Bibla Shqip

Luka 1

Luka

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 2

1

Tani, nė atė ditė u shpall njė dekret nga ana e Cezar Augustit, pėr tė kryer regjistrimin e popullsisė tė gjithė perandorisė.

2

Ky regjistrim qe i pari qė u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisė.

3

Dhe tė gjithė shkonin tė regjistroheshin, secili nė qytetin e vet.

4

Tani edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit tė Galilesė, pėr tė shkuar nė Juda, nė qytetin e Davidit, qė quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtėpisė dhe i familjes sė Davidit,

5

pėr t`u regjistruar bashkė me Marinė, gruan e vet, me tė cilėn ishte martuar dhe qė ishte shtatzėnė.

6

Kėshtu, ndėrsa ishin atje, asaj i erdhi koha tė lindė.

7

Dhe ajo lindi djalin e saj tė parėlindur, e mbėshtolli me pelena dhe e vendosi nė njė grazhd, sepse nė han nuk kishte vend pėr ta.

8

Tani nė po atė krahinė ishin disa barinj qė rrinin jashtė, nė fusha, dhe natėn ruanin kopenė e tyre.

9

Dhe ja, njė engjėll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkėlqeu rreth tyre e ata i zuri njė frikė e madhe.

10

Por engjėlli u tha atyre: ``Mos druani, sepse unė po ju lajmėroj njė gėzim tė madh pėr tė gjithė popullin;

11

sepse sot nė qytetin e Davidit lindi pėr ju njė Shpėtimtar, qė ėshtė Krishti, Zoti.

12

Dhe kjo do t`ju vlejė si shenjė: ju do tė gjeni njė fėmijė tė mbėshtjellur me pelena, tė shtrirė nė njė grazhd``.

13

Dhe menjėherė engjėllit iu bashkua njė shumicė e ushtrisė qiellore, qė lėvdonte Perėndinė, duke thėnė:

14

``Lavdi Perėndisė nė vendet mė tė larta, dhe paqe mbi tokė njerėzve mbi tė cilėt qėndron mirėdashja e tij!``.

15

Dhe ndodhi qė, kur engjėjt u larguan prej tyre pėr t`u kthyer nė qiell, barinjtė i thanė njeri tjetrit: ``Le tė shkojmė deri nė Bethlehem pėr tė parė ē`ka ndodhur dhe ē`na bėri tė ditur Zoti``.

16

Shkuan, pra, me nxitim dhe gjetėn Marinė, Jozefin dhe fėmijėn qė ndodhej nė njė grazhd.

17

Mbasi e panė, pėrhapėn ato qė u ishte thėnė pėr atė fėmijė.

18

Dhe tė gjithė ata qė i dėgjuan, u mrekulluan nga gjėrat qė u treguan barinjtė.

19

Maria i ruante tė gjitha kėto fjalė, duke i medituar nė zemrėn e saj.

20

Dhe barinjtė u kthyen, duke pėrlėvduar dhe lavdėruar Perėndinė pėr tė gjitha gjėrat qė kishin dėgjuar dhe parė, ashtu si u ishte thėnė atyre.

21

Dhe kur kaluan tė tetė ditėt, pas tė cilave ai duhej rrethprerė, ia vunė emrin Jezus, emėr tė dhėnė nga engjėlli para se ai tė ngjizej nė bark.

22

Kur pastaj ishin plotėsuar ditėt e pastrimit tė saj sipas ligjit tė Moisiut, e ēuan fėmijėn nė Jeruzalem pėr t`ia paraqitur Zotit,

23

ashtu siē ėshtė shkruar nė ligjin e Zotit: ``Ēdo mashkull i parėlindur do tė jetė thirrur shenjt pėr Zotin``,

24

dhe pėr tė ofruar flijim, siē ėshtė thėnė nė ligjin e Zotit, njė ēift turtujsh ose dy pėllumbash tė rinj.

25

Dhe ja, nė Jeruzalem ishte njė njeri qė quhej Simeon; Ky njeri ishte i drejtė dhe i pėrshpirtshėm dhe priste ngushėllimin e Izraelit; dhe Fryma e Shenjtė ishte mbi tė.

26

Dhe nė mėnyrė hyjnore atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjtė se nuk do tė vdiste para se tė kishte parė Krishtin e Zotit.

