Bibla Shqip

Marku 14

Marku

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 15

1

Dhe herėt nė mėngjes krerėt e priftėrinjve me pleqtė, skribėt dhe gjithė sinedrit bėnin kėshill, e lidhėn Jezusin e ēuan jashtė e ia dorėzuan Pilatit.

2

Dhe Pilati e pyeti: ``A je ti mbreti i Judenjve?``. Dhe ai, duke u pėrgjigjur, i tha: ``Ti e thua!``.

3

Dhe krerėt e priftėrinjve e akuzonin pėr shumė gjėra; por ai nuk pėrgjigjej aspak.

4

Pilati e pyeti pėrsėri, duke thėnė: ``Nuk po pėrgjigjesh fare? Shih pėr sa gjėra tė akuzojnė!``.

5

Por Jezusi nuk u pėrgjigj mė asgjė, aq sa Pilati mbeti i ēuditur.

6

Dhe nė ēdo festė ishte zakon t`u lėshohej atyre njė i burgosur, kėdo qė ata do kėrkonin.

7

Por ishte nė burg njė njeri qė quhej Baraba, bashkė me shokė tė tjerė rebelė, tė cilėt kishin bėrė njė vrasje gjatė njė kryengritjeje.

8

Dhe turma, duke bėrtitur, filloi tė kėrkojė qė tė bėnte ashtu siē kishte vepruar gjithnjė pėr ta.

9

Atėherė Pilati iu pėrgjigj atyre duke thėnė: ``A doni t`ju liroj mbretin e Judenjve?``.

10

Sepse e dinte qė krerėt e priftėrinjve ia kishin dorėzuar nga smira.

11

Por krerėt e priftėrinjve e nxitėn turmėn qė tė kėrkojė qė t`u lironte atyre Barabanė.

12

Dhe Pilati e mori pėrsėri fjalėn dhe u tha atyre: ``Ēfarė doni, pra, tė bėj me atė qė ju e quani mbret tė Judenjve?``.

13

Dhe ata bėrtitėn pėrsėri: ``Kryqėzoje!``.

14

Dhe Pilati u tha atyre: ``Po ē`tė keqe ka bėrė?``. Atėherė ata bėrtitėn edhe mė fort: ``Kryqėzoje!``.

15

Prandaj Pilati, duke dashur ta kėnaqė turmėn, ua lėshoi Barabanė. Dhe, mbasi e fshikulluan Jezusin, ua dorėzoi atyre qė tė kryqėzohej.

16

Atėherė ushtarėt e ēuan Jezusin nė oborrin e brendshėm domėthėnė nė pretorium, dhe mblodhėn gjithė kohortėn.

17

E veshėn nė purpur dhe, si thurėn njė kurorė me ferra, ia vunė mbi krye.

18

Pastaj nisėn ta pėrshėndesin duke i thėnė: ``Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!``.

19

Dhe e goditnin nė krye me njė kallam, e pėshtynin dhe, duke u gjunjėzuar pėrpara tij, e adhuronin.

20

Pasi e tallėn, ia hoqen purpurėn, e veshėn me rrobat e tij dhe e nxorėn jashtė pėr ta kryqėzuar.

21

Ata e detyruan njė kalimtar, njė farė Simoni nga Kirena qė kthehej nga ara, babai i Aleksandrit dhe i Rufit, qė ta mbante kryqin e tij.

22

Pastaj e ēuan Jezusin nė vendin tė quajtur Golgota, qė do tė thotė: "Vendi i Kafkės".

23

I dhanė tė pijė verė tė pėrzier me mirrė, por ai nuk e mori.

24

Dhe, pasi e kryqėzuan, i ndanė rrobat e tij duke hedhur short, pėr tė ditur ēfarė do t`i binte secilit.

25

Ishte ora e tretė kur e kryqėzuan.

26

Dhe mbishkrimi qė tregonte shkakun e dėnimit, i cili ishte vėnė pėrmbi tė, thoshte: "Mbreti i Judenjve".

27

Bashkė me tė kryqėzuan edhe dy vjedhės, njėrin nė tė djathtėn e tij dhe tjetrin nė tė majtėn e tij.

28

Kėshtu u pėrmbush Shkrimi qė thotė: ``Ai u pėrfshi ndėr keqbėrėsit``.

29

Dhe ata qė kalonin aty afėr e fyenin, duke tundur kokėn, dhe duke thėnė: ``Hej, ti qė e shkatėrron tempullin dhe e rindėrton nė tre ditė,

30

shpėto veten tėnde dhe zbrit nga kryqi!``.

31

Po ashtu edhe krerėt e priftėrinjve me skribėt, duke e tallur, i thoshnin njeri tjetrit: ``Tė tjerėt i shpėtoi, por veten s`mund ta shpėtojė.

32

Krishti, mbreti i Izraelit, le tė zbresė tani nga kryqi qė ta shohim dhe ta besojmė``. Edhe ata qė ishin kryqėzuar bashkė me tė, e fyenin atė.

33

Pastaj, kur erdhi e gjashta orė, errėsira e mbuloi gjithė vendin deri nė tė nėntėn orė.

34

Dhe nė tė nėntėn orė Jezusi bėrtiti me zė tė lartė: ``Eloi, Eloi; lama sabaktani?``, qė e pėrkthyer do tė thotė: ``Perėndia im, Perėndia im, pėrse mė ke braktisur?``.

35

Dhe disa nga tė pranishmit, kur e dėgjuan, thoshnin: ``Ja, ai po thėrret Elian!``.

36

Atėherė njė prej tyre erdhi me vrap, e zhyti njė sfungjer nė uthull dhe, mbasi e vuri nė njė kallam, ia dha tė pijė, duke thėnė: ``Lėreni; tė shohim nėse vjen Elia qė ta zbresė poshtė``.

37

Por Jezusi, si lėshoi njė britmė tė madhe, dha frymėn.

38

Atėherė veli i tempullit u ēa mė dysh nga maja deri nė fund.

39

Dhe centurioni qė qėndronte pėrballė Jezusit, kur pa se, pasi Jezusi bėrtiti ashtu, kishte dhėnė shpirt, tha: ``Me tė vėrtetė ky njeri ishte Biri i Perėndisė!``.

40

Aty ishin gjithashtu edhe gra qė shikonin nga larg; midis tyre ishin Maria Magdalena dhe Maria, nėna e Jakobit tė vogėl tė Joses dhe Salomeja,

41

tė cilat e kishin ndjekur dhe i kishin shėrbyer kur ishte nė Galile; dhe kishte edhe shumė tė tjera qė ishin ngjitur bashkė me tė nė Jeruzalem.

42

Pastaj, u afrua tashmė mbrėmja, sepse ishte Pėrgatitja, domethėnė vigjilja e sė shtunės,

43

Jozefi nga Arimatea, njė kėshilltar i respektuar, i cili priste edhe ai mbretėrinė e Perėndisė, me guxim hyri te Pilati dhe kėrkoi trupin e Jezusit.

44

Dhe Pilati u ēudit qė tashmė kishte vdekur. Dhe thirri centurionin dhe e pyeti nėse kishte vdekur prej shumė kohe.

45

Dhe si u sigurua nga centurioni, ia la trupin Jozefit.

46

Ky, mbasi bleu njė ēarēaf, e zbriti Jezusin nga kryqi, e mbėshtolli nė ēarēaf dhe e vuri nė njė varr qė ishte hapur nė shkėmb; pastaj rrokullisi njė gur para hyrjes sė varrit.

47

Dhe Maria Magdalena dhe Maria, nėna e Joses, vėrenin ku e vunė.

Marku 16