Bibla Shqip

Luka 21

Luka

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 22

1

Ndėrkaq po afrohej festa e tė Ndormėve, qė quhet Pashkė.

2

Dhe krerėt e priftėrinjve e skribėt kėrkonin mėnyrėn se si ta vrisnin, sepse kishin frikė nga populli.

3

Atėherė Satani hyri nė Judėn, i mbiquajtur Iskariot, qė ishte njė nga tė dymbėdhjetėt.

4

Kėshtu ai shkoi tė merret vesh me krerėt e priftėrinjve e dhe me krerėt e rojės pėr mėnyrėn se si do ta tradhtonte.

5

Ata u gėzuan dhe i premtuan t`i japin para.

6

Dhe ai pranoi dhe kėrkonte rastin e volitshėm pėr t`ua dorėzuar pa qenė e pranishme turma.

7

Tani erdhi dita e tė Ndormėve, kur duhet therur flijimi i Pashkės.

8

Dhe Jezusi dėrgoi Pjetrin dhe Gjonin duke u thėnė: ``Shkoni e na bėni gati Pashkėn, qė ne ta hamė``.

9

Dhe ata e thanė: ``Ku dėshiron ta pėrgatisim?``.

10

Atėherė ai tha atyre: ``Ja, kur tė hyni nė qytet, do t`ju dalė pėrpara njė njeri qė mban njė brokė uji; ndiqeni nė shtėpinė ku ai do tė hyjė.

11

I thoni tė zotit tė shtėpisė: "Mėsuesi tė ēon fjalė: Ku ėshtė salla, nė tė cilėn mund tė ha Pashkėn bashkė me dishepujt e mi?".

12

Atėherė ai do t`ju tregojė njė sallė tė madhe tė shtruar; aty do tė bėni pėrgatitjet``.

13

Ata shkuan, pra, dhe gjetėn ashtu siē u tha dhe pėrgatitėn Pashkėn.

14

Dhe, kur erdhi ora, ai u ul nė tryezė dhe bashkėmetė dymbėdhjetė apostujt.

15

Atėherė ai u tha atyre: ``Kam pasur dėshirė tė madhe ta ha kėtė Pashkė bashkė me ju, para se tė vuaj,

16

sepse po ju them se nuk do tė ha mė tė tillė derisa ajo tė plotėsohet nė mbretėrinė e Perėndisė``.

17

Pastaj mori kupėn, falenderoi, dhe tha: ``Merrnie kėtė dhe ndanie midis jush,

18

sepse unė po ju them se nuk do tė pi mė nga fryti i hardhisė derisa tė vijė mbretėria e Perėndisė``.

19

Pastaj mori bukėn, falėnderoi, e theu dhe ua dha atyre duke thėnė: ``Ky ėshtė trupi im, qė ėshtė dhėnė pėr ju; bėni kėtė nė pėrkujtimin tim``.

20

Po kėshtu, pas darkės, mori kupėn duke thėnė: ``Kjo kupė ėshtė besėlidhja e re nė gjakun tim, qė ėshtė derdhur pėr ju.

21

Por ja, dora e atij qė mė tradhton ėshtė me mua mbi tryezė.

22

Sigurisht Biri i njeriut shkon, siē ėshtė caktuar, por mjerė ai njeri me anė tė cilit ėshtė tradhėtuar!``.

23

Atėherė ata filluan ta pyesin njėri-tjetrin se kush nga ata do ta bėnte kėtė gjė.

24

Dhe midis tyre lindi edhe njė grindje se cili nga ata duhej tė konsiderohej mė i madhi.

25

Por Jezusi u tha atyre: ``Mbretėrit e kombeve i sundojnė ato, dhe ata qė ushtrojnė pushtet mbi to quhen bamirės.

26

Por me ju mos qoftė kėshtu; madje mė i madhi ndėr ju le tė jetė si mė i vogli dhe ai qė drejton si ai qė shėrben.

27

Nė fakt kush ėshtė mė i madh: ai qė ėshtė nė tryezė apo ai qė shėrben? Vallė, a s`ėshtė ai qė rri nė tryezė? E pra, unė jam midis jush porsi ai qė shėrben.

28

Ju jeni ata qė qėndruat me mua nė sprovat e mia.

29

Dhe unė ju caktoj mbretėrinė ashtu si ma ka caktuar mua Ati im,

30

qė ju tė hani e tė pini nė tryezėn time, nė mbretėrinė time, dhe tė uleni mbi frone pėr tė gjykuar tė dymbėdhjetė fiset e Izraelit.

31

Edhe Zoti tha: ``Simon, Simon, ja, Satani ka kėrkuar t`ju shoshė ashtu siē shoshet gruri.

32

Por unė jam lutur pėr ty, qė besimi yt tė mos mpaket; dhe ti, kur tė jesh kthyer, forco vėllezėrit e tu``.

33

Por ai tha: ``Zot, unė jam gati tė shkoj bashkė me ty edhe nė burg edhe nė vdekje``.

34

Por Jezusi tha: ``Pjetėr, unė tė them se sot gjeli nuk do tė kėndojė, para se ti tė kesh mohuar tri herė se mė njeh``.

35

Pastaj u tha atyre: ``Kur ju dėrgova pa trasta, pa thes dhe pa sandale, vallė a ju mungoi gjė?``. Dhe ata thanė: ``Asgjė``.

36

U tha, pra, atyre: ``Po tani, kush ka njė trastė le ta marrė me vete, dhe po kėshtu thesin; dhe kush nuk ka shpatė, le tė shesė rrobėn e vet e ta blejė njė.

