Bibla Shqip

Mateu 11

Mateu

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 12

1

Nė atė kohė Jezusi po ecte njė tė shtunė nėpėr arat me grurė; dhe dishepujt e vet, tė uritur, filluan tė kėpusin kallinj dhe t`i hanė.

2

Por farisenjtė, kur panė kėtė, i thanė: ``Ja, dishepujt e tu po bėjnė atė qė nuk ėshtė e lejueshme tė bėhet tė shtunėn``.

3

Dhe ai u tha atyre: ``A nuk keni lexuar vallė se ē`bėri Davidi kur pati uri, ai dhe ata qė qenė me tė?

4

Si ai hyri nė shtėpinė e Perėndisė dhe hėngri bukėt e paraqitjes, tė cilat nuk lejohej t`i hante as ai e as ata qė ishin me tė, por vetėm priftėrinjtė?

5

Apo nuk keni lexuar nė ligj qė nė tempull, tė shtunave, priftėrinjtė e shkelin tė shtunėn dhe megjithatė nuk mėkatojnė?

6

Dhe unė po ju them se kėtu ėshtė njė mė i madh se tempulli.

7

Dhe, po tė dinit se ēfarė do tė thotė: "Unė dua mėshirė dhe jo flijime", nuk do tė kishit dėnuar tė pafajshmit.

8

Sepse Biri i njeriut ėshtė zot edhe i sė shtunės``.

9

Pastaj, mbasi u largua qė andej, hyri nė sinagogėn e tyre;

10

dhe ja, aty ishte njė burrė tė cilit i qe tharė dora. Ata e pyetėn Jezusin, me qėllim qė ta padisin mė pas: ``A ėshtė e lejueshme qė dikush tė shėrojė ditėn e shtunė?``.

11

Dhe ai u tha atyre: ``A ka ndonjė prej jush qė ka njė dele, dhe ajo bie nė njė gropė ditėn e shtunė, dhe e ai nuk shkon ta nxjerrė jashtė?

12

E, pra, sa mė i vlefshėm ėshtė njeriu se delja! A ėshtė, pra, e lejueshme tė bėsh tė mirėn tė shtunėn?``.

13

Atėherė ai i tha atij burri: ``Shtrije dorėn tėnde!``. Dhe ai e shtriu dhe ajo iu shėndosh si tjetra.

14

Por farisenjtė, mbasi dolėn jashtė, bėnin kėshill kundėr tij si ta vrasin.

15

Por kur Jezusi e mori vesh u largua prej andej dhe turma tė mėdha e ndiqnin dhe ai i shėroi tė gjithė,

16

dhe i urdhėroi ata rreptėsisht tė mos thonin kush ishte ai,

17

me qėllim qė tė pėrmbushej ē`ishte thėnė nėpėrmjet profetit Isaia qė thotė:

18

``Ja shėrbėtori im, qė unė e zgjodha; i dashuri im, nė tė cilin shpirti im ėshtė i kėnaqur. Unė do ta vė Frymėn tim mbi tė dhe ai do t`u shpall drejtėsinė popujve.

19

Ai nuk do tė zihet dhe as nuk do tė bėrtasė dhe askush nuk do t`ia dėgjojė zėrin e tij nėpėr sheshe.

20

Ai nuk do ta thėrmojė kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajė kandilin qė bėn tym, deri sa tė mos e ketė bėrė tė triumfojė drejtėsinė.

21

Dhe njerėzit do tė shpresojnė nė emrin e tij``.

22

Atėherė i paraqitėn njė tė idemonizuar, qė ishte i verbėr dhe memec; dhe ai e shėroi, kėshtu qė i verbėri e memeci fliste dhe shikonte.

23

Dhe mbarė turmat ēuditeshin dhe thonin: ``A mos ėshtė ky i Biri i Davidit?``.

24

Por farisenjtė, kur e dėgjuan kėtė, thanė: ``Ky i dėbon demonėt vetėm me fuqinė e Beelzebubit, princit tė demonėve``.

25

Dhe Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, u tha: ``Ēdo mbretėri, qė pėrēahet nė vetvete, shkon drejt shkatėrrimit; dhe ēdo qytet ose shtėpi, qė pėrēahet nė vetvete, nuk shkon gjatė.

26

Atėherė, nė qoftė se Satani dėbon Satanė, ai ėshtė pėrēarė nė vetvete, dhe si mund tė qėndrojė mbretėria e tij?

27

Dhe nė qoftė se unė i dėboj djajtė me ndihmėn e Beelzebubit, me ndihmėn e kujt i dėbojnė bijtė tuaj? Prandaj ata do tė jenė gjykatėsit tuaj.

