė ata Izraelitė? Jam edhe unė! janė ata pasardhės tė Abrahamit? Jam edhe unė.

23

Janė ata shėrbėtorė tė Krishtit? Po flas si i pamend, unė jam edhe mė tepėr si kėta; nė mundime mė tepėr, nė goditje mė tepėr, nė burgje mė tepėr dhe shpesh nė rrezik pėr vdekje.

24

Nga Judenjtė mora pesė herė nga dyzetė kamxhike pa njė.

25

Tri herė mė rrahėn me shkopinj, njė herė mė qėlluan me gurė, tri herė m`u mbyt anija nė det, kalova njė ditė e njė natė nė humnerė.

26

Nė udhėtime tė shpeshta nė rreziqe lumenjsh, nė rreziqe kusarėsh, nė rrezik nga ana e bashkėtdhetarėve, rreziqe nga ana johebrenjve, rreziqe nė qytet, rreziqe nė shkretėtirė, rreziqe nė det, rreziqe midis vėllezėrve tė rremė,

27

nė lodhje e nė mundim, nė netėt pa gjumė, nė uri e nė etje, shpesh herė nė agjėrime, nė tė ftohtė dhe nė tė zhveshur.

28

Pėrveē kėtyre gjėrave tė jashtme, ajo qė mė mundon ēdo ditė ėshtė kujdesja pėr tė gjitha kishat.

29

Kush ėshtė i dobėt, qė tė mos jem edhe unė? Kush ėshtė skandalizuar dhe unė tė mos pėrvėlohem?

30

Nė qoftė se duhet tė mburrem, unė do tė mburrem me ato qė kanė tė bėjnė me dobėsinė time.

31

Perėndia dhe Ati i Zotit tonė Jezu Krisht, qė ėshtė i bekuar pėrjetė, e di se unė nuk gėnjej.

32

Nė Damask, qeveritari i mbretit Areta e ruante qytetin e Damaskasve pėr tė mė zėnė,

33

por nga njė dritare mė ulėn pėrgjatė murit me njė shportė, dhe shpėtova nga duart e tij.

2 e Korintasve 12