Bibla Shqip

Veprat e Apostujve 5

Veprat e Apostujve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 6

1

Por nė ato ditė, duke u shumuar numri i dishepujve, lindi njė murmuritje nga ana e Helenistėve kundėr Hebrenjve, sepse vejushat e tyre po liheshin pas dore nė shėrbimin e pėrditshėm.

2

Atėherė tė dymbėdhjetėt, pasi mblodhėn numrin e madh tė dishepujve, thanė: ``Nuk ėshtė mirė qė ne tė lėmė fjalėn e Perėndisė pėr tė shėrbyer nėpėr tryeza.

3

Prandaj, vėllezėr, kėrkoni midis jush shtatė burra, me dėshmi tė mirė, tė mbushur me Frymėn e Shenjtė dhe me urtėsi, tė cilėve do t`ua besojmė kėtė detyrė.

4

Kurse ne do tė vazhdojmė t`i kushtohemi lutjes dhe shėrbesės sė fjalės``.

5

Ky propozim u pėlqeu gjithė dishepujve. Dhe zgjodhėn Stefanin, njeri plot besim dhe Frymė tė Shenjtė, Filipin, Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin dhe Nikollėn, njė prozelit nga Antiokia.

6

I paraqitėn pastaj pėrpara apostujve, tė cilėt, mbasi u lutėn, vunė duart mbi ta.

7

Ndėrkaq fjala e Perėndisė po pėrhapej, dhe numri i dishepujve po shumohej fort nė Jeruzalem, edhe njė numėr i madh priftėrinjsh i bindej besimit.

8

Dhe Stefani, plot besim dhe fuqi, bėnte mrekulli dhe shenja tė mėdha nėpėr popull.

9

Dhe disa nga sinagoga, qė quhej e Libertinėve, tė Kirenarėve, tė Aleksandrinėve dhe tė atyre tė Kilikisė dhe tė Azisė u ngritėn qė tė grindeshin me Stefanin;

10

por nuk mund t`i bėnin ballė urtėsisė dhe frymės me anė tė sė cilės ai fliste.

11

Atėherė nxitėn disa njerėz tė thoshnin: ``Ne e kemi dėgjuar duke folur fjalė blasfemie kundėr Moisiut dhe kundėr Perėndisė``.

12

Edhe e ngacmuan popullin, pleqtė dhe skribėt; dhe, iu sulėn, e kapėn dhe e ēuan te sinedri.

13

Pastaj paraqitėn dėshmitarė tė rremė qė thoshnin: ``Ky njeri nuk pushon sė foluri fjalė blasfemie kundėr kėtij vendi tė shenjtė dhe kundėr ligjit.

14

E kemi dėgjuar, nė fakt, duke thėnė se ky Jezusi, Nazareasi, do ta rrėnojė kėtė vend dhe do tė ndryshojė ritet qė na ka dhėnė Moisiu``.

15

Dhe tė gjithė ata qė rrinin nė sinedėr i ngulėn sytė nė tė, dhe panė fytyrėn e tij posi fytyra e njė engjėlli.

Veprat e Apostujve 7