28

Por, nė qoftė se unė i dėboj djajtė me ndihmėn e Frymės sė Perėndisė, atėherė mbretėria e Perėndisė ka ardhur nė mes tuaj.

29

Ose, si mund tė hyjė dikush nė shtėpinė e tė fuqishmit dhe t`i grabisė pasurinė, po tė mos e ketė lidhur mė parė tė fuqishmin? Vetėm atėherė ai do tė mund t`ia plaēkisė shtėpinė.

30

Kush nuk ėshtė me mua, ėshtė kundėr meje dhe kush nuk mbledh me mua, shkapėrderdh.

31

Prandaj unė po ju them: Ēdo mėkat dhe blasfemi do t`u falet njerėzve; por blasfemia kundėr Frymės nuk do t`u falet atyre.

32

Dhe kushdo qė flet kundėr Birit tė njeriut do tė falet; por ai qė flet kundėr Frymės sė Shenjtė nuk do tė falet as nė kėtė botė as nė atė tė ardhme``.

33

``Ose bėjeni tė mirė pemėn dhe fryti i saj do tė jetė i mirė, ose bėjeni tė keqe pemėn dhe fryti i saj do tė jetė i keq; sepse pema njihet nga fryti.

34

O pjellė nepėrkash! Si mund tė flisni mirė, kur jeni tė kėqij? Sepse ē`ka zemra qet goja.

35

Njeriu i mirė nga thesari i mirė i zemrės nxjerr gjėra tė mira; por njeriu i keq nxjerr gjėra tė kėqija nga thesari i tij i keq.

36

Por unė po ju them se ditėn e gjyqit njėrėzit do tė japin llogari pėr ēdo fjalė tė kotė qė kanė thėnė.

37

Sepse nė bazė tė fjalėve tė tua do tė justifikohesh, dhe nė bazė tė fjalėve tė tua do tė dėnohesh``.

38

Atėherė disa skribė dhe farisenj e pyetėn duke thėnė: ``Mėsues, ne duam tė shohim ndonjė shenjė prej teje``.

39

Por ai duke iu pėrgjigjur u tha atyre: ``Ky brez i mbrapshtė dhe kurorėshkelės kėrkon njė shenjė, por asnjė shenjė nuk do t`i jepet, pėrveē shenjės sė profetit Jona.

40

Nė fakt ashtu si Jona qėndroi tri ditė e tri net nė barkun e peshkut tė madh, kėshtu Biri i njeriut do tė qėndrojė tri ditė e tri net nė zemėr tė tokės.

41

Banorėt e Ninivit do tė ringjallen nė gjyq bashkė me kėtė brez dhe do ta dėnojnė, sepse ata u penduan me predikimin e Jonas; dhe ja, kėtu ėshtė njė mė i madh se Jona.

42

Mbretėresha e jugut do tė ringjallet nė gjyq bashkė me kėtė brez dhe do ta dėnojė, sepse ajo erdhi nga skaji mė i largėt i tokės pėr tė dėgjuar diturinė e Salomonit; dhe ja, kėtu ėshtė njė mė i madh se Salomoni.

43

Tani kur fryma e ndyrė ka dalė nga njė njeri, endet nėpėr vende tė thata, duke kėrkuar qetėsi, por nuk e gjen.

44

Atėherė thotė: "Do tė kthehem nė shtėpinė time, nga kam dalė"; po kur arrin e gjen tė zbrazėt, tė pastruar dhe tė zbukuruar;

45

atėherė shkon e merr me vete shtatė frymėra tė tjera mė tė liga se ai, tė cilėt hyjnė dhe banojnė aty; kėshtu gjendja e fundit e kėtij njeriut bėhet mė e keqe nga e mėparshmja. Kėshtu do t`i ndodhė edhe kėtij brezi tė mbrapshtė``.

46

Ndėrsa ai vazhdonte t`u fliste turmave, ja nėna e tij dhe vėllezėrit e tij po rrinin jashtė dhe kėrkonin tė flisnin me tė.

47

Dhe dikush i tha: ``Ja, nėna jote dhe vėllezėrit e tu janė atje jashtė dhe duan tė flasin me ty``.

48

Por ai duke iu pėrgjigjur, i tha atij qė e kishte lajmėruar: ``Kush ėshtė nėna ime dhe kush janė vėllezėrit e mi?``.

49

E shtriu dorėn e vet drejt dishepujve tė vet dhe tha: ``Ja nėna ime dhe vėllezėrit e mi.

50

Sepse kushdo qė kryen vullnetin e Atit tim qė ėshtė nė qiej, mė ėshtė vėlla, motėr dhe nėnė``.

Mateu 13