Bibla Shqip

Luka 23

Luka

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 24

1

Tani ditėn e parė tė javės, shumė herėt nė mėngjes, ato me gra tė tjera shkuan te varri, duke sjellė erėrat e mira qė kishin pėrgatitur.

2

Dhe gjetėn qė guri ishte rrokullisur nga varri.

3

Por, kur hynė, nuk e gjetėn trupin e Zotit Jezus.

4

Dhe, ndėrsa ishin shumė tė hutuara nga kjo, ja, iu paraqitėn atyre dy burra tė veshur me rroba tė ndritshme.

5

Dhe, mbasi ato, tė tmerruara, e mbanin fytyrėn tė pėrkulur pėr dhe, ata u thanė: ``Pse e kėrkoni tė gjallin midis tė vdekurve?

6

Ai nuk ėshte kėtu, por ėshtė ringjallur; kujtohuni si ju foli, kur ishte ende nė Galile,

7

duke thėnė se Biri i njeriut duhej tė dorėzohej nė duar tė njerėzve mėkatarė, duhej kryqėzuar dhe do tė ringjallej ditėn e tretė``.

8

Dhe ato kujtonin fjalėt e tij.

9

kur u kthyen nga varri, ato ua treguan tė gjitha kėto gjėra tė njėmbėdhjetėve dhe gjithė tė tjerėve.

10

Ato qė u treguan apostujve kėto gjėra ishin Maria Magdalena, Joana, Maria, nėna e Jakobit dhe gratė e tjera qė ishin me to.

11

Por kėto fjalė atyrė iu dukėn si dokrra; dhe ata nuk u besuan atyre.

12

Megjithatė Pjetri u ēua, vrapoi te varri, u pėrkul dhe nuk pa tjetėr pėrveē ēarēafėve qė dergjeshin vetėm; pastaj u largua, i mrekulluar me veten e tij pėr sa kishte ndodhur.

13

Po ate ditė, dy nga ata po shkonin drejt njė fshati, me emėr Emaus, gjashtėdhjetė stade larg Jeruzalemit.

14

Dhe ata po bisedonin midis tyre pėr tė gjitha ato qė kishin ndodhur.

15

Dhe ndodhi qė, ndėrsa po flisnin dhe bisedonin bashkė, vetė Jezusi u afrua dhe nisi tė ecė me ta.

16

Por sytė e tyre ishin tė penguar kėshtu qė tė mos e njihnin.

17

Dhe ai u tha atyre: ``Ē`janė kėto biseda qė bėni me njėri-tjetrin udhės? Dhe pse jeni tė trishtuar?``.

18

Dhe njė nga ata, i me emėr Kleopa, duke u pėrgjigjur tha: ``Je ti i vetmi i huaj nė Jeruzalem, qė nuk i di gjėrat qė kanė ndodhur kėtu nė kėto ditė?``.

19

Dhe ai u tha atyre: ``Cilat?``. Ata i thanė: ``Ēėshtjen e Jezusit nga Nazareti, qė ishte njė profet i fuqishėm nė vepra dhe nė fjalė pėrpara Perėndisė dhe pėrpara gjithė popullit.

20

Dhe se si krerėt e priftėrinjve dhe kryetarėt tanė e kanė dorėzuar pėr ta dėnuar me vdekje dhe e kanė kryqėzuar.

21

Por ne kishim shpresė se ai do tė ishte ky qė do ta ēlironte Izraelin; por, megjithkėtė, sot ėshtė e treta ditė qė kur ndodhėn kėto gjėra.

22

Por edhe disa gra nė mes nesh na kanė ēuditur, sepse, kur shkuan herėt nė mėngjes te varri,

23

dhe nuk e gjetėn trupin e tij, u kthyen duke thėnė se kishin parė niė vegim engjėjsh, tė cilėt thonė se ai jeton.

24

Dhe disa nga tanėt shkuan te varri dhe e gjetėn ashtu si kishin treguar gratė, por atė nuk e panė``.

