Bibla Shqip

1 e Korintasve 4

1 e Korintasve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 5

1

Kudo po dėgjohet se ndėr ju ka kurvėri, madje njė kurvėri tė tillė qė as nuk zihet nė gojė ndėr paganė, saqė njė shkon me gruan e babait tė vet.

2

Dhe ju u krekosėt e madje nuk vajtuat, qė tė hiqet nga mesi juaj ai qė ka kryer njė punė tė tillė.

3

Dhe unė, megjithėse nuk jam aty me trup, me frymė aty jam, dhe, sikur tė isha i pranishėm, kam gjykuar tanimė atė qė bėri kėtė.

4

Nė emėr tė Zotit tonė Jezu Krisht, mbasi tė mblidheni ju bashkė me frymėn time, me fuqinė e Zotit tonė Jezu Krisht,

5

vendosa qė ti dorėzohet ky njeri nė dorė tė Satanit pėr prishjen e mishit, qė t`i shpėtohet fryma nė ditėn e Zotit Jezus.

6

Mburrja juaj nuk ėshtė e mirė. A nuk e dini se pak maja e mbrun gjithė brumin?

7

Hiqni, pra, majanė e vjetėr, qė tė jeni njė brumė i ri, siē jeni pa maja; sepse pashka jonė, qė ėshtė Krishti, u flijua pėr ne.

8

Prandaj le tė kremtojmė festėn jo me maja tė vjetėr, as me maja ligėsie dhe keqėsie, por me bukė pa maja tė sinqeritetit dhe tė sė vėrtetės.

9

Ju kam shkruar nė letėr, tė mos pėrziheni me kurvarė,

10

dhe aspak me kurvarėt e kėsaj bote, ose me lakmuesit ose me cubat, ose me idhujtarėt, sepse atėherė duhet tė dilni nga bota.

11

Por tani ju shkrova tė mos pėrziheni me atė, tė ashtuquajturin vėlla, qė ėshtė kurvar, ose lakmues ose idhujtar, o shpi-fės, o pijanec ose cub; me njė tė tillė bile as tė mos hani bashkė.

12

Sepse a mė takon mua tė gjykoj edhe ata qė janė jashtė? A nuk i gjykoni ju tė brendshmit?

13

Por ata tė jashtmit Perėndia i gjykon. Prandaj nxirreni tė ligun nga vetja juaj.

1 e Korintasve 6