Bibla Shqip

Gjoni 5

Gjoni

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 6

1

Pas kėtyre gjėrave, Jezusi kaloi pėrtej detit tė Galilesė, domethėnė tė Tiberiadės.

2

Dhe njė turmė e madhe e ndiqte, sepse shikonte shenjat qė ai bėnte mbi tė lėnguarit.

3

Por Jezusi u ngjit mbi malin dhe atje u ul me dishepujt e tij.

4

Dhe Pashka, festa e Judenjve ishte afėr.

5

Jezusi, pra, i ngriti sytė dhe, duke parė se njė turmė e madhe po vinte tek ai, i tha Filipit: ``Ku do tė blejmė bukė qė kėta tė mund tė hanė?``.

6

Por ai e thoshte kėtė pėr ta vėnė nė provė, sepse ai e dinte ē`do tė bėnte.

7

Filipi iu pėrgjigj: ``Dyqind denarė bukė nuk do tė mjaftojnė pėr ata, qė secili prej tyre mund tė ketė njė copė``.

8

Andrea, i vėllai i Simon Pjetrit, njė nga dishepujt e tij, i tha:

9

``Kėtu ėshtė njė djalosh qė ka pesė bukė elbi dhe dy peshq tė vegjėl; por ē`janė kėto pėr aq njerėz?``.

10

Dhe Jezusi tha: ``Bėjini njerėzit tė ulen!``. Por nė atė vend kishte shumė bar. Njerėzit, pra, u ulėn dhe ishin nė numėr rreth pesė mijė.

11

Pastaj Jezusi mori bukėt dhe, pasi falenderoi, ua ndau dishepujve dhe dishepujt njerėzve tė ulur; tė njėjtėn gjė bėnė edhe me peshqit, aq sa deshėn.

12

Dhe mbasi ata u ngopėn, Jezusi u tha dishepujve tė vet: ``Mblidhni copat qė tepruan, qė tė mos shkojė dėm asgjė``.

13

I mblodhėn, pra, dhe mbushėn dymbėdhjetė shporta me copa nga ato pesė bukė prej elbi qė u tepruan atyre qė kishin ngrėnė.

14

Atėherė njerėzit, kur panė shenjėn qė bėri Jezusi, thanė: Me tė vėrtetė ky ėshtė profeti, qė duhet tė vijė nė botė``.

15

Por Jezusi, duke ditur se po vinin ta kapnin pėr ta bėrė mbret, u tėrhoq pėrsėri mbi malin, fill i vetėm.

16

Kur u ngrys, dishepujt e tij zbritėn drejt detit.

17

Hipėn nė barkė dhe shkuan pėrtej detit, drejt Kapernaumit; tashmė ishte errėt dhe Jezusi ende nuk kishte ardhur tek ata.

18

Deti ishte i trazuar, sepse frynte njė erė e fortė.

19

Dhe pasi kishin vozitur rreth njėzet e pesė ose tridhjetė stade, panė Jezusin qė po ecte mbi det dhe po i afrohej barkės dhe patėn frikė.

20

Por ai u tha atyre: ``Jam unė, mos druani!``.

21

Ata, pra, deshnin ta merrnin nė barkė, dhe menjėherė barka u bregėzua nė atė vend ku ishin drejtuar.

22

Tė nesėrmen turma, qė kishte mbetur nė bregun tjetėr tė detit, pa se atje nuk kishte tjetėr pėrveē njė barke tė vogėl, nė tė cilėn kishin hipur dishepujt e Jezusit, dhe qė ai nuk kishte hipur me ta, dhe qė dishepujt e tij ishin nisur vetėm;

23

ndėrkaq kishin ardhur barka tė tjera nga Tiberiada, afėr vendit ku kishin ngrėnė bukė, pasi Zoti kishte falėnderuar.

24

Turma, kur pa se Jezusi nuk ishte mė atje dhe as dishepujt e tij, hipi edhe ajo nėpėr barka dhe erdhi nė Kapernaum, duke kėrkuar Jezusin.

25

Kur e gjetėn pėrtej detit i thanė: ``Mėsues, kur erdhe kėtu?``

26

Jezusi u pėrgjigj dhe tha: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se ju mė kėrkoni jo pse patė shenja, por sepse keni ngrėnė nga bukėt dhe keni qenė tė ngopur.

27

Mos punoni pėr ushqimin qė prishet, por pėr ushqimin qė mbetet pėr jetė tė pėrjetshme, tė cilin do t`jua japė Biri i njėriut, sepse mbi tė Ati, domethėnė Perėndia, vuri vulėn e tij.``

28

Atėherė e pyetėn: ``Ēfarė duhet tė bėjmė pėr tė kryer veprat e Perėndisė?``.

29

Jezusi u pėrgjigj dhe u tha atyre: ``Kjo ėshtė vepra e Perėndisė: tė besoni nė atė qė ai ka dėrguar.``

30

Atėherė ata i thanė: ``Ēfarė shenjė bėn ti, pra, qė ne ta shohim e ta besoj-mė? Ē`vepėr po kryen?

31

Etėrit tanė hėngrėn manėn nė shkretėtirė, siē ėshtė shkruar: "Ai u dha tė hanė bukė nga qielli"``.

32

Atėherė Jezusi u tha atyre: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se jo Moisiu jua ka dhėnė bukėt nga qielli, por Ati im ju jep bukėn e vėrtetė nga qielli.

33

Sepse buka e Perėndisė ėshtė ai qė zbret nga qielli dhe i jep jetė botės``.

34

Atėhere ata i thanė: ``Zot, na jep gjithmonė atė bukė``.

