Bibla Shqip

1 e Korintasve 7

1 e Korintasve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 8

1

Pėr sa u pėrket flijimeve pėr idhujt, ne e dime se tė gjithė kemi njohuri; njohuria krekos, kurse dashuria ndėrton.

2

Nė qoftė se dikush mendon se di diēka, ai nuk di ende asgjė sikundėr duhet tė dijė.

3

Por nė qoftė se dikush e do Perėndinė, ai ėshtė i njohur prej tij.

4

Pra, pėr sa i pėrket tė ngrėnit tė flive qė u bėhen idhujve, ne e dimė se idhulli nuk ėshtė asgjė nė botė dhe se nuk ka Perėndi tjetėr, veē njė.

5

Sepse, ndonėse ka tė ashtuquajtura perėndi nė qiell a nė tokė (sikurse ka shumė perėndi dhe shumė zotėr),

6

pėr ne s`ka veēse njė Perėndi, Ati nga i cili janė tė gjitha gjėrat dhe ne nė tė; dhe njė Zot, Jezu Krishti, me anė tė tė cilit janė tė gjitha gjėrat, dhe ne jetojmė me anė tė tij.

7

Por njohuria nuk ėshtė nė tė gjithė; madje disa, tė ndėrgjegjshėm pėr idhullin, hanė gjėra posi tė flijuara idhujve; dhe ndėrgjegja e tyre, duke qenė e dobėt, pėrlyhet.

8

Por tė ngrėnit nuk na ēon te Perėndia; po tė hamė, nuk fitojmė asgjė mė tepėr dhe, po tė mos hamė, s`kemi gjė mė pak.

9

Por kini mendjen se mos kjo liri qė keni tė bėhet pengesė pėr tė dobėtit.

10

Sepse, nė qoftė se dikush tė sheh ty, qė ke njohuri, tė ulur nė tryezė nė njė tempull idhujsh, ndėrgjegja e tij, qė ėshtė e dobėt, a nuk do tė marrė guxim qė ai tė hajė gjėrat e flijiuara pėr idhujt?

11

Edhe kėshtu, pėr shkak tė njohurisė sate, do tė humbasė vėllai yt i dobėt, pėr tė cilin vdiq Krishti.

12

Dhe, kur mėkatoni kėshtu kundėr vėllezėrve, duke plagosur ndėrgjegjen e tyre tė dobėt, ju mėkatoni kundėr Krishtit.

13

Prandaj, nė qoftė se njė ushqim skandalizon vėllanė tim, unė nuk do tė ha mė kurrė mish, qė tė mos e skandalizoj vėllanė tim.

1 e Korintasve 9