Bibla Shqip

Malakia 2

Malakia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 3

1

"Ja, unė po dėrgoj lajmėtarin tim pėr tė pėrgatitur rrugėn para meje. Dhe menjėherė Zoti, qė ju kėrkoni, do tė hyjė nė tempullin e vet, engjėlli i besėlidhjes qė ju kėrkoni me endje, ja, do tė vijė", thotė Zoti i ushtrive.

2

"Po kush do tė mund tė durojė ditėn e ardhjes sė tij? Kush do tė mund tė qėndrojė mė kėmbė ditėn kur ai do tė shfaqet? Ai ėshtė si zjarri i shkrirėsit, si soda e larėsve.

3

Ai do tė ulet si ai qė shkrin dhe pastron argjendin; do t`i pastrojė bijtė e Levit dhe do t`i rafinojė si arin e argjendin, me qėllim qė ata tė mund t`i ofrojnė Zotit njė blatim me drejtėsi.

4

Atėherė oferta e Judės dhe e Jeruzalemit do tė pėlqehet nga Zoti, si nė kohėt e shkuara, si nė vitet e mėparshme.

5

Kėshtu unė do t`ju afrohem pėr gjykim dhe do tė jem njė dėshmitar i gatshėm kundėr magjistarėve, kundėr shkelėsve tė kurorės, kundėr atyre qė bėjnė betime tė rreme, kundėr atyre qė vjedhin mėditjen e punėtorit, qė shtypin tė venė dhe jetimin, qė dėbojnė tė huajin dhe nuk mė kanė frikė", thotė Zoti i ushtrive.

6

"Unė jam Zoti, nuk ndryshoj; prandaj ju, o bij tė Jakobit, nuk jeni konsumuar.

7

Qė nė ditėt e etėrve tuaj ju jeni larguar nga statutet e mia dhe nuk i keni respektuar. Kthehuni tek unė dhe unė do tė kthehem tek ju", thotė Zoti i ushtrive. "Por ju thoni: "Si duhet tė kthehemi?".

8

Njė njeri do tė vjedhė Perėndinė? Megjithatė ju mė vidhni dhe pastaj thoni: "Ēfarė tė kemi vjedhur?". Tė dhjetėn dhe ofertat.

9

Mallkimi ju ka qėlluar, sepse mė vidhni, po, mbarė kombi.

10

Sillni gjithė tė dhjetat nė shtėpinė e thesarit, qė tė ketė ushqim nė shtėpinė time dhe pastaj mė vini nė provė pėr kėtė gjė", thotė Zoti i ushtrive, "nė se unė nuk do t`i hap pragjet e qiellit dhe nuk do tė derdh mbi ju aq shumė bekim, sa nuk do tė keni vend tė mjaftueshėm ku ta shtini.

11

Pėrveē kėsaj do tė qortoj shumė pėr ju gllabėruesin, me qėllim qė ai tė mos shkatėrrojė mė frytin e tokės suaj, dhe vreshti juaj nuk do tė rreshtė tė sjellė pėr ju fryt nė fushė", thotė Zoti i ushtrive.

12

"Tė gjitha kombet do t`ju shpallin tė lumtur, sepse ju do tė jeni njė vend kėnaqėsish", thotė Zoti i ushtrive.

13

"Keni pėrdorur fjalė tė ashpra kundėr meje", thotė Zoti. "Megjithatė thoni: "Ēfarė kemi thėnė kundėr teje?".

14

Keni thėnė: "Éshtė e kotė t`i shėrbesh Perėndisė; ē`pėrfitim kemi nga respektimi i urdhėrimeve tė tij dhe nga vajtja para Zotit tė ushtrive tė veshur me rroba zie?

15

Prandaj ne i shpallim tė lumtur krenarėt. Ata qė kryejnė paudhėsi jo vetėm pėrfitojnė, por ndonėse e provokojnė Perėndinė, mbeten tė pandėshkuar"".

16

Atėherė ata qė kishin frikė nga Zoti i folėn njėri tjetrit. Zoti i dėgjoi me vemendje dhe njė libėr kujtimi u shkrua pėrpara tij pėr ata qė kanė frikė nga Zoti dhe qė e nderojnė emrin e tij.

17

"Ata do tė jenė tė mitė", thotė Zoti i ushtrive, "ditėn kur unė pėrgatis thesarin tim tė veēantė, dhe unė do t`i fal, ashtu si e fal njeriu birin qė i shėrben atij.

18

Atėherė do tė shikoni pėrsėri ndryshimin ndėrmjet tė drejtit dhe tė pabesit, ndėrmjet atij qė i shėrben Perėndisė dhe atij qė nuk i shėrben atij".

Malakia 4