Bibla Shqip

Luka 9

Luka

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 10

1

Pastaj Zoti caktoi shtatėdhjetė tė tjerė dhe i nisi dy nga dy pėrpara tij, nė ēdo qytet dhe vend, ku ai do tė shkonte.

2

Dhe u thoshte atyre: ``E korra ėshtė e madhe, kurse punėtorė janė pak; lutni Zotin e tė korrės qė tė ēojė punėtorė nė tė korrėn e vet.

3

Shkoni; ja, unė ju dėrgoj si qengja nė mes tė ujqėrve.

4

Mos merrni me vete as ēanta, as trasta, as sandale dhe mos pėrshėndetni asnjeri rrugės.

5

Dhe nė cilėndo shtėpi ku tė hyni, mė pėrpara thoni: "Paqe nė kėtė shtėpi".

6

Dhe nėse ėshtė aty njė bir i paqes, paqja juaj do tė zbresė mbi tė; nėse jo, do tė kthehet tek ju.

7

Rrini, pra, nė tė njėjtėn shtėpi, hani dhe pini atė qė do t`ju japin, sepse punėtori meriton shpėrblimin e vet. Mos kaloni nga njė shtėpi nė njė tjetėr.

8

Dhe nė ēdo qytet ku tė hyni, nėse ju pranojnė, hani ēfarė t`ju vėnė pėrpara.

9

Dhe shėroni tė sėmurit qė do tė jenė nė tė dhe u thoni atyre: "Mbretėria e Perėndisė ju ėshtė afruar".

10

Por nė ēdo qytet ku tė hyni, nėse nuk ju pranojnė, dilni nė rrugėt e tij dhe thoni:

11

"Ne po shkundim kundėr jush edhe pluhurin e qytetit tuaj qė na u ngjit; veē ta dini se mbretėria e Perėndisė ju ėshtė afruar".

12

Unė ju them se atė ditė Sodoma do ta ketė mė tė lehtė sesa ai qytet.

13

Mjerė ti, Korazin! Mjerė ti, Betsaida! Sepse, po tė ishin bėrė nė Tiro dhe nė Sidon mrekullitė qė u bėnė te ju, ata prej kohėsh do tė kishin bėrė pendesė duke u veshur me thasė dhe duke u ulur nė hi.

14

Prandaj ditėn e gjyqit Tiro dhe Sidoni do ta kenė mė lehtė se ju.

15

Dhe ti, Kapernaum, qė tė kanė ngritur deri nė qiell, do tė poshtėrohesh deri nė ferr.

16

Kush ju dėgjon, mė dėgjon mua; kush ju pėrbuz, mė pėrbuz mua; dhe kush mė pėrbuz, pėrbuz atė qė mė ka dėrguar``.

17

Dhe tė shtatėdhjetėt u kthyen me gėzim dhe thanė: ``Zot, edhe demonėt na nėnshtrohen nė emrin tėnd``.

18

Dhe ai u tha atyre: ``Unė e shikoja Satanin qė po binte nga qielli si njė rrufe.

19

Ja, ju dhashė pushtet tė shkelni pėrmbi gjarpėrinj dhe akrepa, dhe mbi ēdo pushtet tė armikut; dhe asgjė nuk do tė mund t`ju dėmtojė.

20

Megjithatė mos u gėzoni pėr faktin se po ju nėnshtrohen frymėrat, por gėzohuni mė shumė se emrat tuaj janė shkruar nė qiej``.

21

Nė tė njėjtėn orė Jezusi ngazėlloi nė frym dhe tha: ``Unė tė lavdėroj, o Atė, Zot i qiellit dhe i tokės, sepse ua fshehe kėto tė urtėve dhe tė zgjuarve dhe ua zbulove fėmijėve tė vegjėl. Po, o Atė, sepse kėshtu ty tė pėlqeu.

