Bibla Shqip

Mateu 28

Marku

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 1

1

Fillimi i Ungjillit tė Jezu Krishtit, Birit tė Perėndisė.

2

Ashtu si ėshtė shkruar tek profetėt: ``Ja, unė po dėrgoj lajmėtarin tim para fytyrės tėnde, i cili do tė pėrgatit udhėn tėnde pėrpara teje.

3

Ka njė zė qė bėrtet nė shkretėtirė: "Pėrgatitni udhėn e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"``.

4

Gjoni erdhi nė shkretėtirė duke pagėzuar dhe duke predikuar njė pagėzim pendese pėr faljen e mėkateve.

5

Dhe gjithė vendi i Judės dhe ata nga Jeruzalemi shkonin tek ai, dhe pagėzoheshin tė gjithė nga ai nė lumin Jordan, duke rrėfyer mėkatet e tyre.

6

Por Gjoni ishte i veshur me lesh deveje, mbante njė brez lėkure pėrreth ijėve dhe ushqehej me karkaleca dhe me mjaltė tė egėr.

7

Ai predikonte duke thėnė: ``Pas meje po vjen njė qė ėshtė mė i fortė se unė. Unė nuk jam i denjė as tė ulem para tij pėr t`i zgjidhur lidhėsat e sandaleve tė tij.

8

Unė ju pagėzova me ujė, ndėrsa ai do t`ju pagėzojė me Frymėn e Shenjtė``.

9

Dhe ndodhi nė ato ditė qė Jezusi erdhi nga Nazareti i Galilesė dhe u pagėzua nga Gjoni nė Jordan.

10

Dhe menjėherė, kur po dilte nga uji, pa se qiejtė po hapeshin dhe Fryma po zbriste mbi tė si njė pėllumb.

11

Dhe njė zė erdhi nga qielli: ``Ti je Biri im i dashur nė tė cilin jam kėnaqur.

12

Fill pas kėsaj, Fryma e Shenjtė e ēoi nė shkretėtirė;

13

dhe qėndroi nė shkretėtirė dyzet ditė, i tunduar nga Satanai. Ishte bashkė me bishat dhe engjėjt i shėrbenin.

14

Dhe mbasi e burgosėn Gjonin, Jezusi erdhi nė Galile duke predikuar ungjillin e mbretėrisė sė Perėndisė,

15

dhe duke thėnė: ``U mbush koha dhe mbretėria e Perėndisė ėshtė afėr. Pendohuni dhe besoni ungjillin``.

16

Ndėrsa po kalonte gjatė bregut tė detit tė Galilesė, ai pa Simonin dhe Andrean, vėllanė e tij, tė cilėt po hidhnin rrjetėn nė det sepse ishin peshkatarė.

17

Dhe Jezusi u tha atyre: ``Ndiqmėni dhe unė do t`ju bėj peshkatarė njerėzish``.

18

Dhe ata i lanė menjėherė rrjetat dhe e ndoqėn.

19

Mbasi eci edhe pak, pa Jakobin, bir in e Zebedeut dhe Gjonin, vėllanė e tij, tė cilėt ndreqnin rrjetat e tyre nė barkė.

20

Dhe i thirri menjėherė; dhe ata e lanė atin e tyre Zebedeun nė barkė me mėditėsit dhe e ndoqėn.

21

Pastaj hynė nė Kapernaum dhe menjėherė, ditėn e shtunė, ai hyri nė sinagogė dhe i mėsonte njerėzit.

22

Dhe njerėzit habiteshin nga doktrina e tij, sepse ai i mėsonte si njė qė ka pushtet dhe jo si skribėt.

23

Atėherė nė sinagogėn e tyre ishte njė njeri i pushtuar nga njė frymė e ndyrė, i cili filloi tė bėrtasė,

24

duke thėnė: ``Ē`ka midis nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe tė na shkatė-rrosh? Unė e di kush je: I Shenjti i Perėndisė``.

25

Por Jezusi e qortoi duke thėnė: ``Hesht dhe dil prej tij!``.

26

Dhe fryma e ndyrė, mbasi e sfiliti, dhe duke lėshuar njė britmė tė madhe doli prej tij.

27

Dhe tė gjithė u mahnitėn aq shumė sa pyesnin njeri tjetrin duke thėnė: ``Vallė ē`ėshtė kjo? Cfarė doktrinė e re qėnka kjo? Ky i urdhėroka me autoritet edhe frymėrat e ndyra, dhe ata i binden``.

28

Dhe fama e tij u pėrhap menjėherė nė mbarė krahinėn pėrreth Galilesė.

29

Sapo dolėn nga sinagoga, erdhėn nė shtėpinė e Simonit dhe tė Andreas, me Jakobin dhe Gjonin.

30

Vjehrra e Simonit ishte nė shtrat me ethe dhe ata menjėherė i folėn pėr tė.

31

Atėhėrė ai u afrua, e kapi pėr dore dhe e ngriti. Menjėherė ethet e lanė dhe ajo nisi t`u shėrbejė.

32

Nė mbrėmje, pas perėndimit tė diellit, i prunė tė gjithė tė sėmurit dhe tė idemonizuarit.

33

Dhe gjithė qyteti ishte mbledhur pėrpara derės.

34

Ai shėroi shumė, qė lėngonin nga sėmundje tė ndryshme, dhe dėboi shumė demonė; dhe nuk i lejoi demonėt tė flasin, sepse ata e njihnin.

35

Pastaj, tė nesėrmen nė mėngjes, kur ende ishte shumė errėt, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi nė njė vend tė vetmuar dhe atje u lut.

36

Dhe Simoni dhe ata qė ishin me tė e kėrkonin.

37

Dhe, kur e gjetėn, i thanė: ``Tė gjithė po tė kerkojnė!``.

38

Dhe ai u tha atyre: ``Lė tė shkojmė nė fshatrat e afėrm qė tė predikoj edhe atje, sepse pėr kėtė kam ardhur``.

39

Dhe ai e pėrshkoi gjithė Galilenė duke predikuar nėpėr sinagogat e tyre dhe duke dėbuar demonėt.

40

Dhe erdhi tek ai njė lebroz i cili, duke iu lutur, ra nė gjunj dhe i tha: ``Po tė duash, ti mund tė mė pastrosh``.

41

Dhe Jezusi, duke e mėshiruar, shtriu dorėn, e preku dhe i tha: ``Po, e dua, qofsh pastruar!``.

42

Dhe, posa tha kėto, menjėherė lebra e la dhe u shėrua.

43

Pastaj, mbasi e paralajmėroi rreptėsisht, menjėherė e largoi,

44

duke i thėnė: ``Ruhu se i tregon gjė ndokujt, por shko, paraqitu te prifti dhe ofro pėr pastrimin tėnd sa ka urdhėruar Moisiu, si dėshmi pėr ta``.

45

Por ai, sapo doli, filloi ta shpallė dhe ta pėrhapė fort faktin, sa qė Jezusi nuk mund tė hynte mė publikisht nė qytet, por qėndronte pėrjashta nėpėr vende tė vetmuara; dhe nga ēdo anė vinin tek ai.

Marku 2