Bibla Shqip

Veprat e Apostujve 18

Veprat e Apostujve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 19

1

Dhe ndėrsa Apollo ishte ende nė Korint, Pali, mbasi shkoi nė vendet mė tė larta, arriti nė Efes dhe, si gjeti disa dishepuj, u tha atyre:

2

``A e keni marrė Frymėn e Shenjtė, kur besuat?``. Ata iu pėrgjigjėn: ``Ne as qė kemi dėgjuar se paska Frymė tė Shenjtė``.

3

Dhe ai u tha atyre: ``Me se, pra, u pagėzuat?``. Ata u pėrgjigjėn: ``Me pagėzimin e Gjonit``.

4

Atėherė Pali tha: ``Gjoni pagėzoi me pagėzimin e pendimit, duke i thėnė popullit se duhet t`i besonte atij qė do tė vinte pas tij, domethėnė Jezu Krishtit.

5

Dhe ata, si dėgjuan, u pagėzuan nė emėr tė Zotit Jezus.

6

Dhe, kur Pali vuri duart mbi ta, Fryma e Shenjtė zbriti mbi ta dhe ata folėn nė gjuhė tė tjera dhe profetizuan.

7

Dhe gjithsej ishin rreth dymbėdhjetė burra.

8

Pastaj ai hyri nė sinagogė dhe u foli lirisht njerėzve tre muaj me radhė, duke diskutuar dhe duke i bindur pėr gjėrat e mbretėrisė sė Perėndisė.

9

Por, duke qenė se disa ngurtėsoheshin dhe nuk besonin dhe flisnin keq pėr Udhėn pėrpara turmės, ai u shkėput prej tyre, i ndau dishepujt dhe vazhdoi tė diskutojė ēdo ditė nė shkollėn e njėfarė Tirani.

10

Dhe kjo vazhdoi dy vjet me radhė, kėshtu qė tė gjithė banorėt e Azisė, Judenj dhe Grekė, e dėgjuan fjalėn e Zotit Jezus.

11

Dhe Perėndia bėnte mrekulli tė jashtėzakonshme me anė tė duarve tė Palit,

12

aq sa mbi tė sėmurėt sillnin peshqirė dhe pėrparėse qė kishin qenė mbi trupin e tij, dhe sėmundjet largoheshin prej tyre dhe frymėrat e liga dilnin prej tyre.

13

Dhe disa yshtės shėtitės Judenj u orvatėn tė thėrrasin emrin e Zotit Jezus mbi ata qė kishin frymėrat e liga, duke thėnė: ``Ju pėrbetohemi pėr Jezusin, qė Pali predikon!``.

14

Ata qė bėnin kėtė ishin shtatė bijtė e njėfarė Skevi, kryeprift jude.

15

Por fryma e ligė u pėrgjigj dhe tha: ``Unė e njoh Jezusin dhe e di kush ėshtė Pali, po ju cilėt jeni?``.

16

Atėherė ai njeri qė kishte frymėn e ligė u hodh mbi ta dhe si i mundi, ushtroi njė dhunė aq tė madhe sa ata ikėn nga ajo shtėpi, lakuriq e tė plagosur.

17

Kjo u muar vesh nga tė gjithė Judenjtė dhe Grekėt qė banonin nė Efes, dhe tė gjithė i zuri frika, dhe emri i Zotit Jezus ishte madhėruar.

18

Dhe shumė nga ata qė kishin besuar vinin tė rrėfeheshin dhe tė tregonin gjėrat qė kishin bėrė.

19

Shumė nga ata qė ishin marrė me magji i sollėn librat dhe i dogjėn pėrpara tė gjithėve; dhe, mbasi e llogaritėn ēmimin e tyre, gjetėn se ishin pesėdhjetė mijė pjesė argjendi.

20

Kėshtu fjala e Perėndisė shtohej dhe forcohej.

21

Mbas kėtyre ngjarjeve, Pali kishte vendosur nė mendje tė shkojė nė Jeruzalem, duke kaluar nėpėr Maqedoni dhe nėpėr Akai, dhe thoshte: ``Mbasi tė kem qenė atje, mė duhet tė shoh edhe Romėn``.

