Bibla Shqip

Romakėve 8

Romakėve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 9

1

Unė them tė vėrtetėn nė Krishtin, nuk gėnjej dhe jep dėshmi me mua ndėrgjegja ime me anė tė Frymės sė Shenjtė;

2

kam njė trishtim tė madh dhe njė dhembje tė vazhdueshme nė zemrėn time.

3

Sepse do tė doja tė isha vetė i ma-llkuar, i ndarė nga Krishti, pėr vėllezėrit e mi, pėr farefisin tim sipas mishit,

4

tė cilėt janė Izraelitė dhe atyre u pėrket birėria, lavdia, besėlidhjet, shpallja e ligjit, shėrbimi hyjnor dhe premtimet;

5

tė tyre janė edhe etėrit, prej tė cilėve rrjedh sipas mishit Krishti, i cili ėshtė pėrmbi ēdo gjė Perėndi, i bekuar pėrjetė. Amen.

6

Por kjo nuk do tė thotė se fjala e Perėndisė ra poshtė, sepse jo tė gjithė qė janė nga Izraeli janė Izrael.

7

As sepse janė pasardhės e Abrahamit janė tė gjithė bij; por: ``Nė Isakun do tė quhet pasardhja jote``.

8

Do tė thotė: nuk janė bijtė e Perėndisė ata qė lindin prej mishi, por vetėm bijtė e premtimit numėrohen si pasardhės.

9

Sepse kjo ėshtė fjala e premtimit: ``Nė kėtė kohė do tė vij dhe Sara do tė ketė njė bir``.

10

Dhe jo vetėm kaq, por edhe Rebeka mbeti shtatzėnė nga njė njeri i vetėm, Isakun, atin tonė,

11

(sepse para se t`i lindnin fėmijėt dhe para se tė bėnin ndonjė tė mirė a tė keqe, qė tė mbetej i patundur propozimi i Perėndisė pėr tė zgjedhur jo sipas veprave, po prej atij qė thėrret),

12

iu tha asaj: ``Mė i madhi do t`i shėrbejė mė tė voglit``,

13

siē ėshtė shkruar: ``E desha Jakobin dhe e urreva Ezaun``.

14

Ēfarė tė themi, pra? Mos ka padrejtėsi te Perėndia? Aspak!

15

Ai i thotė nė fakt Moisiut: ``Do tė kem mėshirė pėr atė qė tė kem mėshirė, dhe do tė kem dhembshuri pėr atė qė do tė kem dhembshuri``.

16

Kėshtu, pra, kjo nuk varet as prej atij qė do, as prej atij qė vrapon, por nga Perėndia qė shfaq mėshirė.

17

Sepse Shkrimi i thotė Faraonit: ``Pikėrisht pėr kėtė gjė tė ngrita, qė tė tregoj te ti fuqinė time dhe qė tė shpallet emri im mbi mbarė dheun``.

18

Kėshtu ai ka mėshirė pėr atė qė do dhe e ngurtėson atė qė do.

19

Ti do tė mė thuash, pra: ``Pse vazhdon tė ankohet? Kush mund, nė fakt, t`i rezistojė vullnetit tė tij?``.

20

Po kush je ti, o njeri, qė i kundėrpėrgjigjesh Perėndisė? A mund t`i thotė ena mjeshtrit: ``Pėrse mė bėrė kėshtu?``.

21

A nuk ka vallė fuqi poēari mbi argjitėn pėr tė bėrė nga po ai brumė njė enė pėr nderim, edhe njė tjetėr pėr ēnderim?

22

Dhe ēfarė tė thuash nėse Perėndia, duke dashur tė tregojė zemėrimin e tij dhe tė bėjė tė njohur pushtetin e tij duroi me shumė zemėrgjėrėsi enėt e zemėrimit qė qenė bėrė pėr prishje?

23

Dhe qė tė bėjė tė njohur pasuritė e lavdisė sė tij ndaj enėve tė mėshirės, tė cilat i pėrgatiti pėr lavdi,

24

mbi ne, qė edhe na thirri, jo vetėm nga Judenjtė, por edhe nga johebrenjtė?

25

Ashtu si thotė ai te Osea: ``Unė do ta quaj popullin tim atė qė s`ka qenė populli im dhe tė dashur atė tė mosdashurin.

26

Dhe do tė ndodhė qė atje ku u ėshtė thėnė atyre: "Ju nuk jeni populli im", atje do tė quheni bij tė Perėndisė sė gjallė``.

27

Por Isaia thėrret pėr Izraelin: ``Edhe sikur tė ishte numri i bijve tė Izraelit si rėra e detit, vetėm mbetja e tij do tė shpėtohet``.

28

Nė fakt ai do ta realizojė vendimin e tij me drejtėsi, sepse Zoti do ta realizojė dhe do ta pėrshpejtojė vendimin e tij mbi tokė.

29

Dhe ashtu si profetizoi Isaia: ``Nė qoftė se Perėndia i ushtrive nuk do tė na kishte lėnė farė, do tė ishim bėrė si Sodoma dhe do t`i kishim ngjarė Gomorės``.

30

Ēfarė tė themi, pra? Se johebrenjtė, qė nuk kėrkuan drejtėsinė, e fituan drejtėsinė, por atė drejtėsi qė vjen nga besimi,

31

ndėrsa Izraeli, qė kėrkonte ligjin e drejtėsisė, nuk arriti nė ligjin e drejtėsisė.

32

Pėrse? Sepse e kėrkonte jo me anė tė besimit, por me anė tė veprave tė ligjit; sepse ata u penguan nė gurin e pengesės,

33

ashtu siē ėshtė shkruar: ``Ja, unė po vė nė Sion njė gur pengese dhe njė shkėmb skandali, dhe kushdo qė i beson atij nuk do tė turpėrohet``.

Romakėve 10