Bibla Shqip

1 e Korintasve 15

1 e Korintasve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 16

1

Sa pėr tė mbledhurit e ndihmave pėr shenjtorėt, bėni edhe ju ashtu si i urdhėrova kishat e Galatisė.

2

Tė parėn ditė tė ēdo jave, secili nga ju le tė vėrė mėnjanė aq sa mundet sipas tė ardhurave tė tij, qė, kur tė vij, tė mos bėhen atėherė mbledhje ndihmash.

3

Edhe, kur tė vij, ata qė ju do tė miratoni, unė do t`i dėrgoj me letra, qė tė ēojnė nė Jeruzalem dhuratėn tuaj bujare.

4

Dhe po tė jetė e udhės qė tė shkoj vetė, ata do tė shkon me mua.

5

Edhe unė do tė vij te ju, pasi tė kem kaluar nėpėr Maqedoni.

6

Dhe ndoshta do tė rri te ju, ose edhe tė dimėroj, qė ju tė mė pėrcillni kudo qė tė shkoj.

7

Sepse kėsaj here nuk dua t`ju shoh vetėm kalimthi, por shpresoj tė rri pak kohė pranė jush, nė dashtė Zoti.

8

Dhe unė do tė rri nė Efes deri pėr Rrėshajėt,

9

sepse m`u hap njė derė e madhe dhe e efektshme, dhe kundėrshtarė ka shumė.

10

Tani, nėse vjen Timoteu, kujdesuni qė tė rrijė me ju pa druajtje, sepse ai punon pėr veprėn e Zotit ashtu si unė.

11

Pra, asnjė tė mos e pėrēmojė, por pėrcilleni nė paqe qė tė vijė tek unė, sepse e pres bashkė me vėllezėrit.

12

Sa pėr vėllanė Apol, iu luta shumė qė tė vijė tek ju bashkė me vėllezėrit, por ai s`deshi kurrsesi tė vinte tani; por do tė vijė kur ta ketė volinė.

13

Rrini zgjuar, qėndroni tė palėkundshėm nė besim, silluni si burrat, jini tė fortė.

14

Dhe ēdo gjė qė bėni, ta bėni me dashuri!

15

Tani, o vėllezėr (ju e njihni familjen e Stefanas qė ėshtė fryti i parė i Akaisė dhe qė i janė kushtuar shėrbesės sė shenjtorėve),

16

ju bėj thirrje qė t`u nėnshtroheni edhe ju atyreve dhe kujtdo qė punon dhe mundohet nė punėn tonė tė pėrbashkėt.

17

Edhe gėzohem pėr ardhjen e Stefanas, tė Fortunatit dhe tė Akaikut, sepse ata e plotėsuan mungesėn tuaj,

18

sepse e freskuan frymėn tim dhe tuajin; prandaj nderoni njerėz tė tillė.

19

Kishat e Azisė ju pėrshėndesin; Akuila dhe Prishila, bashkė me kishėn qė ėshtė nė shtėpi tė tyre, ju pėrshendesin shumė nė Zotin.

20

Tė gjithė vėllezėrit ju pėrshėndesin; pėrshėndetni njėri-tjetrin me njė puthje tė shenjtė.

21

Tė fala me shėndet me dorėn time, tė Palit.

22

Nėse ndokush nuk e do Zotin Jezu Krisht, qoftė mallkuar! Maranatha a.

23

Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftė me ju.

24

Dashuria ime qoftė me ju tė gjithė nė Krishtin Jezu. Amen.

2 e Korintasve 1