Bibla Shqip

Romakėve 10

Romakėve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 11

1

Unė, pra, them: A thua Perėndia e hodhi poshtė popullin e vet? Aspak, sepse edhe unė jam Izraelit, nga pasardhje e Abrahamit, nga fisi i Beniaminit.

2

Perėndia nuk e hodhi poshtė popullin e vet, tė cilin e njohu qė pėrpara. A nuk e dini ju ē`thotė Shkrimi pėr Elian? Si i drejtohet ai Perėndisė kundėr Izraelit, duke thėnė:

3

``O Zot, profetėt e tu i vranė dhe altarėt e tu i prishėn, dhe unė mbeta i vetėm, dhe ata kėrkojnė jetėn time``.

4

Por, ēfarė i tha zėri hyjnor? ``Kam lėnė pėr veten time shtatė mijė burra, qė nuk kanė rėnė nė gjunjė pėrpara Baalit``.

5

Kėshtu, pra, edhe nė kohėn e tanishme ka mbetur njė mbetje pas zgjedhjes sė hirit.

6

Dhe, po tė jetė prej hirit, nuk ėshtė mė prej veprash, pėrndryshe hiri nuk do tė ishte mė hir, pėrndryshe vepra nuk do tė ishte mė vepėr.

7

E ēfarė, atėherė? Izraeli nuk e mori atė qė kėrkonte, kurse tė zgjedhurit e morėn, dhe tė tjerėt u verbuan,

8

siē ėshtė shkruar: ``Perėndia u dha atyre frymė hutimi, sy qė tė mos shohin dhe veshė qė tė mos dėgjojnė deri nė ditėn e sotme``.

9

Dhe Davidi thotė: ``Tryeza e tyre iu bėftė lak, njė kurth, njė pengesė dhe njė shpagim.

10

Sytė e tyre u errėsofshin qė tė mos shohin, dhe kurrizin e tyre kėrruse pėrgjithnjė``.

11

Unė them, pra: ``Mos u penguan, qė tė rrėzohen? Aspak; por me anė tė rrėzimit tė tyre u erdhi shpėtimi johebrenjve, qė t`i shtjerė ata nė xhelozi.

12

Edhe nėse rrėzimi i tyre ėshtė fitim pėr botėn dhe pakėsimi i tyre ėshtė fitim pėr johebrenjtė, sa mė tepėr do tė jetė mbushullia e tyre?

13

Sepse unė po ju flas juve, johebrenjve, duke qenė se jam apostulli i johebrenjve; dhe unė e nderoj shėrbesėn time,

14

pėr tė provuar se nė ndonjė mėnyrė mund t`i provokoj se mos i shtie nė zili ata qė janė mishi im edhe shpėtoj disa prej tyre.

15

Sepse, nė qoftė se refuzimi i tyre ėshtė pajtim pėr botėn, ē`do tė jetė ripranimi i tyre, pėrveē se kalimi prej vdekjes nė jetė?

16

Edhe po tė jenė pemėt e para tė shenjta, edhe e tėra ėshtė e shenjtė; dhe po tė jetė rrėnja e shenjtė, edhe degėt janė tė shenjta.

17

Edhe sikur tė kėputen disa degė, ti qė ishe ullastėr u shartove nė vend tė tyre dhe u bėre pjestar i rrėnjės dhe i majmėrisė sė drurit tė ullirit,

18

mos u mburr kundėr degėve: por nėse mburresh kundėr tyre, mos harro se nuk e mban ti rrėnjėn, po rrėnja tė mban ty.

19

Do tė thuash, pra: ``Degėt u prenė qė tė shartohem unė``.

20

Mirė, ato u prenė pėr mosbesimin, por ti qėndron pėr shkak tė besimit; mos u kreno, por druaj.

21

Sepse nėse Perėndia nuk i kurseu degėt natyrore, shiko se mos nuk tė kursen edhe ty.

22

Shih, pra, mirėsinė dhe rreptėsinė e Perėndisė: rreptėsinė mbi ata qė u rrėzuan, dhe mirėsinė ndaj teje, nė qoftė se ti do tė ngulmosh nė mirėsi, pėrndryshe edhe ti do tė kėputesh.

23

Kėshtu edhe ata, nėse nuk do tė qėndrojnė nė mosbesim, do tė shartohen; sepse Perėndia ėshtė i fuqishėm t`i shartojė pėrsėri.

24

Sepse, nė qoftė se ti u kėpute nga ulliri i egėr prej natyre dhe u shartove kundėr natyrės nė ulli tė butė, aq mė tepėr kėto, qė janė degė prej natyre, do tė shartohen nė ullirin e vet.

25

Sepse nuk dua, o vėllezėr, qė ju tė jeni tė paditur kėtė tė fshehtė qė tė mos mbaheni me tė madh nė veten tuaj se i ka ndodhur njė ngurtėsim njė pjese tė Izraelit deri sa tė ketė hyrė tėrėsia e johebrenjve,

26

dhe kėshtu mbarė Izraeli do tė shpėtohet, sikurse ėshtė shkruar: ``Nga Sioni do tė vijė Ēlirimtari, dhe do tė largojė pabesinė nga Jakobi.

27

Dhe kjo do tė jetė besėlidhja ime me ta, kur unė t`ju heq mėkatet e tyre``.

28

Pėr sa i pėrket ungjillit ata janė armiq pėr hirin tuaj, por pėr sa i pėrket zgjedhjes, janė tė dashur pėr hir tė etėrve,

29

sepse dhuntitė dhe thirrja e Perėndisė janė tė pakthyeshme.

30

Sepse, sikundėr dhe ju dikur ishit tė pabindur ndaj Perėndisė, por tani fituat mėshirėn pėr shkak tė pabindjes sė tyre,

31

kėshtu edhe kėta tani u bėnė tė padėgjueshėm, qė, me anė tė mėshirės qė u tregua pėr ju, tė fitojnė edhe ata mėshirė.

32

Sepse Perėndia i mbylli tė gjithė nė padėgjesė, qė tė ketė mėshirė pėr tė gjithė.

33

O thellėsi pasurie, urtėsie dhe diturie tė Perėndisė! Sa tė pahulumtueshme janė gjykimet e tij dhe tė pashtershme janė udhėt e tij!

34

``Sepse kush e njohu mendjen e Zotit? Ose kush u bė kėshilltar i tij?

35

Ose kush i dha atij mė parė, qė tė ketė pėr tė marrė shpagim?``.

36

Sepse prej tij, me anė tė tij dhe pėr tė janė tė gjitha gjėra. Lavdi atij pėrjetė! Amen!

Romakėve 12