Bibla Shqip

Luka 5

Luka

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 6

1

Ndodhi qė njė tė shtunė, pas sė shtunės sė madhe, ai po ecte nėpėr arat me grurė, dhe dishepujt e vet kėputnin kallinj, i shkoqnin me dorė dhe i hanin.

2

Dhe disa nga farisenjtė u thanė atyre: ``Pėrse bėni atė qė nuk ėshtė e lejueshme tė bėhet tė shtunėn?``.

3

Por Jezusi, duke u pėrgjigjur, u tha atyre: ``A nuk keni lexuar ēfarė bėri Davidi dhe ata qė ishin bashkė me tė kur i mori uria?

4

Si hyri nė shtėpinė e Perėndisė, ai mori bukėt e paraqitjes, hėngri vetė dhe u dha tė hanė edhe atyre qė ishin bashkė me tė, ndonėse nuk ishte e lejueshme pėr asnjėrin t`i hante, pėrveē priftėrinjve?``.

5

Pastaj u tha atyre: ``Biri i njeriut ėshtė zot edhe i sė shtunės".

6

Njė tė shtunė tjetėr ndodhi qė ai hyri nė sinagogė dhe po mėsonte; atje ishte njė njeri qė e kishte dorėn e djathtė tė tharė.

7

Dhe farisenjtė dhe skribėt rrinin dhe e ruanin nėse ai do ta shėronte tė shtunėn, qė pastaj ta paditnin.

8

Por ai ua njihte mendimet e tyre dhe i tha njeriut me dorė tė tharė: ``Ēohu dhe dil kėtu nė mes``. Dhe ai u ngrit nė kėmbė.

9

Pastaj Jezusi u tha atyre: ``Unė po ju pyes: A ėshtė e lejueshme, tė shtunave, tė bėsh mirė apo keq, tė shpėtosh njė njeri apo ta vrasėsh?``.

10

Dhe si i vėshtroi tė gjithė rreth e rrotull, i tha atij njeriu: ``Shtrije dorėn tėnde!``. Dhe ai veproi kėshtu dhe dora e tij iu shėndosh si tjetra.

11

Ata u tėrbuan dhe diskutonin me njėri-tjetrin se ē`mund t`i bėnin Jezusit.

12

Nė ato ditė ndodhi qė ai shkoi nė mal pėr t`u lutur, dhe e kaloi natėn duke iu lutur Perėndisė.

13

Dhe kur zbardhi dita, thirri pranė vetes dishepujt e vet dhe zgjodhi prej tyre dymbėdhjetė, tė cilėve u dha edhe emrin apostuj:

14

Simonin, tė cilit i vuri emrin Pjetėr, dhe Andrean, vėllanė e tij, Jakobin e Gjonin, Filipin dhe Bartolomeun,

15

Mateun dhe Thomain, Jakobin e Alfeut dhe Simonin, qė e quanin Zelota,

16

Judėn, vėllanė e Jakobit dhe Judėn Iskariot, i cili u bė tradhtar.

17

Pastaj, pasi zbriti bashkė me ta, ndaloi nė njė vend tė sheshtė, me turmėn e dishepujve tė vet dhe me njė numėr tė madh njerėzish nga gjithė Judea, nga Jeruzalemi dhe nga bregdeti i Tiros dhe i Sidonit, tė cilėt kishin ardhur pėr ta dėgjuar atė dhe pėr t`u shėruar nga sėmundjet e veta;

18

Por edhe ata qė i mundonin frymėrat e ndyrė shėroheshin.

19

E gjithė turma kėrkonte ta prekte, sepse prej tij dilte njė fuqi qė i shėronte tė gjithė.

20

Ai, si i drejtoi sytė nga dishepujt e vet, thoshte: ``Lum ju, tė varfėr, sepse juaja ėshtė mbretėria e Perėndisė``.

21

Lum ju, qė tani keni uri, sepse do tė ngopeni. Lum ju, qė tani qani, sepse do tė qeshni.

22

Lum ju, kur njerėzit do t`ju urrejnė, do t`ju mallkojnė dhe do t`ju fyejnė, do ta shpallin emrin tuaj si tė keq, pėr shkak tė Birit tė njeriut.

23

Gėzohuni atė ditė dhe hidhuni nga gėzimi, sepse ja, shpėrblimi juaj ėshtė i madh nė qiell; nė tė njėjtėn mėnyrė, pra, etėrit e tyre i trajtonin profetėt.

24

Por mjerė ju, o tė pasur, sepse e keni ngushėllimin tuaj!

25

Mjerė ju, qė jeni tė ngopur, sepse do tė keni uri. Mjerė ju, qė tani qeshni, sepse do tė hidhėroheni e do tė qani!

