Bibla Shqip

Zakaria 13

Zakaria

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 14

1

Ja, po vjen dita e Zotit; plaēka jote e luftės do tė ndahet nė mes teje.

2

Unė do t`i mbledh tė gjitha kombet pėr tė luftuar kundėr Jeruzalemit; qyteti do tė pushtohet, shtėpitė do tė plaēkiten dhe gratė do tė dhunohen. Gjysma e qytetit do tė shkojė nė robėri, por ata qė do tė mbeten nga populli nuk do tė shfarosen nga qyteti.

3

Pastaj Zoti do tė dalė pėr tė luftuar kundėr atyre kombeve, ashtu si ka luftuar herė tė tjera nė ditėn e betejės.

4

Atė ditė kėmbėt e tij do tė ndalen sipėr malit tė Ullinjve qė ndodhet pėrballė Jeruzalemit, nė lindje, dhe mali i Ullinjve do tė ēahet nė mes, nga lindja nė perėndim, duke krijuar kėshtu njė luginė tė madhe; gjysma e malit do tė tėrhiqet drejt veriut dhe gjysma tjetėr drejt jugut.

5

Atėherė ju do tė ikni nėpėr luginėn e maleve tė mi, sepse lugina e maleve do tė shtrihet deri nė Atsal; po, do tė ikni ashtu si keni ikur pėrpara tėrmetit gjatė ditėve tė Uziahut, mbretit tė Judės; kėshtu Zoti, Perėndia im do tė vijė, dhe gjithė tė shenjtit e tij do tė jenė me ty.

6

Atė ditė do tė ndodhė qė nuk do tė ketė mė dritė; yjet e ndritshėm do tė erren.

7

Do tė jetė njė ditė unikale, qė njihet nga Zoti; nuk do tė jetė as ditė as natė, por aty nga mbrėmja do tė ketė dritė.

8

Atė ditė do tė ndodhė qė nga Jeruzalemi do tė burojnė ujėra tė freskėta: gjysma e tyre do tė shkojė drejt detit lindor dhe gjysma drejt detit perėndimor; kėshtu do tė jetė si nė verė ashtu edhe nė dimėr.

9

Zoti do tė jetė mbret mbi gjithė dheun; atė ditė do tė jetė vetėm Zoti dhe vetėm emri i tij.

10

Gjithė vendi do tė shndėrrohet nė fushė, nga Geba nė Rimon, nė jug tė Jeruzalemit; dhe Jeruzalemi do tė lartohet dhe do tė banohet nė vendin e vet, nga porta e Beniaminit, nė vend tė portės sė parė, deri te porta e Qoshes, dhe nga kulla e Hananeelit deri te torkujt e mbretit.

11

Njerėzit do tė banojnė dhe asgjė mė nuk do tė jetė caktuar pėr t`u shfarosur, por Jeruzalemi do tė qėndrojė i sigurt.

12

Kjo do tė jetė plaga me tė cilėn Zoti do tė godasė tė gjithė popujt qė kanė luftuar kundėr Jeruzalemit: ai do tė bėjė qė mishi i tyre tė konsumohet ndėrsa ata qėndrojnė nė kėmbė, sytė e tyre do tė konsumohen nė zgavrat e tyre dhe gjuha e tyre do tė konsumohet nė gojėn e tyre.

13

Atė ditė do tė ndodhė qė pėr shkak tė veprimit tė Zotit, midis tyre do tė jetė njė ēoroditje e madhe; secili prej tyre do tė zėrė dorėn e fqinjit tė vet dhe do ta ngrerė dorėn kundėr dorės sė fqinjit tė vet.

14

Vetė Juda do tė luftojė kundėr Jeruzalemit, dhe pasuria e tė gjitha kombeve pėrreth do tė mblidhet tok: ar, argjend dhe rroba nė sasi tė madhe.

15

Plagė e ngjashme me tjetrėn do tė jetė plaga qė do tė godasė kuajt, mushkat, devetė, gomerėt dhe tė gjitha kafshėt qė do tė ndodhen nė ato fushime.

16

Dhe do tė ndodhė qė secili nga tė mbijetuarit nga tė gjitha kombet qė kanė dalė kundėr Jeruzalemit do tė dalė vit pėr vit pėr tė adhuruar Mbretin, Zotin e ushtrive, dhe pėr tė kremtuar festėn e Kasolleve.

17

Dhe do tė ndodhė qė, nė qoftė se ndonjė familje e dheut nuk do tė shkojė nė Jeruzalem pėr tė adhuruar Mbretin, Zotin e ushtrive, kurrfarė shiu nuk do tė bjerė mbi to.

18

Nė qoftė se familja e Egjiptit nuk do tė dalė dhe nuk do tė vijė, as mbi tė nuk do tė bjerė shi, por do tė bjerė e njėjta plagė me tė cilėn Zoti do tė godasė kombet qė nuk do tė dalin tė kremtojnė festėn e Kasolleve.

19

Ky do tė jetė ndėshkimi i Egjiptit, dhe ndėshkimi i tė gjitha kombeve qė nuk do tė dalin tė kremtojnė festėn e Kasolleve.

20

Atė ditė mbi zilkat e kuajve do tė skalitet: "SHENJTÉRIM ZOTIT". Tenxheret nė shtėpinė e Zotit do tė jenė si legenėt e vegjėl pėrpara altarit.

21

Po, ēdo tenxhere nė Jeruzalem dhe nė Judė do t`i shenjtėrohet Zotit tė ushtrive; tė gjithė ata qė do tė ofrojnė flijime do tė vijnė t`i marrin pėr tė gatuar mishrat. Atė ditė nė shtėpinė e Zotit nuk do tė ketė mė asnjė tregtar.

Malakia 1