37

Sepse unė po ju them se ēfarė ėshtė shkruar duhet tė plotėsohet ende nė mua: "Dhe ai ėshtė radhitur ndėr keqbėrėsit". Sepse ato gjėra qė janė shkruar pėr mua do tė kenė kryerjen e tyre``.

38

Atėherė ata thanė: ``Zot, ja kėtu dy shpata``. Por ai u tha atyre ``Mjaft!``.

39

Pastaj Jezusi doli dhe shkoi si zakonisht nė malin e Ullinjve, dhe edhe dishepujt e tij e ndiqnin.

40

Kur arriti nė vend, u tha atyre: ``Lutuni qė tė mos hyni nė tundim``.

41

Dhe u largua prej tyre, aq sa mund tė hidhet njė gur, dhe ra nė gjunj dhe lutej,

42

duke thėnė: ``O Atė, po tė duash, largoje kėtė kupė nga unė! Megjithatė mos u bėftė vullneti im, por yti``.

43

Atėherė iu shfaq njė engjėll nga qie-lli pėr t`i dhėnė forcė.

44

Dhe ai, duke qenė nė agoni, lutej edhe mė fort; dhe djersa e tij po i bėhej si gjak i mpiksur qė bie pėr tokė.

45

Si u ēua pastaj nga lutja, erdhi te dishepujt e vet dhe i gjeti qė flinin nga trishtimi,

46

dhe u tha atyre: ``Pse po flini? Ēohuni dhe lutuni qė tė mos hyni nė tundim``.

47

Ndėrsa ai ende po fliste, ja njė turmė; dhe ai qė quhej Judė, njė nga tė dymbėdhjetėt, i printe dhe iu afrua Jezusit pėr ta puthur.

48

Dhe Jezusi i tha: ``Judė, ti po e tradhton Birin e njeriut me njė puthje?``.

49

Atėherė ata qė ishin pėrreth tij, duke parė ēfarė do tė ndodhte, i thanė: ``Zot, a t`u biem me shpatė?``.

50

Dhe njė nga ata i ra shėrbėtorit tė kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtė.

51

Por Jezusi, duke u pėrgjigjur, tha: ``Lėreni, mjaft kėshtu``. Dhe si e preku veshin e atij njeriu, e shėroi.

52

Pastaj Jezusi u tha krerėve tė priftėrinjve, krerėve tė rojeve tė tempullit dhe pleqve qė kishin ardhur kundėr tij: ``Keni dalė kundėr meje me shpata dhe me shkopinj si kundėr njė kusari?

53

Kur unė ēdo ditė isha me ju nė tempull, ju nuk vutė dorė kurrė mbi mua; por kjo ėshtė ora juaj dhe pushteti i errėsirės``.

54

Mbasi e kapėn, e ēuan dhe e shtinė nė shtėpinė e kryepriftit. Dhe Pjetri e ndiqte nga larg.

55

Kur ata ndezėn njė zjarr nė mes tė oborrit dhe u ulėn rreth tij, Pjetri u ul midis tyre.

56

Njė shėrbėtore e pa ulur pranė zjarrit, e shikoi me vėmendje dhe tha: ``Edhe ky ishte me tė``.

57

Por ai e mohoi duke thėnė: ``O grua, nuk e njoh``.

58

Pak mė vonė e pa njė tjetėr dhe tha: ``Edhe ti je nga ata``. Por Pjetri tha: ``O njeri, nuk jam``.

59

Mbasi kaloi rreth njė orė, njė tjetėr pohoi me kėmbėngulje duke thėnė: ``Nė tė vėrtetė edhe ky ishte bashkė me tė, sepse ėshtė Galileas``.

60

Por Pjetri tha: ``O njeri, s`di ē`po thua``. Dhe menjėherė, ndėrsa ai ende po fliste, kėndoi gjeli.

61

Dhe Zoti u kthye, dhe e shikoi Pjetrin. Dhe Pjetrit iu kujtua fjala qė i kishte thėnė Zoti: ``Para se tė kėndojė gjeli, ti do tė mė mohosh tri herė``.

62

Atėherė Pjetri doli pėrjashta dhe qau me hidhėrim.

63

Ndėrkaq njerėzit qė e mbanin Jezusin e pėrqeshnin dhe e rrihnin.

64

Dhe, mbasi ia mbuluan sytė, i binin nė fytyrė dhe e pyetnin duke thėnė: "Profetizo, kush ėshtė ai qė tė ra?".

65

Dhe duke blasfemuar thoshin shumė gjėra tė tjera kundėr tij.

66

Dhe, kur u bė ditė, u mblodhėn pleqtė e popullit, kreret e prifterinjve dhe skribėt dhe e ēuan nė sinedrin e tyre, duke thėnė:

67

``Nė se ti je Krishti, na e thuaj``. Por ai u tha atyre: ``Edhe sikur t`jua thoja, nuk do ta besonit.

68

Edhe sikur t`ju pyesja, ju nuk do tė mė pėrgjigjeshit dhe as nuk do tė mė linit tė shkoja.

69

Por tash e tutje Biri i njeriut do tė ulet nė tė djathtėn e fuqisė sė Perėndisė``.

70

Atėherė tė gjithė thanė: ``Je ti, pra, Biri i Perėndisė?``. Dhe ai u tha atyre: ``Ju thoni se unė jam``.

71

Atėherė ata thanė: ``Ē`nevojė kemi akome pėr dėshmi? Ne vetė e dėgjuam nga goja e tij``.

Luka 23