Bibla Shqip

1 e Korintasve 9

1 e Korintasve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 10

1

Sepse, o vėllezėr, unė nuk dua qė ju tė mos edini se gjithė etėrit tanė ishin nėn renė, dhe tė gjithė shkuan nėpėr det,

2

dhe tė gjithė u pagėzuan pėr Moisinė nė re dhe nė det,

3

tė gjithė hėngrėn tė njėjtėn ushqim frymėror,

4

dhe tė gjithė pinė tė njėjtėn pije frymėrore, sepse pinin prej shkėmbi frymėror qė i ndiqte; edhe ky shkėmb ishte Krishti.

5

Por Perėndia nuk pėlqeu shumicėn prej tyre; sepse ranė tė vdekur nė shkretėtirė.

6

Dhe kėto u bėnė si shembuj pėr ne, qė ne tė mos dėshirojmė gjėra tė liga, ashtu si dėshiruan ata,

7

dhe qė tė mos bėheni idhujtarė si disa nga ata, sikurse ėshtė shkruar: ``Populli u ul qė tė hajė dhe tė pijė, dhe u ngrit pėr tė luajtur``.

8

Dhe tė mos kurvėrojmė, ashtu si kurvėruan disa nga ata edhe ranė tė vdekur nė njė ditė njėzet e tre mijė.

9

Dhe tė mos e tundojmė Krishtin, ashtu si e tunduan disa nga ata dhe u vranė nga gjarpėrinjtė.

10

Dhe mos u ankoni, ashtu si u ankuan disa nga ata, dhe u vranė nga shkatėrruesi.

11

Dhe tė gjitha kėto gjėra u ndodhėn atyre si shėmbull, dhe janė shkruar pėr paralajmėrimin tonė, pėr ne qė jemi nė mbarim tė epokėt.

12

Prandaj ai qė mendon se qėndron mė kėmbė, le tė shohė se mos bjerė.

13

Asnjė tundim nuk ju ka gjetur juve, pėrveē se tundimi njerėzor; por Perėndia ėshtė besnik dhe nuk do tė lejojė qė t`ju tundojnė pėrtej fuqive tuaja, por me tundimin do t`ju japė dhe rrugė dalje, qė ju tė mund ta pėrballoni.

14

Prandaj, tė dashurit e mi, largohuni nga idhujtaria.

15

Po ju flas si tė mėnēur, gjykojeni ju atė qė them:

16

kupa e bekimit, qė ne bekojmė, a nuk ėshtė vallė pjesėmarrje nė gjakun e Krishtit? Buka qė ne thyejmė, a nuk ėshtė vallė pjesėmarrje nė trupin e Krishtit?

17

Sepse ne tė shumtit, jemi njė bukė, njė trup, sepse tė gjithė marrim pjesė nė tė vetmen bukė.

18

Shikoni Izraelin sipas mishit: ata qė hanė flijimet a nuk janė pjesėmarrės tė altarit?

19

Ēfarė them, pra? Se idhulli ėshtė diēka? Apo se ajo qė u ėshtė flijuar idhujve ėshtė diēka?

20

Jo, por them se gjėrat qė flijojnė johebrenjtė, ua flijojnė demonėve dhe jo Perėndisė; tani unė nuk dua qė ju tė keni pjesė me demonėt.

21

Ju nuk mund tė pini kupėn e Zotit dhe kupėn e demonėve; ju nuk mund tė merrni pjesė nė tryezėn e Zotit dhe nė tryezėn e demonėve.

22

A duam ne tė provokojmė Zotin deri nė xhelozi? A jemi ne mė tė fortė se ai?

23

Gjithēka mė lejohet, por jo gjithēka ėshtė dobishme; gjithēka mė lejohet, por jo ēdo gjė ndėrton.

24

Askush tė mos kėrkojė interesin e vet, por atė tė tjetrit.

25

Hani ēdo gjė qė shitet te kasapi, pa bėrė pyetje pėr shkak tė ndėrgjegjes,

26

sepse ``toka ėshtė e Zotit dhe gjithēka qė ajo pėrmban``.

27

Dhe nė qoftė se ndonjė jobesimtar ju fton dhe ju doni tė shkoni, hani ēdo gjė qė t`u vihet pėrpara, pa bėrė pyetje pėr shkak tė ndėrgjegjes.

28

Por nė qoftė se dikush ju thotė: ``Kjo ėshtė nga flijim idhujsh``, mos hani, pėr atė qė ju paralajmėroi dhe pėr shkak tė ndėrgjegjes, sepse ``toka ėshtė e Zotit dhe gjithēka qė ajo pėrmban``.

29

Dhe them ndėrgjegje, por jo tėnden, por tė tjetrit. Sepse pėrse tė gjykohet liria ime nga ndėrgjegja e njė tjetri?

30

Nė qoftė se unė marr pjesė me falenderim, pse tė shahem pėr atė gjė, pėr tė cilin falenderoj?

31

Pra, nėse hani, nėse pini, nėse bėni ndonjė gjė tjetėr, tė gjitha t`i bėni pėr lavdinė e Perėndisė.

32

Mos u bėni shkak skandali as pėr Judenj, as pėr Grekė, as pėr kishėn e Perėndisė;

33

sikurse edhe unė vetė pėrpiqem t`u pėlqej tė gjithėve nė ēdo gjė, nuk kėrkoj pėrfitimin tim, por tė tė shumtėve, qė tė shpėtohen.

1 e Korintasve 11