Bibla Shqip

Mateu 7

Mateu

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 8

1

Tani kur Jezusi zbriti nga mali, turma tė mėdha e ndiqnin.

2

Dhe ja, njė lebroz erdhi dhe e adhuroi, duke thėnė: ``O Zot, po tė duash, ti mund tė mė shėrosh``.

3

Jezusi e shtriu dorėn, e preku dhe i tha: ``Po, unė dua, shėrohu``. Dhe nė atė ēast u shėrua nga lebra e tij.

4

Atėherė Jezusi i tha: ``Ruhu se ia tregon kujt; por shko, paraqitu te prifti, bėj flijimin qė ka urdhėruar Moisiu, me qėllim qė kjo tė jetė dėshmi pėr ta``.

5

Kur Jezusi hyri nė Kapernaum i erdhi njė centurion duke iu lutur,

6

dhe duke thėnė: ``O Zot, shėrbėtori im rri shtrirė nė shtėpi i paralizuar dhe po vuan shumė``.

7

Dhe Jezusi i tha: ``Do tė vij dhe do ta shėroj``.

8

Centurioni duke u pėrgjigjur i tha: ``Zot, unė nuk jam i denjė qė ti tė hysh nėn strehėn time; por thuaj vetėm njė fjalė dhe shėrbėtori im do tė shėrohet.

9

Sepse unė jam njė njeri nėn urdhėrin e tė tjerėve, dhe i kam ushtarėt nėn vete; dhe, po t`i them dikujt: "Shko", ai shkon; dhe po t`i them njė tjetri: "Eja", ai vjen; dhe po t`i them shėrbėtorit tim: "Bėje kėtė", ai e bėn``.

10

Dhe Jezusi, kur i dėgjoi kėto gjėra, u mrekullua dhe u tha atyre qė e ndiqnin: ``Nė tė vėrtetė po ju them, se askund nė Izrael nuk e gjeta njė besim aq tė madh.

11

Unė po ju them se shumė do tė vijnė nga lindja dhe nga perėndimi dhe do tė ulen nė tryezė me Abrahamin, me Isaakun dhe me Jakobin, nė mbretėrinė e qiejve,

12

por bijtė e mbretėrisė do tė flaken nė errėsirat e jashtme. Atje do tė jetė e qara dhe kėrcėllimi dhėmbėve``.

13

Dhe Jezusi i tha centurionit: ``Shko dhe u bėftė ashtu si besove!``. Dhe shėrbėtori i tij u shėrua qė nė atė ēast.

14

Pastaj Jezusi hyri nė shtėpinė e Pjetrit dhe pa qė e vjehrra ishte nė shtrat me ethe.

15

Dhe ai ia preku dorėn dhe ethet e lanė; dhe ajo u ngrit dhe nisi t`u shėrbejė.

16

Dhe kur u ngrys, i sollėn shumė tė pushtuar nga demonė; dhe ai, me fjalė, i dėboi frymėrat dhe i shėroi tė gjithė tė sėmurėt,

17

qė kėshtu tė pėrmbushej fjala e profetit Isaia kur tha: ``Ai i mori lėngatat tona dhe i mbarti sėmundjet tona``.

18

Tani Jezusi, duke parė rreth tij turma tė mėdha, urdhėroi qė tė kalonin nė bregun tjetėr.

19

Atėherė njė skrib iu afrua dhe i tha: ``Mėsues, unė do tė ndjek kudo qė tė shkosh``.

20

Dhe Jezusi i tha: ``Dhelprat i kanė strofkat, dhe zogjtė e qiellit i kanė ēerdhet, por Biri i njeriut nuk ka as ku tė mbėshtetė kokėn``.

21

Pastaj njė tjetėr nga dishepujt e tij i tha: ``O Zot, mė jep mė parė leje tė shkoj tė varros atin tim``.

22

Por Jezusi i tha: Mė ndiq, dhe lėri tė vdekurit tė varrosin tė vdekurit e vet``.

23

Dhe mbasi ai hipi nė barkė, dishepujt e tij e ndiqnin.

24

Dhe ja, qė u ngrit nė det njė stuhi aq e madhe, sa valėt po e mbulonin barkėn, por ai flinte.

25

Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe e zgjuan duke i thėnė: ``O Zot, na shpėto, ne po mbarojmė!``

26

Por ai u tha atyre: ``Pse keni frikė, o njerėz besimpakė?``. Dhe, pasi u ngrit, qortoi erėrat dhe detin, dhe u bė bunacė e madhe.

27

Atėherė njėrėzit u mrekulluan dhe thoshnin: ``Kush ėshtė ky, tė cilit po i binden deti dhe erėrat?``.

28

Dhe kur arriti nė bregun tjetėr, nė krahinėn e Gergesenasve, i dolėn para dy tė demonizuar, qė kishin dalė nga varret, dhe ishin aq tė tėrbuar sa qė askush nuk mund tė kalonte nė atė udhė.

29

Dhe ja, ata filluan tė bėrtasin duke thėnė: ``Ē`ėshtė mes nesh dhe ty, Jezus, Biri i Perėndisė? Mos ke ardhur kėtu tė na mundosh para kohe?``.

30

Jo larg tyre njė tufė e madhe derrash po kulloste.

31

Dhe demonėt iu lutėn duke i thėnė: ``Nė qoftė se na dėbon, na lejo tė shkojmė nė atė tufė derrash``.

32

Dhe ai u tha atyre: ``Shkoni!``. Kėshtu ata, pasi dolėn, hynė nė atė tufė derrash; dhe ja, gjithė ajo tufė u hodh nga gremina nė det, dhe u mbyt nė ujė.

33

Dhe ata qė i kullotnin ikėn dhe, kur shkuan nė qytet, i treguan tė gjitha kėto gjėra, duke pėrfshirė ngjarjen e tė demonizuarve.

34

Dhe ja, gjithė qyteti i doli para Jezusit; dhe, kur e panė, iu lutėn qė tė largohej prej vendit tė tyre.

Mateu 9