Bibla Shqip

Marku 7

Marku

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 8

1

Nė ato ditė, duke qenė se u mblodh njė turmė shumė e madhe dhe s`kishin ē`tė hanin, Jezusi i thirri dishepujt e vet dhe u tha atyre:

2

``Kam mėshirė pėr kėtė turmė, sepse u bėnė tri ditė qė po rri me mua, dhe nuk ka ē`tė hajė.

3

Dhe po t`i nis tė pa ngrėnė nė shtėpitė e tyre, do tė mbeten udhės; disa prej tyre kanė ardhur qė nga larg``.

4

Dhe dishepujt e tij iu pėrgjigjėn: ``Si do tė mund t`i ngopte me bukė kėta dikush, kėtu nė shkretėtirė?``.

5

Dhe ai i pyeti: ``Sa bukė keni?``. Ata i thanė: ``Shtatė``.

6

Atėherė ai e urdhėroi turmėn tė ulet pėr tokė; dhe mori tė shtatė bukėt, falėnderoi, i theu dhe ua dha dishepujve tė vet qė t`ia shpėrndajnė turmės; dhe ata ia shpėrndanė.

7

Kishin edhe disa peshq tė vegjėl; mbasi i bekoi, urdhėroi qė edhe ata t`i shpėrndahen turmės.

8

Kėshtu ata hėngrėn dhe u ngopėn; dhe dishepujt ēuan shtatė kosha me copat qė tepruan.

9

Ata qė hėngrėn ishin rreth katėr mijė veta; pastaj i lejoi.

10

Dhe menjėherė hypi nė barkė me dishepujt e vet dhe shkoi nė rrethinėn e Dalmanutės.

11

Atėherė erdhėn farisenjtė dhe nisėn tė diskutojnė me tė, duke i kėrkuar njė shenjė nga qielli pėr ta vėnė nė provė.

12

Por ai, duke psherėtirė nė frymė, tha: ``Pėrse ky brez kėrkon njė shenjė? Nė tė vėrtetė po ju them se kėtij brezi nuk do t`i jepet asnjė shenjė``.

13

Atėherė i la, hipi pėrsėri nė barkė dhe kaloi nė bregun tjetėr.

14

Tani dishepujt kishin harruar tė marrin bukė me vete, dhe nė barkė s`kishin asgjė pėrveē njė buke.

15

Dhe Jezusi i qortoi duke thėnė: ``Kini kujdes, ruhuni nga majaja e farisenjve dhe nga majaja e Herodit!``.

16

Por ata diskutonin midis tyre duke thėnė: ``Nuk kemi bukė``.

17

Jezusi e vuri re dhe u tha: ``Pėrse dis-kutoni qė s`keni bukė? Ende nuk po e kuptoni e nuk e merrni vesh? Ende e keni zemrėn tė ngurtė?

18

Keni sy dhe nuk shihni, keni veshė dhe nuk dėgjoni? Dhe nuk po mbani mend?

19

Kur ndava tė pesė bukėt pėr tė pesė mijtė, sa kosha plot me copa mblodhėt?``. Ata thanė: ``Dymbėdhjetė``.

20

``Po kur theva tė shtatė bukėt pėr tė katėr mijtėt, sa shporta plot me bukė mblodhėt?``. Dhe ata thanė: ``Shtatė``.

21

Dhe ai u tha atyre: ``Po si, ende nuk po kuptoni?``.

22

Pastaj arriti nė Betsaida; dhe i prunė njė tė verbėr e iu lutėn ta prekte.

23

Atėherė e mori pėr dore tė verbėrin, e nxori jashtė fshatit dhe, pasi i pėshtyu nė sy dhe vuri duart mbi tė, e pyeti nėse shihte gjė.

24

Dhe ai, duke hapur sytė, tha: ``Po shoh njerėz si pemė qė ecin``.

25

Atėherė Jezusi i vuri pėrsėri duart mbi sytė dhe e bėri tė shikojė lart; dhe atij iu kthye tė parit dhe shikonte qartė gjithēka.

26

Dhe Jezusi e nisi tė shkojė nė shtėpinė e tij duke i thėnė: ``Mos hyr nė fshat dhe mos ia trego askujt nė fshat``.

27

Pastaj Jezusi shkoi bashkė me dishepujt e vet ndėr fshatrat e Cesaresė sė Filipit; dhe gjatė rrugės i pyeti dishepujt e vet duke u thėnė atyre: ``Kush thonė njerėzit se jam unė?``.

28

Ata u pėrgjigjėn: ``Disa Gjon Pagėzori, tė tjerė Elia, dhe tė tjerė njė nga profetėt``.

29

Dhe ai u tha atyre: ``Po ju, kush thoni se jam?``. Dhe Pjetri, duke iu pėrgjigjur i tha: ``Ti je Krishti``.

30

Atėherė ai i urdhėroi rreptėsisht qė tė mos i tregojnė askujt pėr tė.

31

Pastaj nisi t`u mėsojė atyre se Birit tė njeriut i duhet tė vuajė shumė gjėra, do tė hidhet poshtė nga pleqtė, nga krerėt e priftėrinjve dhe nga skribėt; se do tė vritet dhe pas tri ditėsh do tė ringjallet.

32

Dhe ai i tha kėto gjėra haptas. Atėherė Pjetri e mori mėnjanė dhe filloi ta qortojė.

33

Por ai u kthye, shikoi dishepujt e vet dhe e qortoi Pjetrin, duke thėnė: ``Largohu nga unė, Satana, se ti nuk ke shqisėn pėr gjėrat e Perėndisė, por pėr gjėrat e njerėzve!``.

34

Pastaj e thirri pranė vetes turmėn me dishepujt e vet dhe iu tha: ``Kushdo qė don tė vijė pas meje, tė mohojė vetveten, tė marrė kryqin e vet dhe tė mė ndjekė,

35

sepse ai qė don tė shpėtojė jetėn e vet, do ta humbasė; por ai qė do tė humbasė jetėn e vet pėr hirin tim e pėr ungjillin, do tė shpėtojė.

36

Ē`dobi do tė ketė njeriu tė fitojė gjithė botėn, nėse mė pas do tė humbė shpirtin e vet?

37

Ose ēfarė mund tė japė njeriu nė shkėmbim tė shpirtit tė vet?

38

Sepse kujtdo qė do t`i vijė turp pėr mua dhe pėr fjalėt e mia nė mes tė kėtij brezi kurorėshkelės dhe mėkatar, pėr atė do t`i vijė turp edhe Birit tė njeriut, kur tė arrijė nė lavdinė e Atit tė vet, me engjėjt e shenjtė``.

Marku 9