Bibla Shqip

2 e Korintasve 6

2 e Korintasve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 7

1

Duke i pasur kėto premtime, o tė dashur, le ta pastrojmė veten nga ēdo ndotje e mishit dhe e frymės dhe ta pėrfundojmė shenjtėrimin tonė nė druajtjen e Perėndisė.

2

Na pranoni; ne nuk i kemi bėrė padrejtėsi askujt, nuk kemi korruptuar askėnd, nuk ia hodhėm askujt.

3

Kėtė nuk e them pėr dėnim, sepse qė mė parė iu thashė se jeni nė zemrat tona pėr tė vdekur bashkė dhe pėr tė jetuar bashkė.

4

Jam shumė i hapur me ju dhe kam me se tė mburrem pėr ju; jam plot me ngushullim dhe jam jashtė mase i gėzuar nė gjithė shtrėngimin tonė.

5

Sepse, kur erdhėm nė Maqedoni, mishi ynė nuk pati fare prehje, por u shtrėnguam nė tė gjitha mėnyrat: jashtė betejė, pėrbrenda frikė.

6

Por Perėndia, qė ngushėllon tė pikė-lluarit, na ngushėlloi me ardhjen e Titit,

7

dhe jo vetėm me ardhjen e tij, por edhe me ngushėllimin qė ai pati prej jush; ai na tregoi dėshirėn tuaj tė madhe, lotėt tuaja, zellin tuaj pėr mua, kaq sa u gėzova mė tepėr,

8

sepse, ndonėse edhe ju kam trishtuar me letrėn time, nuk mė vjen keq, ndonėse mė pati ardhur keq, sepse shoh se ajo letėr, edhe pse pėr pak kohė, ju trishtoi.

9

Tani po gėzohem, jo sepse u trishtuat, por sepse u trishtuat pėr pendim, sepse u trishtuat sipas Perėndisė, qė tė mos ju bėhet juve ndonjė dėm nga ne.

10

Trishtimi sipas Perėndisė nė fakt, sjell pendim pėr shpėtim, pėr tė cilin njeriu nuk i vjen keq, por trishtimi i botės shkakton vdekje.

11

Nė fakt, ja sa kujdes shkaktoi te ju pikėllimi sipas Perėndisė, madje sa fjalė pėr tė kėrkuar ndjesė, sa zemėratė, sa druajtje, sa dėshirė tė zjarrtė, sa zell, sa kėnaqėsi! Me ēdo mėnyrė ju e treguat se jeni tė pastėr nė kėtė ēėshtje.

12

Edhe pse ju shkrova, nuk e bėra as pėr atė qė e bėri padrejtėsinė, as pėr atė qė e pėsoi, por qė tė shfaqet nė mes tuaj kujdesi ynė qė kemi pėr ju pėrpara Perėndisė.

13

Prandaj ne u ngushėlluam pėr shkak tė ngushėllimit tuaj dhe u gėzuam aq mė tepėr pėr gėzimin e Titit, sepse fryma e tij u shlodh nga ju tė gjithė.

14

Prandaj, nė qoftė se u mburra pėr ndonjė gjė tek ai pėr ju, nuk u turpėrova por, ashtu si ju kemi treguar tė gjitha gjėrat me vėrtetėsi, kėshtu edhe mburrja jonė te Titi doli e vėrtetė.

15

Dhe ai ka njė dashuri tė madhe pėr ju, kur kujton bindjen e ju tė gjithėve dhe si e pritėt atė me frikė dhe me tė dridhura.

16

Gėzohem, pra, qė nė ēdo gjė mund tė besoj nė ju.

2 e Korintasve 8