26

Mjerė ju, kur tė gjithė njerėzit do tė flasin mirė pėr ju, sepse nė tė njėjtėn mėnyrė vepruan etėrit e tyre me profetėt e rremė.

27

Por unė po ju them juve qė mė dėgjoni: ``T`i doni armiqtė tuaj; u bėni tė mirė atyre qė ju urrejnė.

28

Bekoni ata qė ju mallkojnė dhe lutuni pėr ata qė ju keqtrajtojnė.

29

Nėse dikush tė bie nė njėrėn faqe, ktheja edhe tjetrėn; dhe atij qė tė merr mantelin, mos e pengo tė tė marrė edhe tunikėn.

30

Jepi kujtdo qė kėrkon prej teje; dhe nė se dikush merr gjėnė tėnde, mos kėrko tė ta kthejė.

31

Por, ashtu siē dėshironi qė t`ju bėjnė juve njerėzit, po ashtu bėni me ta.

32

Por po t`i doni ata qė ju duan, ē`meritė do tė keni nga kjo? Sepse edhe mėkatarėt i duan ata qė i duan.

33

Dhe nė se u bėni tė mirė atyre qė ju bėjnė tė mirė, ēfarė merite do tė keni nga kjo? Tė njėjtėn gjė bėjnė edhe mėkatarėt.

34

Dhe nėse u jepni hua atyre qė shpresoni t`jua kthejnė, ēfarė merite do tė keni nga kjo? Edhe mėkatarėt u japin hua mėkatarėve, qė t`u kthehet aq sa dhanė.

35

Por ju t`i doni armiqtė tuaj, bėni tė mirė dhe jepni hua pa pasur shpresė pėr asgjė, dhe shpėrblimi juaj do tė jetė i madh dhe ju do tė jeni bijtė e Shumė tė Lartit, sepse ai ėshtė mirėdashės me mos-mirėnjohėsit dhe tė mbrapshtėt.

36

Jini tė mėshirshėm, pra, sikurse edhe Ati juaj ėshtė i mėshirshėm.

37

Mos gjykoni dhe nuk do tė gjykoheni; mos dėnoni dhe nuk do tė dėnoheni; falni dhe do tė jeni tė falur.

38

Jepni dhe do t`ju jepet: njė masė e mirė, e ngjeshur, e tundur, gufuese do t`ju derdhet nė gji, sepse me atė masė qė do tė matni, do t`ju matet edhe juve gjithashtu``.

39

Pastaj ai u tha njė shėmbėlltyrė: ``Njė i verbėr a mund t`i prijė njė tė verbri tjetėr? Vallė nuk do tė bien tė dy nė gropė?

40

Dishepulli nuk ia kalon mėsuesit tė vet, madje ēdo dishepull qė ka mėsuar do tė jetė si mėsuesi i vet.

41

Po pse ti e shikon lėmishtėn nė sy tė vėllait tėnd dhe nuk e sheh traun nė syrin tėnd?

42

Ose, si mund t`i thuash vėllait tėnd: "Vėlla, mė lėr tė tė heq lėmishtėn qė ke nė syrin tėnd", kur ti vetė nuk e sheh traun nė syrin tėnd? O hipokrit, nxirre mė parė traun nga syri yt dhe atėherė do tė mund tė shohėsh mirė pėr tė nxjerrė lėmishtėn nga syri i vėllait tėnd.

43

Sepse nuk ka pemė tė mirė qė tė japė fryt tė keq, as pemė tė keqe qė tė japė fryt tė mirė.

44

Ēdo pemė, pra, njihet nga fryti i vet, sepse nuk mblidhen fiq nga gjembat dhe nuk vilet rrush nga ferra.

45

Njeriu i mirė e nxjerr tė mirėn nga thesari i mirė i zemrės sė vet; dhe njeriu i mbrapshtė e nxjerr tė mbrapshta nga thesari i keq i zemrės sė vet, sepse goja e njėrit flet nga mbushullia e zemrės.

46

Pėrse mė thirrni, "Zot, Zot" dhe nuk bėni atė qė ju them?

47

Ēdo njėri qė vjen tek unė dhe dėgjon fjalėt e mia dhe t`i vė nė praktikė, unė do t`ju tregoj kujt i ngjan.

48

Ai i ngjan njeriut qė, kur ndėrtoi shtėpinė e vet, gėrmoi shumė thellė dhe e vendosi themelin mbi shkėmb. Erdhi njė vėrshim, pėrroi u sul mbi atė shtėpi, por s`e tundi dot, sepse e kishte themelin mbi shkėmb.

49

Pėrkundrazi, ai qė e dėgjoi dhe nuk i vuri nė praktikė, i ngjan njeriut qė e ndėrtoi shtėpinė mbi tokė, por pa themel; kur iu sul pėrroi, ajo u shemb menjėherė dhe rrėnimi i saj qe i madh``.

Luka 7