Bibla Shqip

Marku 3

Marku

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 4

1

Pastaj nisi pėrsėri tė mėsojė nė breg tė detit; dhe rreth tij u mblodh njė turmė aq e madhe, sa qė ai hyri nė barkė dhe rrinte ulur nė det, ndėrsa gjithė turma ishte nė tokė pranė detit.

2

Dhe ai u mėsonte atyre shumė gjėra nė shėmbėlltyra, dhe u thoshte atyre nė mėsimin e tij:

3

``Dėgjoni! Ja, doli mbjellėsi tė mbjellė.

4

Dhe ndodhi qė kur hidhte farėn, njė pjesė e farės ra gjatė rrugės dhe zogjtė e qiellit erdhėn dhe e hėngrėn.

5

Njė pjesė tjetėr ra nė gurishte, ku nuk kishte shumė dhe dhe mbiu menjėherė, sepse s`kishte njė tokė tė thellė.

6

Por, kur doli dielli, u dogj; dhe me qė nuk kishte rrėnjė, u tha.

7

Njė pjesė tjetėr ra midis ferrave; ferrat u rritėn, e mbyten dhe nuk dha fryt.

8

Njė pjesė tjetėr ra nė tokė tė mirė, dhe solli frut qė rritej, dhe u zhvillua pėr tė dhėnė njėra tridhjetė, tjetra gjashtėdhjetė dhe tjetra njėqind``.

9

Pastaj ai u tha atyre: ``Kush ka veshė pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė!``.

10

Tani kur ishte vetėm, ata qė i rrinin pėrreth bashkė me tė dymbėdhjetėt e pyetėn pėr shėmbėlltyrėn.

11

Dhe ai u tha atyre: ``Juve u ėshtė dhėnė tė njihni misterin e mbretėrisė sė Perėndisė; kurse atyre qė janė pėrjashta tė gjitha kėto jepen me shėmbėlltyra,

12

qė: "Duke parė, tė shohin, por tė mos vėn re; edhe duke dėgjuar, tė dėgjojnė, por tė mos kuptojnė, se mos pendohen dhe mėkatet u falen"``.

13

Pastaj u tha atyre: ``Nuk e kuptoni kėtė shėmbėlltyrė? Po atėhere si do t`i kuptoni tė gjitha shėmbėlltyrat e tjera?

14

Mbjellėsi mbjell fjalėn.

15

Ata gjatė rrugės janė ata nė tė cilėt mbillet fjala; por pasi e kanė dėgjuar atė, vjen menjėherė Satanai dhe ua heq fjalėn e mbjellė nė zemrat e tyre.

16

Po ashtu ata qė e marrin farėn mbi nje gurishte janė ata qė, kur e kanė dėgjuar fjalėn, e pranojnė menjėherė me gėzim;

17

por nuk kanė rrėnjė nė vetvete, dhe janė tė pėrkohshėm; dhe kur vjen mundimi ose pėrndjekja pėr shkak tė fjalės, skandalizohen menjėherė.

18

Ata pėrkundrazi tė cilėt e marrin farėn midis ferrave, janė ata qė e dėgjojnė fjalėn,

19

por shqetėsimet e kėsaj bote, mashtrimet e pasurisė dhe lakmitė pėr gjėra tė tjera qė hynė, e mbyten fjalėn dhe ajo bėhet e pafrytshme.

20

Kurse ata qė e morėn farėn nė tokė tė mirė, janė ata qė e dėgjojnė fjalėn, e pranojnė dhe japin fryt: njė tridhjetė, tjetri gjashtėdhjetė dhe tjetri njėqind``.

21

Pastaj u tha atyre: ``A merret vallė llamba pėr ta vėnė nėn babunė ose nėn shtrat? A nuk vihet mbi dritėmbajtėsen?

22

Sepse nuk ka asgjė tė fshehtė qė tė mos zbulohet, as kurrgjė sekrete qė tė mos dalin nė dritė.

23

Kush ka veshė pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė!``

24

Dhe u tha atyre: ``Vini re atė qė dėgjoni. Me atė masė qė ju matni, do t`iu matet juve; edhe juve qė dėgjoni do t`iu jepet edhe mė.

25

Sepse atij qė ka, do t`i jepet, por atij qė s`ka, do t`i merret edhe ajo qė ka.

26

Tha akoma: ``Mbretėria e Perėndisė ėshtė si njė njeri qė hedh farėn nė dhe.

27

Dhe natėn dhe ditėn, ndėrsa ai fle dhe ēohet, fara mbin dhe rritet, pa e ditur ai se si.

28

Sepse dheu prodhon vetvetiu mė parė kėrcellin, pastaj kallirin, dhe mė nė fund kallirin plot me kokrra.

29

Dhe kur fryti piqet, menjėherė korrėsi i vė drapėrin, sepse erdhi koha e korrjes.

30

Edhe tha: Me se ta krahasojmė mbretėrinė e Perėndisė? Ose me ēfarė shėmbėlltyre ta paraqesim?

31

Ajo i ngjan farės sė sinapit, qė, kur ėshtė mbjellė nė dhe, ėshtė mė e vogla nga tė gjitha farėrat qė janė mbi dhe;

32

por, pasi mbillet, rritet dhe bėhet mė e madhe se tė gjitha barishtet; dhe lėshon degė aq tė mėdha, sa zogjtė e qiellit mund tė gjejnė strehė nėn hijen e saj``.

33

Dhe me shumė shėmbėlltyra tė tilla, u shpallte atyre fjalėn, ashtu si ata ishin nė gjendje ta kuptojnė.

34

Dhe nuk u fliste atyre pa shėmbėlltyra, ndėrsa dishepujve tė tij, veēmas, u shpjegonte ēdo gjė.

35

Tani po atė ditė, si u ngrys, u tha atyre: ``Kalojmė te bregu matanė!

36

Dhe dishepujt, si e nisėn popullin, e morrėn me vete Jezusin, ashtu si ishte, nė barkė. Me tė ishin edhe disa barka tė tjera tė vogla.

37

Ndėrkaq shpėrtheu njė furtunė e madhe dhe valėt pėrplaseshin mbi barkė aq shumė sa ajo po mbushej.

38

Ai ndėrkaq po flinte nė kiē mbi njė jastėk. Ata e zgjuan dhe i thanė: ``Mėsues, a nuk merakosesh qė ne po marrim fund?``.

39

Dhe ai si u zgjua, e qortoi erėn dhe i foli detit: ``Pusho dhe fashitu!``. Dhe era pushoi dhe u bė qetėsi e madhe.

40

Atėherė u tha atyre: ``Pse jeni ju aq frikacakė? Vallė, si nuk keni besim?``.

41

Dhe ata i zuri njė frikė e madhe dhe i thoshnin njėritjetrit: ``Vallė, kush ėshtė ky, qė po i binden edhe era edhe deti?``.

Marku 5