35

Dhe Jezusi u tha atyre: ``Unė jam buka e jetės; kush vjen tek unė nuk do tė ketė mė kurrė uri dhe kush beson nė mua, nuk do tė ketė mė kurrė etje.

36

Por unė jua thashė: ju mė keni parė, por nuk besoni.

37

Gjithēka qė mė jep Ati do tė vijė tek unė; dhe atė qė vjen tek unė, unė nuk do ta nxjerr jashtė kurrė,

38

sepse unė kam zbritur nga qielli jo pėr tė bėrė vullnetin tim, por vullnetin e atij qė mė ka dėrguar.

39

Ky ėshtė vullneti i Atit qė mė ka dėrguar: qė unė tė mos humbas asgjė nga tė gjitha ato qė ai mė ka dhėnė, por t`i ringjall nė ditėn e fundit.

40

Ky, pra, ėshtė vullneti i atij qė mė ka dėrguar: qė kushdo qė sheh Birin dhe beson nė tė, tė ketė jetė tė pėrjetshme, dhe unė do ta ringjall atė nė ditėn e fundit``.

41

Judenjtė, pra, murmurisnin pėr tė, sepse kishte thėnė: ``Unė jam buka qė zbriti nga qielli``,

42

dhe thoshnin: ``Vallė, a nuk ėshtė ky Jezusi, biri i Jozefit, tė cilit ia njohim babanė dhe nėnėn? Si thotė, pra, ky: "Unė zbrita nga qielli"?``.

43

Atėherė Jezusi u pėrgjigj dhe u tha atyre: ``Mos murmurisni midis jush.

44

Askush nuk mund tė vijė tek unė, po qe se Ati qė mė ka dėrguar nuk e tėrheq dhe unė do ta ringjall atė nė ditėn e fundit.

45

Nė profetėt ėshtė shkruar: "Tė gjithė do tė jenė tė mėsuar nga Perėndia". Ēdo njeri, pra, qė ka dėgjuar dhe mėsuar nga Ati, vjen tek unė.

46

Jo s`e ka parė ndonjė Atin, pėrveē atij qė ėshtė nga Perėndia; ky e ka parė Atin.

47

Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Kush beson nė mua ka jetė tė pėrjetshme.

48

Unė jam buka e jetės.

49

Etėrit tuaj hėngrėn manėn nė shkretirė dhe vdiqėn.

50

Kjo ėshtė buka qė zbret nga qielli, qė njė mund tė hajė e tė mos vdesė.

51

Unė jam buka e gjallė qė zbriti nga qielli; nėse njė ha nga kjo bukė do tė jetojė pėrjetė; buka qė unė do tė jap ėshtė mishi im, qė unė do ta jap pėr jetėn e botės``.

52

Atėherė Judenjtė filluan tė diskutojnė njeri me tjetrin duke thėnė: ``Si mundet ky tė na japė tė hamė mishin e tij?``.

53

Prandaj Jezusi u tha atyre: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se, po tė mos hani mishin e Birit tė njeriut dhe tė mos pini gjakun e tij, nuk keni jetėn nė veten tuaj.

54

Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetė tė pėrjetshme, dhe unė do ta ringjall atė nė ditėn e fundit.

55

Sepse mishi im ėshtė me tė vėrtetė ushqim dhe gjaku im ėshtė me tė vėrtetė pije.

56

Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet nė mua dhe unė nė tė.

57

Sikurse Ati i gjallė mė ka dėrguar dhe unė jetoj pėr shkak tė Atit, ashtu edhe ai qė mė ha mua do tė jetojė edhe ai pėr shkakun tim.

58

Kjo ėshtė buka qė zbriti nga qielli; nuk ėshtė si mana qė hėngrėn etėrit tuaj dhe vdiqėn; kush ha kėtė bukė do tė jetojė pėrjetė``.

59

Kėto gjėra tha Jezusi nė sinagogė, duke mėsuar nė Kapernaum.

60

Kur i dėgjuan kėto, shumė nga dishepujt e tij thanė: ``Kjo e folur ėshtė e rėndė, kush mund ta kuptojė?``.

61

Por Jezusi, duke e ditur nė vetvete se dishepujt e vet po murmurisnin pėr kėtė, u tha atyre: ``Kjo ju skandalizon?

62

Ē`do tė ishte po ta shihnit, pra, Birin e njeriut duke u ngjitur atje ku ishte mė parė?

63

Éshtė Fryma qė jep jetė; mishi nuk vlen asgjė; fjalėt qė po ju them janė frymė dhe jetė.

64

Por janė disa midis jush qė nuk besojnė``; nė fakt Jezusi e dinte qė nė fillim kush ishin ata qė nuk besonin, dhe kush ishte ai qė do ta tradhtonte;

65

dhe thoshte: ``Pėr kėtė arsye ju thashė se askush nuk mund tė vijė tek unė, nėse nuk i ėshtė dhėnė nga Ati im``.

66

Qė nga ai moment shumė nga dishepujt e vet u tėrhoqėn dhe nuk shkuan mė me tė.

67

Atėherė Jezusi u tha tė dymbėdhjetėve: ``A doni edhe ju tė largoheni?``.

68

Dhe Simon Pjetri iu pėrgjigj: ``Zot, te kush tė shkojmė? Ti ke fjalė jete tė pėrjetshme.

69

Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, Biri i Perėndisė tė gjallė``.

70

Jezusi u pėrgjigj atyre: ``A nuk ju kam zgjedhur unė ju tė dymbėdhjetėt? E njė prej jush ėshtė njė djall``.

71

Por ai fliste pėr Judė Iskariotin, birin e Simonit, sepse ky kishte pėr ta tradhtuar, ndonėse ishte njė nga tė dymbėdhjetėt.

Gjoni 7