Bibla Shqip

Hagai 2

Zakaria

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 1

1

Nė muajin e tetė tė vitit tė dytė tė Darit, fjala e Zotit iu drejtua Zakarias, birit tė Berekiahut, bir i Idos, profet, duke thėnė:

2

"Zoti ishte zemėruar shumė me etėrit tuaj.

3

Prandaj u thuaj: Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Kthehuni tek unė, thotė Zoti i ushtrive, dhe unė do tė kthehem te ju", thotė Zoti i ushtrive.

4

"Mos u bėni si etėrit tuaj, tė cilėve profetėt e sė kualuarės u kanė shpallur, duke thėnė: "Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Konvertohuni nga rrugėt tuaja tė kėqija dhe nga veprat tuaja tė kėqija". Por ata nuk dėgjuan dhe nuk mė kushtuan vemendje", thotė Zoti.

5

"Etėrit tuaj ku janė? Po profetėt a rrojnė vallė pėrjetė?

6

Vallė fjalėt e mia dhe statutet e mia qė ua kisha besuar shėrbėtorėve tė mi, profetėve, nuk arritėn te etėrit tuaj? Kėshtu ata u konvertuan dhe thanė: "Ashtu si kishte vendosur tė vepronte me ne Zoti i ushtrive, nė bazė tė rrugėve tona dhe tė veprave tona, kėshtu veproi me ne"".

7

Mė njėzet e katėr tė muajit tė njėmbėdhjetė, qė ėshtė muaji i Shebatit, nė vitin e dytė tė Darit, fjala e Zotit iu drejtua Zakarias, birit tė Berekiahut, bir i Idos, profet, duke thėnė:

8

Natėn pata njė vegim; dhe ja, njė burrė, qė i kishte hipur njė kali tė kuq, rrinte midis shkurreve tė mėrsinave nė njė gropė tė thellė dhe prapa tij kishte kuaj tė kuq, tė kuqėrremė dhe tė bardhė.

9

Unė pyeta: "Imzot, ēfarė kuptimi kanė kėto gjėra?". Engjėlli qė fliste me mua m`u pėrgjigj: "Unė do tė tė bėj tė shohėsh ēfarė kuptimi kanė ato".

10

Atėherė burri qė rrinte midis shkurreve tė mėrsinave nisi tė thotė: "Kėta janė ata qė i ka dėrguar Zoti pėr tė pėrshkuar dheun".

11

Kėshtu iu pėrgjigjėn ata engjėllit tė Zotit i cili rrinte midis shkurreve tė mėrsinave: "Kemi pėrshkuar dheun dhe ja, gjithė dheu ėshtė nė pushim dhe i qetė".

12

Atėherė engjėlli i Zotit nisi tė thotė: "O Zoti i ushtrive, deri kur do tė vazhdosh tė mos kesh mėshirė pėr Jeruzalemin dhe pėr qytetet e Judės kundėr tė cilave ke qėnė i zemėruar gjatė kėtyre shtatėdhjetė vjetėve?".

13

Pastaj Zoti i tha disa fjalė tė mira, fjalė inkurajimi, engjėllit qė fliste me mua.

14

Kėshtu engjėlli qė fliste me mua mė tha: "Bėrtit dhe thuaj: Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Unė jam shumė xheloz pėr Jeruzalemin dhe pėr Sionin;

15

por jam zemėruar shumė me kombet qė jetojnė nė mirėqenie, sepse, kur isha zemėruar pak, ata luajtėn rol pėr ta shtuar tė keqen".

16

Prandaj kėshtu thotė Zoti: "Unė po i drejtohem pėrsėri Jeruzalemit me mėshirė; tempulli im do tė rindėrtohet aty, thotė Zoti i ushtrive, dhe litari do tė nderet mbi Jeruzalem".

17

Bėrtit akoma dhe thuaj: "Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Qytetet e mia do tė jenė plot e pėrplot me pasuri; Zoti do tė ngushėllojė akoma Sionin dhe do tė zgjedhė akoma Jeruzalemin"".

18

Pastaj i ēova sytė, shikova dhe ja, katėr brirė.

19

Unė e pyeta engjėllin qė fliste me mua: "Ēfarė janė kėta?". Ai m`u pėrgjigj: "Kėta janė brirėt qė kanė shpėrndarė Judėn, Izraelin dhe Jeruzalemin".

20

Pastaj Zoti mė bėri tė shoh katėr kovaēė.

21

Unė pyeta: "Pse kanė ardhur kėta, ēfarė do tė bėjnė?". Ai u pėrgjigj dhe tha: "Kėta janė brirėt qė kanė shpėrndarė Judėn, kėshtu qė askush nuk mund tė ēonte kokėn lart, por kėta kovaēė vijnė pėr t`i trembur, pėr tė rrėzuar brirėt e kombeve qė e kanė ngritur bririn e tyre kundėr vendit tė Judės pėr ta shpėrndarė".

Zakaria 2