22

Gjithēka mė ėshtė dhėnė nė dorė nga Ati im; dhe askush nuk e di kush ėshtė Biri, pėrveē Atit, dhe kush ėshtė Ati, pėrveē Birit, dhe atij qė Biri do t`ia zbulojė``.

23

Pastaj, si u kthye nga dishepujt, u tha atyre veēmas: ``Lum sytė qė shohin ato qė shihni ju,

24

sepse ju them se shumė profetė dhe mbretėr dėshiruan tė shohin ato qė ju shihni, por nuk i panė, dhe tė dėgjojnė ato qė ju po dėgjoni, por nuk i dėgjuan``.

25

Atėherė ja, njė doktor i ligjit u ngrit qė ta vinte nė provė dhe i tha: ``Mėsues, ēfarė duhet tė bėj qė tė trashėgoj jetėn e pėrjetshme?``.

26

Dhe ai tha: ``Ēfarė ėshtė shkruar nė ligj? Si e lexon?``.

27

Ai duke u pėrgjigjur tha: ``Duaje Zotin, Perėndinė tėnd, me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd, me gjithė forcėn tėnde dhe me gjithė mendjen tėnde, edhe tė afėrmin tėnd porsi vetveten``.

28

Jezusi i tha: ``U pėrgjigje drejti; vepro kėshtu dhe do tė rrosh``.

29

Por ai, duke dashur tė justifikonte veten, i tha Jezusit: ``Po kush ėshtė i afėrmi im?``.

30

Atėherė Jezusi u pėrgjigj dhe tha: ``Njė burr zbriste nga Jeruzalemi pėr nė Jeriko dhe ra nė duart e kusarėve, tė cilėt, mbasi e zhveshėn dhe e bėnė gjithė plagė, u larguan dhe e lanė gati tė vdekur.

31

Rastėsisht njė prift po zbriste nėpėr tė njėjtėn rrugė dhe, mbasi e pa atė burrė, vazhdoi tutje, nė anėn tjetėr.

32

Po ashtu edhe njė levit, kur arriti aty, erdhi dhe e pa dhe vazhdoi tutje, nė anėn tjetėr.

33

Por njė Samaritan, qė po udhėtonte, i kaloi afėr, e pa dhe kishte dhembshuri.

34

Dhe mbasi iu afrua, ia lidhi plagėt duke ia larė me vaj dhe me verė; pastaj e vuri mbi kafshėn e vet, e ēoi nė njė han dhe u kujdesua pėr tė.

35

Dhe tė nesėrmen, para se tė niset, nxori dy denarė dhe ia dha hanxhiut duke i thėnė: "Kujdesu pėr tė dhe ē`tė shpenzosh mė shumė, do tė tė jap kur tė kthehem".

36

Cili nga kėta tė tre, pra, tė duket se qe i afėrmi i atij qė ra nė duart e kusarėve?``.

37

Dhe ai tha: ``Ai qė u tregua i mėshirshėm ndaj tij``. Atėherė Jezusi i tha: ``Shko dhe bėj kėshtu edhe ti``.

38

Ndodhi qė, ndėrsa ata po udhėtonin, Jezusi hyri nė njė fshat; dhe njė grua, qė e kishte emrin Marta, e priti nė shtėpinė e vet.

39

Ajo kishte njė motėr qė quhej Mari, e cila u ul te kėmbėt e Jezusit dhe dėgjonte fjalėn e tij.

40

Por Marta, qė ishte krejt e zėnė nga punėt e shumta, iu afrua dhe i tha: ``Zot, a nuk tė intereson qė ime motėr mė la vetėm tė shėrbej? I thuaj, pra, tė mė ndihmojė``.

41

Por Jezusi, duke u pėrgjigjur, i tha: ``Martė, Martė, ti po shqetėsohesh dhe kujdesesh pėr shumė gjėra;

42

por vetėm njė gjė ėshtė e nevojshme, dhe Maria zgjodhi pjesėn mė tė mirė, qė asaj nuk do t`i hiqet``.

Luka 11