Bibla Shqip

Marku 8

Marku

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 9

1

Pastaj u tha atyre: ``Nė tė vėrtetė ju them se midis jush qė jeni kėtu ka disa qė nuk do ta shijojnė vdekjen para se tė shohin tė vijė me fuqi mbretėria e Perėndisė``.

2

Mbas gjashtė ditėsh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin dhe i ēoi nė vetmi, vetėm ata, mbi njė mal tė lartė; dhe u shpėrfytyrua pėrpara tyre.

3

Dhe rrobat e tij u bėnė tė shndritshme dhe krejt tė bardha, si bora, mė tė bardha nga sa nuk mund t`i zbardhojė asnjė rrobalarės mbi tokė.

4

Dhe atyre iu shfaqėn Elia me Moisiun, qė po bisedonin me Jezusin.

5

Atėherė Pjetri e mori fjalėn dhe i tha Jezusit: ``Mėsues, pėr ne ėshtė mirė tė jemi kėtu; bėjmė, pra, tri ēadra: njė pėr ty, njė pėr Moisiun dhe njė pėr Elian!``.

6

Nė fakt ai nuk dinte ēfarė thoshte, sepse ata ishin tė trembur.

7

Pastaj erdhi njė re dhe i mbuloi me hijen e vet; dhe nga reja doli njė zė qė tha: ``Ky ėshtė Biri im i dashur; dėgjojeni!``.

8

Dhe menjėherė ata shikuan rreth e qark, por nuk panė mė asnjėri, pėrveēse Jezusi fill i vetėm me ta.

9

Tani kur po zbrisnin nga mali, Jezusi i urdhėroi tė mos i tregojnė askujt gjėrat qė kishin parė, derisa i Biri i njeriut tė ringjallej prej sė vdekuri.

10

Ata e mbajtėn porosinė dhe diskutonin mes tyre se ē`do tė thoshte tė ringjallesh prej sė vdekuri.

11

Pastaj e pyetėn duke thėnė: ``Pėrse skribėt thonė se mė parė duhet tė vijė Elia?``.

12

Dhe ai, duke u pėrgjigjur, u tha atyre: ``Elia me tė vėrtetė duhet tė vijė mė parė dhe tė rivendosė ēdo gjė; por, ashtu siē ėshtė shkruar pėr Birin e njeriut, ai duhet tė vuajė shumė gjėra dhe tė pėrēmohet.

13

Por unė po ju them se Elia erdhi dhe me tė bėnė ē`deshėn, ashtu siē ėshtė shkruar pėr tė``.

14

Mbasi u kthye te dishepujt, pa njė turmė tė madhe rreth tyre dhe disa skribė qė po grindeshin me ta.

15

Dhe menjėherė e gjithė turma, kur e pa, u habit dhe erdhi me vrap pėr ta pėrshėndetur.

16

Atėherė ai i pyeti skribėt: ``Pėr ēfarė po diskutoni me ta?``.

17

Dhe dikush nga turma, duke u pėrgjigjur, tha: ``Mėsues, tė prura djalin tim qė ka njė frymė memece,

18

dhe e kap kudo, e pėrplas dhe ai shkumon, kėrcėllon dhėmbėt dhe i ngrijnė gjymtyrėt. Dhe u thashė dishepujve tė tu ta dėbojnė, por ata s`e bėnė dot.

19

Dhe ai duke u pėrgjigjur tha: ``O brez qė s`beson, deri kur do tė jem me ju? Deri kur do t`ju duroj? Ma sillni kėtu!``.

20

Dhe ata ia prunė. Por, sapo e pa, fryma e pėrplasi me forcė dhe fėmija, qė kishte rėnė pėrtokė, rrokullisej duke shkumuar.

21

Dhe Jezusi e pyeti babanė e atij: ``Sa kohė ka qė i ndodh kėshtu?``. Dhe ai tha: ``Qė nė fėmijėri.

22

Shpesh e ka hedhur nė zjarr dhe nė ujė pėr ta shkatėrruar por, nėse mund tė bėsh diēka, ki mėshirė pėr ne dhe na ndihmo!``.

23

Dhe Jezusi i tha: ``Nėse ti mund tė besosh, ēdo gjė ėshtė e mundshme pėr atė qė beson``.

24

Menjėherė babai i fėmijės, duke bėrtitur me lot, tha: ``Unė besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim``.

25

Atėherė Jezusi, duke parė se po vinte turma me vrap, e qortoi frymėn e ndyrė duke thėnė: ``O frymė memece dhe e shurdhėt, unė po tė urdhėroj, dil prej tij dhe mos hyr mė kurrė tek ai!``.

