Bibla Shqip

Zakaria 3

Zakaria

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 4

1

Pastaj engjėlli qė fliste me mua u kthye dhe mė zgjoi ashtu si zgjojnė dikė nga gjumi.

2

Dhe mė pyeti: "Ēfarė po shikon?". U pėrgjigja: "Ja, po shikoj njė shandan krejt prej ari dhe qė ka nė majė njė enė, mbi tė cilėn janė shtatė llampa me shtatė tuba pėr shtatė llampat qė janė nė majė.

3

Afėr tyre janė dy ullinj, njė nė tė djathtėn e enės dhe tjetri nė tė majtėn e saj".

4

Kėshtu nisa t`i them engjėllit qė fliste me mua: "Imzot, ē`kuptim kanė kėto gjėra?".

5

Engjėlli qė fliste me mua u pėrgjigj dhe mė tha: "Nuk e kupton se ē`duan tė thonė kėto gjėra?". Unė i thashė: "Jo, imzot".

6

Atėherė ai, duke u pėrgjigjur, mė tha: "Kjo ėshtė fjala e Zotit drejtuar Zorobabelit: Jo pėr fuqinė dhe as pėr forcėn, por pėr Frymėn time", thotė Zoti i ushtrive.

7

"Kush je ti, o mali i madh? Pėrpara Zorobabelit ti do tė bėhesh fushė. Dhe ai do ta bėjė gurin e majės sė malit tė shkojė pėrpara midis britmave: "Mėshirė, mėshirė pėr tė!"".

8

Fjala e Zotit m`u drejtua pėrsėri, duke thėnė:

9

"Duart e Zorobabelit kanė hedhur themelet e kėtij tempulli dhe duart e tij do ta pėrfundojnė; atėherė do tė pranosh qė Zoti i ushtrive mė ka dėrguar te ju.

10

Kush ka mundur tė pėrēmojė ditėn e gjėrave tė vogla? Por ata tė shtatė gėzohen kur shohin plumbēen nė duart e Zorobabelit. Ata tė shtatė janė sytė e Zotit qė e pėrshkojnė gjithė dheun".

11

Unė u pėrgjigja dhe i thashė: "Kėta dy ullinj nė tė djathtėn dhe nė tė majtėn e shandanit ēfarė janė?".

12

Pėr herė tė dytė nisa t`i them: "Ēfarė janė kėto dy degė ulliri qė janė pėrbri dy prurėsve prej ari nga rrjedh vaji i praruar?".

13

Ai m`u pėrgjigj dhe tha: "Nuk e kupton ēfarė janė kėto?". Unė u pėrgjigja: "Jo, imzot".

14

Atėherė ai mė tha: "Kėta janė dy tė vajosurit qė rrijnė afėr Zotit tė gjithė dheut".

Zakaria 5