Bibla Shqip

Veprat e Apostujve 13

Veprat e Apostujve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 14

1

Ndodhi qė edhe nė Antioki ata hynė nė sinagogėn Ejudenjve dhe folėn nė mėnyrė tė tillė, sa njė turmė e madhe Judenjsh dhe Grekėsh besuan,

2

Porjudenjtė qė nuk besuan i nxitėn dhe i acaruan shpirtrat e johebrenjve kundėr vėllezėrve.

3

Ata, pra, qėndruan shumė kohė atje, duke folur lirisht nė Zotin, i cili jepte dėshmi fjalės sė hirit tė tij, duke lejuar qė me anė tė duarve tė tyre tė bėheshin shenja dhe mrekulli.

4

Por popullsia e qytetit u nda: disa mbanin anėn e Judenjve dhe tė tjerė atė tė apostujve.

5

Por kur u bė njė orvatje nga ana e johebrenjve dhe e Judenjve me krerėt e tyre pėr t`i keqtrajtuar apostujt dhe pėr t`i vrarė me gurė,

6

ata e morėn vesh dhe ikėn nė qytetet e Likaonisė: nė Listra, nė Derbė dhe nė krahinėn pėrreth,

7

dhe atje vazhduan tė ungjillėzonin.

8

Dhe nė Listra ishte njė njeri me kėmbė tė paralizuara, qė rrinte gjithnjė ndenjur dhe nuk kishte ecur kurrė, sepse ishte sakat qė nga barku i sė ėmės.

9

Ky e dėgjoi duke folur Palin, i cili nguli sytė mbi tė dhe pa se ai kishte besim pėr t`u shėruar,

10

dhe tha me zė tė lartė: ``Ēohu nė kėmbė!``. Dhe ai hovi lart dhe nisi tė ecė.

11

Turma, kur pa ē`kishte bėrė Pali, e ngriti zėrin duke thėnė nė gjuhėn likaonike: ``Perėnditė zbritėn ndėr ne, nė trajtė njeriu``.

12

Dhe e quanin Barnabėn Jupiter, Palin Mėrkur, sepse ai fliste mė shumė.

13

Atėherė prifti i Jupiterit, qė e kishte tempullin nė hyrje tė qytetit tė tyre, solli dema me kurora pranė portave dhe donte tė ofronte njė flijim bashkė me turmėn.

14

Por apostujt Barnaba dhe Pal, kur dėgjuan kėtė, i grisėn rrobat e tyre dhe u turrėn nė mes tė turmės, duke thirrur e duke thėnė:

15

``O burra, pse bėni kėto gjėra? Edhe ne jemi njerėz me tė njėjtėn natyrė si ju, dhe po ju shpallim lajmin e mirė, qė ju nga kėto gjėra tė kota tė ktheheni te Perėndia e gjallė qė ka bėrė qiellin, dheun, detin dhe tė gjitha gjėrat qė janė nė ta.

16

Nė brezat qė shkuan ai la qė tė gjitha kombet tė ndjekin rrugėt e tyre;

17

por nuk e la veten e vet pa dėshmi, duke bėrė mirė, duke na dhėnė shira prej qiellit dhe stinė tė frytshme dhe duke i mbushur zemrat tona me ushqim dhe gėzim``.

18

Duke thėnė kėto gjėra, mundėn t`i ndalin me vėshtirėsi turmat qė tė mos u bėjnė flijim.

19

Por nė atė kohė erdhėn disa Judenj nga Antiokia dhe nga Ikoni; ata, mbasi ia mbushėn mendjen turmės, e gjuajtėn me gurė Palin dhe, duke menduar se kishte vdekur, e tėrhoqėn zvarrė jashtė qytetit.

20

Por, kur dishepujt u mblodhėn rreth tij, ai u ngrit dhe hyri nė qytet; dhe tė nesėrmen u nis me Barnabėn pėr nė Derbė.

21

Dhe, mbasi ungjillėzuan atė qytet dhe bėnė shumė dishepuj, u kthyen nė Listra, nė Ikon dhe nė Antioki,

22

duke fuqizuar shpirtėrat e dishepujve dhe duke i kėshilluar qė tė ngulmojnė nė besim, dhe duke thėnė se me shumė pikėllime duhet tė hyjmė nė mbretėrinė e Perėndisė.

23

Dhe mbasi caktuan pėr ta pleqtė nė ēdo kishė, u lutėn dhe agjėruan, i lanė nė dorėn e Zotit, nė tė cilin kishin besuar.

24

Dhe, mbasi e pėrshkuan Pisidinė, ardhėn nė Panfili.

25

Dhe, mbasi e shpallėn fjalėn nė Pergė, zbritėn nė Atali.

26

Pastaj qė andej lundruan pėr nė Antioki, prej nga ishin rekomanduar nė hir tė Perėndisė pėr veprėn qė posa kishin kryer.

27

Si arritėn atje, mblodhėn kishėn dhe treguan ē`gjėra tė mėdha kishte kryer Perėndia me anė tė tyre dhe si u kishte hapur johebrenjve derėn e besimit.

28

Dhe qėndruan atje me dishepujt mjaft kohė.

Veprat e Apostujve 15