22

Atėherė dėrgoi nė Maqedoni dy nga ata qė i shėrbenin, Timoteun dhe Erastin, dhe vetė ndenji edhe ca kohė nė Azi.

23

Dhe nė atė kohė u bė njė trazirė e madhe lidhur me Udhėn,

24

sepse njė farė njeriu, me emėr Dhimitėr, argjendar, i cili bėnte tempuj tė Dianės nė argjend, u sillte artizanėve jo pak fitim.

25

Ai i mblodhi kėta bashkė me punėtorėt qė kishin njė aktivitet tė pėrafėrt, dhe tha: ``O burra, ju e dini se fitimi ynė vjen nga kjo veprimtari.

26

Dhe ju shihni dhe dėgjoni se ky Pali ua ka mbushur mendjen dhe ktheu njė numėr tė madh njerėzish jo vetėm nė Efes, por gati nė mbarė Azinė, duke thėnė se nuk janė perėndi ata qė janė bėrė me duar.

27

Dhe jo vetėm qė ėshtė rreziku pėr ne qė kjo mjeshtria jonė tė diskreditohet, por qė edhe tempulli i perėndeshės sė madhe Diana tė mos vlerėsohet mė aspak dhe qė t`i hiqet madhėshtia asaj, qė gjithė Azia, madje gjithė bota, e nderon``.

28

Ata, kur i dėgjuan kėto gjėra, u mbushėn me inat dhe bėrtisnin, duke thėnė: ``E madhe ėshtė Diana e Efesianėve!``.

29

Dhe gjithė qyteti u mbush me rrėmujė; dhe si i morėn me forcė Gain dhe Aristarkun, Maqedonas, bashkudhėtarė tė Palit, rendėn tė gjithė, me njė mendje, nė teatėr.

30

Dhe Pali donte t`i dilte popullit, por dishepujt nuk e lejonin.

31

Edhe disa Aziarkė, qė ishin miq tė tij, i ēuan pėr ta lutur tė mos dilte nė teatėr.

32

Ndėrkaq disa bėrtisnin njė gjė, tė tjerė njė tjetėr, saqė mbledhja ishte trazuar dhe mė tė shumtėt nuk dinin pėrse ishin mbledhur.

33

Atėherė nga turma nxorėn Aleksandrin, tė cilin e shtynin Judenjtė. Dhe Aleksandri, mbasi bėri shenjė me dorė, donte tė paraqiste njė apologji para popullit.

34

Por, kur e morėn vesh se ishte Juda, tė gjithė me njė zė filluan tė bėrtasin pėr gati dy orė: ``E madhe ėshtė Diana e Efesianėve!``.

35

Kancelari i qytetit, mbasi e qetėsoi turmėn, tha: ``O Efesianė, cili ėshtė vallė ai njeri qė nuk e di se qyteti i Efesianėve ėshtė mbrojtėsi i tempullit tė perėndeshės sė madhe Diana dhe i imazhit tė saj qė ra nga Zeusi?

36

Duke qenė, pra, se kėto janė tė pakundėrshtueshme, ju duhet tė rrini urtė dhe tė mos bėni asgjė tė nxituar.

37

Sepse i prutė kėta njerėz qė nuk janė as sacrileghi as blasfemues tė perėndeshės suaj.

38

Pra, nė qoftė se Dhimitri dhe mjeshtrit qė janė me tė kanė diēka kundėr dikujt, gjykatat janė hapur dhe prokonsuj ka; le tė padisin njėri-tjetrin.

39

Dhe nėse keni ndonjė kėrkesė tjetėr pėr tė bėrė, tė zgjidhet nė kuvendin sipas ligjit.

40

Ne nė fakt jemi nė rrezik tė akuzohemi si kryengritės pėr ngjarjen e sotme, sepse nuk ka asnjė arsye me tė cilėn tė pėrligjet ky grumbullim``.

41

Dhe, si i tha kėto, e shpėrndau mbledhjen.

Veprat e Apostujve 20