Bibla Shqip

Zakaria 7

Zakaria

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 8

1

Fjala e Zotit tė ushtrive m`u drejtua pėrsėri, duke thėnė:

2

Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Unė jam shumė xheloz pėr Sionin, po, unė digjem nga xhelozia pėr tė".

3

Kėshtu thotė Zoti: "Unė do tė kthehem nė Sion dhe do tė banoj nė mes tė Jeruzalemit. Jeruzalemin do ta quajnė Qytet tė besnikėrisė dhe malin e Zotit tė ushtrive, mal tė shenjtėrisė".

4

Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Nėpėr sheshet e Jeruzalemit do tė ulen akoma pleq e plaka, secili me shkopin e vet nė dorė pėr shkak tė moshės sė shtyrė.

5

Sheshet e qytetit do tė jenė plot e pėrplot me djem dhe vajza qė do tė lozin nė sheshet e tij".

6

Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Nė se kjo duket shumė e vėshtirė nė sytė e atyre qė kanė mbetur nga ky popull ndėr kėto ditė, a do tė jetė gjithashtu tepėr e vėshtirė pėr sytė e mi?", thotė Zoti i ushtrive.

7

Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Ja, unė do ta shpėtoj popullin tim nga vendi i lindjes dhe nga vendi i perėndimit.

8

Unė do t`i bėj tė vijnė dhe ata do tė banojnė nė Jeruzalem; ata do tė jenė populli im dhe unė do tė jem Perėndia i tyre me besnikėri dhe drejtėsi".

9

Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Duart tuaja le tė jenė tė fuqishme, ju qė dėgjoni nė kėto ditė kėto fjalė nga goja e profetėve qė ishin nė kohėn kur po hidheshin themelet e shtėpisė tė Zotit, me qėllim qė tė mund tė rindėrtohej tempulli.

10

Pėrpara asaj kohe nuk kishte pagesė pėr njeriun dhe pagesė pėr kafshėt; nuk kishte fare siguri pėr kėdo qė shkonte ose vinte pėr shkak tė armikut; unė vet, pra, i vija gjithė njerėzit kundėr njeri tjetrit.

11

Por tani nuk do tė jem mė me ata tė mbeturit nga ky popull siē kam qenė nė kohėrat e shkuara", thotė Zoti i ushtrive.

12

"Sepse do tė ketė njė farė paqeje: hardhia do tė japė frytin e vet, toka do tė japė prodhimet e veta dhe qiejt do t`u japin vesėn e tyre. Do t`i bėj ata tė mbeturit nga ky popull tė kenė zotėrimin e tė gjitha kėtyre gjėrave.

13

Dhe do tė ndodhė qė, ashtu si ishit njė mallkim midis kombeve, o shtėpi e Judės dhe shtėpi e Izraelit, kėshtu, kur t`ju shpėtoj, do tė jeni njė bekim. Mos u trembni, duart tuaja le tė jenė tė fuqishme!".

14

Sepse kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Ashtu si vendosa t`ju bėj keq kur etėrit tuaj mė provokuan zemėrimin", thotė Zoti i ushtrive, "dhe nuk u pendova,

15

kėshtu, kėto ditė kam vendosur rishtas t`i bėj mirė Jeruzalemit dhe shtėpisė sė Judės. Mos u trembni!

16

Kėto janė gjėrat qė duhet tė bėni: i flisni me vėrtetėsi secili tė afėrmit tė tij, nė portat tuaja jepni gjykime me vėrtetėsi, drejtėsi dhe paqe.

17

Askush tė mos kurdisė nė zemėr tė vet ndonjė tė keqe kundėr tė afėrmit tė vet dhe mos pėlqeni betimin e rremė, sepse tė gjitha kėto gjėra unė i urrej, thotė Zoti".

18

Fjala e Zotit tė ushtrive m`u drejtua pėrsėri, duke thėnė:

19

"Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Agjėrimi i muajit tė katėrt, agjėrimi i tė pestit, agjėrimi i tė shtatit dhe agjėrimi i tė dhjetit do tė bėhen pėr shtėpinė e Judės njė periudhė gėzimi, hareje dhe festash tė gėzuara; prandaj duajeni tė vėrtetėn dhe paqen".

20

Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Do tė vijnė akoma popuj dhe banorė tė shumė qyteteve;

21

banorėt e njė qyteti do tė shkojnė tek ata tė tjetrit, duke thėnė: "Le tė shkojmė menjėherė t`i pėrgjėrohemi fytyrės sė Zotit dhe tė kėrkojmė Zotin e ushtrive. Edhe unė do tė shkoj".

22

Po, shumė popuj dhe kombe tė fuqishėm do tė vijnė tė kėrkojnė Zotin e ushtrive nė Jeruzalem dhe t`i pėrgjėrohen fytyrės sė Zotit".

23

Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Nė ato ditė dhjetė burra nga tė gjitha gjuhėt e kombeve do tė zėnė njė Juda nga cepi i rrobės dhe do tė thonė: "Ne duam tė vijmė me ju sepse kemi dėgjuar se Perėndia ėshtė me ju"".

Zakaria 9