Bibla Shqip

Malakia 4

Mateu

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 1

1

Libri i gjenealogjisė sė Jezu Krishtit, birit tė Davidit, birit tė Abrahamit.

2

Abrahamit i lindi Isaku; Isakut i lindi Jakobi; Jakobit i lindi Juda dhe vėllezėrit e tij.

3

Judės i lindi nga Tamara Faresi dhe Zara; Faresit i lindi Esromi; Esromit i lindi Arami;

4

Aramit i lindi Aminadabi; Aminadabit i lindi Naasoni; Naasonit i lindi Salmoni.

5

Salmonit i lindi Boozi nga Rahabi; Boozit i lindi Obedi nga Ruthi; Obedit i lindi Jeseu.

6

Jeseut i lindi Davidi mbret; mbretit David i lindi Salomoni nga ajo qė kishte qenė bashkėshortja e Urias.

7

Salomonit i lindi Roboami; Roboamit i lindi Abia; Abias i lindi Asai.

8

Asait i lindi Jozafati; Jozafatit i lindi Jorami; Joramit i lindi Ozia.

9

Ozias i lindi Joatami; Joatamit i lindi Akazi; Akazit i lindi Ezekia.

10

Ezekias i lindi Manaseu; Manaseut i lindi Amoni; Amonit i lindi Josia.

11

Josias i lindi Jekonia dhe vėllezėrit e tij nė kohėn e internimit nė Babiloni.

12

Pas internimit nė Babiloni Jekonias i lindi Salatieli; Salatielit i lindi Zorobabeli.

13

Zorobabelit i lindi Abiudi; Abiudit i lindi Eliakimi; Eliakimit i lindi Azori.

14

Azorit i lindi Sadoku; Sadokut i lindi Akimi; Akimit i lindi Eliudi.

15

Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matthani, Matthanit i lindi Jakobi.

16

Jakobit i lindi Jozefi, bashkėshorti i Marisė, nga e cila lindi Jezusi, qė quhet Krisht.

17

Kėshtu tė gjithė brezat nga Abrahami deri te Davidi bėhen katėrmbėdhjetė breza; dhe, nga Davidi deri te internimi nė Babiloni, katėrmbėdhjetė breza; dhe, nga internimi nė Babiloni deri te Krishti, katėrmbėdhjetė breza.

18

Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi nė kėtė mėnyrė: Maria, nėna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se tė fillonin tė rrinin bashkė, mbeti shtatzėnė nga Frymėn e Shenjtė.

19

Atėherė Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtė dhe nuk donte ta poshtėronte botėrisht, vendosi ta linte fshehtas.

20

Por, ndėrsa bluante me vete kėto ēėshtje, ja qė iu shfaq nė ėndėrr njė engjell i Zotit dhe i tha: ``Jozef, bir i Davidit, mos ki frikė ta marrėsh me vete Marinė si gruan tėnde, sepse ē`ėshtė ngjizur nė tė ėshtė vepėr e Frymės sė Shenjtė.

21

Dhe ajo do tė lindė njė djalė dhe ti do t`i vėsh emrin Jezus, sepse ai do tė shpėtojė popullin e tij nga mėkatet e tyre``.

22

E gjithė kjo ndodhi qė tė pėrmbushej fjala e Zotit, e thėnė me anė tė profetit qė thotė:

23

``Ja, virgjėresha do tė mbetet shtatzėnė dhe do tė lindė njė djalė, tė cilit do t`i venė emrin Emanuel, qė do tė thotė: "Zoti me ne"``.

24

Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siē e kishte urdhėruar engjėlli i Zotit dhe e mori pranė vetės gruan e tij;

25

por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj tė parėlindur, tė cilit ia vuri emrin Jezus.

Mateu 2