25

Atėherė ai u tha atyre: ``O budallenj dhe zemėrngathėt pėr tė besuar gjithēka qė kanė thėnė profetėt!

26

Por a nuk duhej qė Krishti tė vuajė gjėra tė tilla qė tė hyjė kėshtu nė lavdinė e tij?``.

27

Dhe, duke zėnė fill nga Moisiu dhe nga gjithė profetėt, ai u shpjegoi atyre nė tė gjitha Shkrimet gjėrat qė i takonin atij.

28

Kur iu afruan fshatit pėr ku ishin drejtuar, ai bėri sikur do tė vazhdonte mė tutje.

29

Por ata e detyruan duke thėnė: ``Rri me ne, sepse po ngryset dhe dita po mbaron``. Edhe ai hyri qė tė rrijė me ta.

30

Dhe, siē ishte nė tryezė me ta, mori bukėn, e bekoi dhe, si e theu, ua ndau atyre.

31

Atėherė atyre iu ēelėn sytė dhe e njohėn, por ai u zhduk prej syve tė tyre.

32

Dhe ata i thanė njeri tjetrit: ``Po a nuk na digjej zemra pėrbrenda, kur ai na fliste udhės dhe na hapte Shkrimet?``.

33

Nė po atė ēast u ngritėn dhe u kthyen nė Jeruzalem, ku e gjetėn tė njėmbėdhjetėt dhe ata qė ishin mbledhur bashkė me ta.

34

Ata thoshnin: ``Zoti u ringjall me tė vėrtetė dhe iu shfaq Simonit``.

35

Ata atėherė treguan ē`u kishte ndodhur rrugės dhe si e kishin njohur nė ndarjen e bukės.

36

Dhe, ndėrsa ata po bisedonin pėr kėto gjėra, vetė Jezusi u shfaq nė mes tyre dhe u tha atyre: "Paqja me ju!``.

37

Por ata, tė tmerruar dhe gjithė frikė, mendonin se po shihnin njė frymė.

38

Atėherė ai u tha atyre: ``Pse jeni shqetėsuar Dhe pse nė zemrat tuaja po lindin dyshime?

39

Shikoni duart e mia dhe kėmbėt e mia, sepse unė jam. Mė prekni dhe shikoni, sepse njė frymė nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unė kam!``.

40

Dhe, si i tha kėtė, u tregoj atyre duart dhe kėmbėt.

41

Por, duke qenė se ende nuk besonin prej gėzimit dhe ishin tė ēuditur, ai u tha atyre: ``A keni kėtu diēka pėr tė ngrėnė?``.

42

Dhe ata i dhanė njė pjesė peshku tė pjekur dhe njė huall mjalti.

43

Dhe ai i mori dhe hėngri para tyre.

44

Pastaj u tha atyre: ``Kėto janė fjalėt qė unė ju thoja kur isha ende me ju: se duhet tė pėrmbushen tė gjitha gjėrat qė janė shkruar lidhur me mua nė ligjin e Moisiut, nė profetėt dhe nė psalmet``.

45

Atėherė ua hapi mendjen, qė tė kuptonin Shkrimet,

46

dhe u tha atyre: ``Kėshtu ėshtė shkruar dhe kėshtu ishte e nevojshme qė Krishti tė vuante dhe tė ngjallej sė vdekuri ditėn e tretė,

47

dhe qė nė emėr tė tij tė predikohet pendimi dhe falja e mėkateve ndėr tė gjithė popujt, duke filluar nga Jeruzalemi.

48

Dhe ju jeni dėshmitarėt e kėtyre gjėrave.

49

Dhe ja, unė po dėrgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qėndroni nė qytetin e Jeruzalemit deri sa tė visheni me pushtet nga lart``.

50

Pastaj iu priu jashtė deri nė Betani dhe, si i ngriti lart duart, i bekoi.

51

Dhe ndodhi qė, ndėrsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morėn lart nė qiell.

52

Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen nė Jeruzalem me gėzim tė madh.

53

Dhe rrinin vazhdimisht nė tempull duke lavdėruar dhe bekuar Perėndinė. Amen!

Gjoni 1