Bibla Shqip

Luka 13

Luka

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 14

1

Dhe ndodhi qė njė ditė tė shtunė, kur ai hyri nė shtėpinė e njė kryetari tė farisenjve pėr tė ngrėnė bukė, ata po e pėrgjonin;

2

dhe ja, para tij ishte njė njeri hidropik.

3

Dhe Jezusi, duke iu pėrgjigjur mėsuesve tė ligjit dhe farisenjve, tha: ``A ėshtė e lejueshme tė shėrosh ditėn e shtunė?``.

4

Por ata heshtėn. Atėherė ai e mori pėr dore atė, e shėroi dhe e nisi tė shkojė.

5

Pastaj, duke iu pėrgjigjur atyre, tha: ``Cili nga ju, po t`i bjerė gomari i vet ose kau nė njė pus, nuk e nxjerr menjėherė jashtė ditėn e shtunė?``.

6

Por ata nuk mund tė pėrgjigjeshin asgje pėr kėto gjėra.

7

Dhe, duke vėnė re se ata zgjidhnin vendet e para nė tryezė, Jezusi u thoshte atyre kėtė shėmbėlltyrė duke thėnė:

8

``Kur je ftuar nė dasmė, mos u ul nė krye tė vendit, sepse ai njeri mund tė ketė ftuar njė tjetėr qė ėshtė mė i rėndėsishėm se ti,

9

dhe ai qė tė ftoi ty dhe atė tė tė mos vijė e tė thotė: "Lėshoja vendin kėtij". Dhe atėherė ti, plot turp, do tė shkosh tė zėsh vendin e fundit.

10

Por, kur je ftuar, shko e rri nė vendin e fundit qė, kur tė vijė ai qė tė ka ftuar, tė thotė: "O mik, ngjitu mė lart". Atėherė do tė jesh i nderuar pėrpara atyre qė janė nė tryezė bashkė me ty.

11

Sepse kushdo qė e larton veten do tė poshterohet, dhe kush e poshtėron veten do tė lartohet``.

12

Ai i tha edhe atij qė e kishte ftuar: ``Kur shtron drekė a darkė, mos i thirr miqtė e tu, as vėllezėrit e tu, as farefisin tėnd, as fqinjėt e pasur, se mos ata njė herė tė tė ftojnė ty, dhe kėshtu ta kthejnė shpėrblimin.

13

Por, kur tė bėsh njė gosti, thirr lypėsit, sakatėt, tė ēalėt, tė verbėrit;

14

dhe do tė jesh i lum, sepse ata nuk kanė se si tė ta kthejnė shpėrblimin; por shpėrblimi do tė tė jepet nė ringjallje tė tė drejtėve``.

15

Dhe njė nga tė ftuarit, si i dėgjoi kėto gjėra, i tha: ``Lum kush do tė hajė bukė nė mbretėrinė e Perėndisė``.

16

Atėherė Jezusi i tha: ``Njė njeri pėrgatiti njė darkė tė madhe dhe ftoi shumė veta;

17

dhe, nė kohė tė darkės, dėrgoi shėrbėtorin e vet t`u thotė tė ftuarve: "Ejani, sepse gjithēka tashmė ėshtė gati".

18

Por tė gjithė, pa pėrjashtim, filluan tė kėrkojnė ndjesė. I pari i tha: "Bleva njė arė dhe mė duhet tė shkoj ta shoh; tė lutem, tė mė falėsh".

19

Dhe njė tjetėr tha: "Bleva pesė pendė qe dhe po shkoj t`i provoj; tė lutem, tė mė falėsh".

20

Dhe njė tjetėr akoma tha: "Mora grua e prandaj nuk mund tė vij".

21

Kėshtu shėrbėtori u kthye dhe ia dėftoi tė gjitha zotit tė vet. Atėherė i zoti i shtėpisė, plot zemėrim, i tha shėrbėtorit tė vet: "Shpejt, shko nėpėr sheshet dhe nėpėr rrugėt e qytetit e sill kėtu lypės, sakatė, tė ēalė dhe tė verbėr".

22

Pastaj shėrbėtori i tha: "Zot, u bė ashtu siē urdhėrove ti, por ka vend edhe mė".

23

Atėherė zoti i tha shėrbėtorit: "Dil nėpėr udhė dhe pėrgjatė gardheve dhe detyroji tė hyjnė qė tė mbushet shtėpia ime.

24

Sepse unė po ju them se asnjė nga ata njerėz qė ishin tė ftuar, nuk do ta shijojė darkėn time"``.

25

Dhe turma tė mėdha shkonin me tė. Ai u kthye nga ata dhe tha:

26

``Nėse ndokush vjen tek unė dhe nuk urren babanė e vet dhe nėnėn e vet, gruan dhe fėmijėt, vėllezėrit dhe motrat, madje edhe jetėn e vet, nuk mund tė jetė dishepulli im.

27

Dhe kush nuk e mbart kryqin e vet dhe nuk mė ndjek, nuk mund tė jetė dishepulli im.

28

Kush nga ju, pra, kur do tė ndėrtojė njė kullė, nuk ulet mė parė tė llogaritė shpenzimet, pėr tė parė nėse ka mjaftueshėm pėr ta mbaruar?

29

Qė atėherė, kur t`i ketė hedhur themelet e tė mos mundė ta pėrfundojė, tė gjithė ata qė e shohin, tė mos fillojnė e tė tallen,

30

duke thėnė: "Ky njeri filloi tė ndėrtojė e nuk mundi ta pėrfundojė".

31

Ose cili mbret, kur niset tė luftojė kundėr njė mbreti tjetėr, nuk ulet mė parė tė gjykojė nė se mund ta pėrballojė me dhjetė mijė atė qė po i vjen kundėr me njėzet mijė?

32

Nė mos, ndėrsa ai ėshtė ende larg, i dėrgon njė delegacion pėr tė biseduar pėr paqe.

33

Kėshtu, pra, secili nga ju qė nuk heq dorė nga tė gjitha ato qė ka, nuk mund tė jetė dishepulli im.

34

Kripa ėshtė e mirė, por nėse kripa bėhėt e amėsht, me se do tė mund t`i kthehet shija?

35

Ajo nuk vlen as pėr tokė, as pėr pleh, por hidhet tutje. Kush ka veshė pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė``.

Luka 15