26

Dhe demoni, duke bėrtitur dhe duke e sfilitur fort, doli prej tij. Dhe fėmija mbeti si i vdekur, saqė shumė njerėz thoshin: ``Ka vdekur``.

27

Por Jezusi e zuri pėr dore, e ngriti dhe ai u ēua nė kėmbė.

28

Kur Jezusi hyri nė shtėpi, dishepujt e vet e pyetėn veēmas: ``Pėrse ne nuk mundėm ta dėbojmė?``.

29

dhe ai u tha atyre: ``Ky lloj frymėrash nuk mund tė dėbohet ndryshe, pėrveē, se me lutje dhe agjėrim``.

30

Mbasi u nisėn prej andej, kaluan nėpėr Galile; dhe ai nuk donte qė ta merrte vesh njeri.

31

Ai, nė fakt, i mėsonte dishepujt e vet dhe u thoshte atyre: ``Sė shpejti Biri i njeriut do tė dorėzohet nė duart e njerėzve dhe ata do ta vrasin; dhe, pasi tė jetė vrarė, ai do tė ringjallet ditėn e tretė``.

32

Por ata nuk i kuptonin kėto fjalė dhe kishin frikė ta pyesnin.

33

Dhe arritėn nė Kapernaum; dhe kur hyri nė shtėpi, i pyeti: ``Pėr ēfarė diskutonit ndėrmjet jush rrugės?``.

34

Dhe ata heshtėn, sepse rrugės kishin diskutuar se cili ndėr ta ishte mė i madhi.

35

Atėherė ai u ul, i thirri tė dymbėdhjetėt dhe u tha atyre: ``Nėse dikush don tė jetė i pari, le tė bėhet i fundit i tė gjithėve dhe shėrbėtori i tė gjithėve``.

36

Dhe mori njė fėmijė tė vogėl dhe e vuri nė mes tė tyre; pastaj e mori nė krahė dhe u tha atyre:

37

``Cilido qė pranon njė nga kėta fėmijė nė emrin tim, mė pranon mua; dhe kushdo qė mė pranon mua, nuk mė pranon mua, por atė qė mė ka dėrguar``

38

Atėherė Gjoni mori fjalėn dhe i tha: ``Mėsues, ne pamė njė njeri qė nuk na ndjek, qė i dėbonte demonėt nė emrin tėnd dhe ia ndaluam sepse ai nuk na ndjek``.

39

Por Jezusi tha: ``Mos ia ndaloni, sepse s`ka njeri qė mund tė bėjė njė vepėr tė fuqishme nė emrin tim, dhe fill pas kėsaj tė flasė keq pėr mua.

40

Sepse kush nuk ėshtė kundėr nesh, ėshtė me ne.

41

Nė fakt, kushdo qė do t`ju japė tė pini njė gotė ujė nė emrin tim, sepse jeni tė Krishtit, nė tė vėrtetė po ju them se me siguri nuk do ta humbasė shpėrblimin e vet``.

42

``Dhe kush do tė skandalizojė njė nga kėta tė vegjėl qė besojnė nė mua, do tė ishte mė mirė pėr tė t`i varet nė qafė njė gur mulliri dhe tė hidhet nė det.

43

Tani nėse dora jote tė skandalizon pėr mėkat, preje; ėshtė mė mirė pėr ty tė hysh dorėcung nė jetė, sesa tė kesh dy duar dhe tė shkosh nė Gehena, nė zjarrin e pashueshėm,

44

atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zja-rri nuk fiket.

45

Dhe nėse kėmba jote tė skandalizon pėr mėkat, preje; ėshtė mė mirė pėr ty tė hysh i ēalė nė jetė, se sa tė kesh dy kėmbė dhe tė tė hedhin nė Gehena, nė zjarrin e pashueshėm,

46

atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket.

47

Dhe nėse syri yt tė skandalizon pėr mėkat, nxirre; ėshtė mė mirė pėr ty tė hysh me njė sy nė jetė sesa tė kesh dy sy dhe tė tė hedhin nė Gehenėn e zjarrit,

48

atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zja-rri nuk fiket.

49

Sepse gjithkush duhet tė kripet me zjarr, dhe ēdo fli duhet tė kripet me kripė.

50

Kripa ėshtė e mirė, por nėse kripa bėhet e amėsht, me se do t`i jepni shijen? Kini kripė nė vetvete dhe jetoni nė paqe njėri me tjetrin!``.

Marku 10