Bibla Shqip

Mateu 1

Mateu

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 2

1

Pasi Jezusi lindi nė Bethlehem tė Judesė nė kohėn e mbretit Herod, ja qė disa dijetarė nga lindja arritėn nė Jeruzalem,

2

duke thėnė: ``Ku ėshtė mbreti i Judenjve, qė ka lindur? Sepse pamė yllin e tij nė Lindje dhe erdhėm pėr ta adhuruar``.

3

Mbreti Herod, kur dėgjoi kėto fjalė, u shqetėsua, dhe bashkė me tė mbarė Jeruzalemi.

4

Dhe, mbasi i mblodhi tė gjithė krerėt e priftėrinjve dhe skribėt e popullit, i pyeti ku duhet tė lindte Krishti.

5

Dhe ata i thanė: ``Nė Bethlehem tė Judesė, sepse kėshtu ėshtė shkruar nėpėrmjet profetit:

6

"Dhe ti, Bethlehem, tokė nė Juda, nuk je aspak mė e parendėsishmja ndėr princat e Judesė, sepse nga ti do tė dalė njė udhėheqės, qė do tė kullotė popullin tim, Izraelin"``.

7

Atėherė Herodi i thirri fshehurazi dijetarėt, dhe i pyeti me hollėsi se kur e kishin parė yllin pėr herė tė parė.

8

Dhe i dėrgoi nė Bethlehem dhe tha: ``Shkoni dhe pyesni me kujdes pėr fėmijėn; dhe, kur ta gjeni, mė njoftoni qė tė vij edhe unė ta adhuroj``.

9

Dhe ata, pasi e dėgjuan mbretin, u nisėn; dhe ja, ylli qė kishin parė nė lindje u shkonte pėrpara atyre derisa u ndal pėrmbi vendin ku ndodhej fėmija.

10

Ata, kur e panė yllin, u gėzuan me gėzim shumė tė madh.

11

Dhe, mbasi hynė nė shtėpi, panė fėmijėn me Marien, nėnėn e tij, dhe ranė pėrmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapėn thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrė.

12

Pasi Perėndia i udhėzoi nė ėndėrr qė tė mos ktheheshin te Herodi, ata u kthyen nė vendin e tyre nga njė rrugė tjetėr.

13

Tani pasi u nisėn Dijetarėt, ja njė engjėll i Zotit iu shfaq nė ėndėrr Jozefit dhe i tha: ``Ēohu, merr fėmijėn dhe nėnėn e tij dhe ik nė Egjipt, dhe rri aty deri sa tė tė lajmėroj, sepse Herodi do ta kėrkojė fėmijėn pėr ta vrarė``.

14

Jozefi, pra, u zgjua, mori fėmijėn dhe nėnėn e tij natėn dhe iku nė Egjipt.

15

Dhe qėndroi aty deri sa vdiq Herodi, qė tė pėrmbushet ē`ishte thėnė nga Zoti me anė tė profetit: ``E thirra birin tim nga Egjipti``.

16

Atėherė Herodi, duke parė se dijetarėt e kishin mashtruar, u zemėrua fort dhe urdhėroi tė vriten tė gjithė fėmijėt meshkuj qė ishin nė Bethlehem dhe nė tėrė rrethinėn e tij, nga dy vjeē e poshtė,

17

Atėherė u pėrmbush ajo qė ishte thėnė nėpėrmjet profetit Jeremi qė thotė:

18

``Nė Ramė u dėgjua njė klithmė, njė vaje njė qarje dhe gjėmė e madhe; Rakela vajton bijtė e saj dhe nuk pranon tė ngushėllohet, sepse ata nuk janė mė``.

19

Pasi vdiq Herodi, ja njė engjėll i Zotit i shfaqet nė ėndėrr Jozefit nė Egjipt,

20

dhe i thotė: ``Ēohu, merr fėmijėn dhe nėnėn e tij dhe shko nė vendin e Izraelit, sepse ata qė donin ta vrisnin fėmijėn kanė vdekur``.

21

Dhe ai u ēua, mori fėmijėn dhe nėnėn e tij dhe shkoi nė vendin e Izraelit;

22

por, kur dėgjoi se Arkelau mbretėronte nė Judė nė vend tė Herodit, atit tė tij, pati frikė tė shkojė atje. Dhe, mbasi u udhėzua nga Perėndia nė ėndėrr, iku nė krahinėn e Galilesė,

23

dhe, mbasi arriti atje, zuri vend nė njė qytet qė quhej Nazaret, qė tė pėrmbushej ajo qė ishte thėnė nga profetėt: ``Ai do tė quhet Nazareas``.

Mateu 3