27

Ai pra, i shtyrė nga Fryma, erdhi nė tempull; dhe, si prindėrit i prunė fėmijėn Jezus pėr tė bėrė me tė ato qė pėrshkruan ligji,

28

ai e mori nė krah e bekoi Perėndinė duke thėnė:

29

``Tani, o Zot, lejo qė shėrbėtori yt tė vdesė nė paqe, sipas fjalės sate,

30

sepse sytė e mi e panė shpėtimin tėnd

31

qė ti e pėrgatite pėrpara gjithė popujve:

32

dritėn pėr tė ndriēuar kombet dhe lavdinė e popullit tėnd, Izraelit``.

33

Dhe Jozefi e nėna e fėmijės mrrekulloheshin pėr gjėrat qė thuheshin pėr tė.

34

Pastaj Simeoni i bekoi dhe i tha Marisė, nėnės sė tij: ``Ja, ky ėshtė vėnė pėr rėnien dhe pėr ngritjen e shumė vetave nė Izrael dhe pėr tė qenė shenjė kundėrshtimesh,

35

edhe ty vetė njė shpatė do tė ta tejshpojė shpirtin, qė tė zbulohen mendimet e shumė zemrave``.

36

Aty ishte edhe Ana, njė profeteshė, bija e Fanuelit, nga fisit i Aserit, e cila ishte shumė e kaluar nė moshė, qė kishte jetuar mbas virgjėrisė sė saj shtatė vjet me burrin.

37

Ajo ishte e ve dhe, megjithse ishte tetėdhjetė e katėr vjeēe, nuk largohej kurrė nga tempulli duke i shėrbyer Perėndisė natė e ditė me agjėrime dhe lutje.

38

Edhe ajo erdhi nė atė moment, lavdėroi Zotin dhe u fliste pėr kėtė fėmijė tė gjithė atyre qė prisnin ēlirimin nė Jeruzalem.

39

Dhe mbasi i kryen tė gjitha ato qė i takonin sipas ligjit tė Zotit, u kthyen nė Galile, nė qytetin e tyre, Nazaret.

40

Ndėrkaq fėmija rritej dhe forcohej nė frymė, duke qenė plot dituri; dhe hiri i Perėndisė ishte mbi tė.

41

Tani prindėrit e tij shkonin ēdo vit nė Jeruzalem pėr festėn e Pashkės.

42

Dhe, kur ai i mbushi dymbėdhjetė vjeē, ata u ngjitėn nė Jeruzalem, sipas zakonit tė festės.

43

Dhe si u pėrmbushėn ato ditė, kur ata u kthyen, fėmija Jezus ndėnji nė Jeruzalem; por Jozefi dhe e ėma e tij nuk e dinin.

44

Duke menduar se ai ishte nė shoqėri, ata bėnė njė ditė rrugė, pastaj filluan ta kėrkojnė midis farefisit dhe tė njohurve;

45

dhe, duke qenė se nuk e gjetėn, u kthyen nė Jeruzalem pėr ta kėrkuar.

46

Dhe ndodhi qė, pas tri ditėsh, e gjetėn nė tempull, tė ulur nė mes tė dijetarėve, duke i dėgjuar dhe duke u bėrė atyre pyetje.

47

Dhe tė gjithė ata qė e dėgjonin, habiteshin nga zgjuarėsia e tij dhe nga pėrgjigjet e tij.

48

Dhe, kur ata e panė, mbetėn tė habitur, dhe e ėma i tha: ``Bir, pse na e bėre kėtė? Ja, yt atė dhe unė, nė ankth, po tė kėrkonim!``.

49

Por ai u tha atyre: ``Pėrse mė kėrkonit? A nuk e dinit se mė duhet tė merrem me punėt e Atit tim?``.

50

Por ata nuk i kuptuan fjalėt qė ai u tha atyre.

51

Dhe ai zbriti bashkė me ta, u kthye nė Nazaret dhe i bindej atyre. E ėma i ruante tė gjitha kėto fjalė nė zemrėn e saj.

52

Dhe Jezusi rritej nė dituri, nė shtat dhe nė hir pėrpara Perėndisė dhe njerėzve.

Luka 3