Bibla Shqip

Sofonia 3

Hagai

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 1

1

Nė vitin e dytė tė mbretit Dar, nė muajin e gjashtė, ditėn e parė tė muajit, fjala e Zotit iu drejtua me anė tė profetit Hagai, Zorobabelit, birit tė Shealtielit, qeveritar i Judės, dhe Jozueut, birit tė Jehotsadakut, kryeprift, duke thėnė:

2

"Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Ky popull thotė: "Nuk ka ardhur ende koha, koha kur duhet tė rindėrtohet shtėpia e Zotit"".

3

Atėherė fjala e Zotit iu drejtua atyre me anė tė profetit Hagai, duke thėnė:

4

"A ėshtė vallė pėr ju koha pėr tė banuar nė shtėpitė tuaja tė mbuluara mirė, ndėrsa ky tempull ėshtė ende i rrėnuar?".

5

Prandaj Zoti i ushtrive thotė tani: "Mendohuni mirė pėr sjelljen tuaj!

6

Ju keni mbjellė shumė, por keni korrur pak; ju hani por jo aq sa tė ngopeni; ju pini, por jo aq sa tė shuani etjen tuaj; ju visheni, por askush nuk rrin ngrohtė; ai qė fiton njė mėditje, e fiton pėr ta shtėnė nė njė qese tė shpuar".

7

Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Mendohuni mirė pėr sjelljen tuaj!

8

Ngjituni ndėr male, sillni lėndėn dhe ndėrtoni tempullin, qė tė mund tė gėzohem pėr tė dhe kėshtu tė jem i pėrlėvduar", thotė Zoti.

9

Ju prisnit shumė, por nė realitet keni pasur pak; pastaj, kur e keni ēuar nė shtėpi, unė e shpėrndava. Pėrse?", thotė Zoti i ushtrive, "pėr shkak tė tempullit tim qė ėshtė i rrėnuar, ndėrsa secili prej jush rend nė shtėpinė e vet.

10

Pėr kėtė arsye qielli e ka ndalur vesėn sipėr jush dhe toka e ka mbajtur prodhimin e vet.

11

Dhe unė e thirra thatėsirėn mbi vendin, mbi malet, mbi grurin, mbi mushtin, mbi vajin dhe mbi gjithshka qė prodhon toka, mbi njerėzit, mbi bagėtinė dhe mbi gjithė punėn e duarve tuaja".

12

Zorobabeli, biri i Shealtielit, dhe Jozueu, biri i Jehotsadakut, kryeprift, dhe gjithė pjesa tjetėr e popullit e dėgjuan zėrin e Zotit, Perėndisė sė tyre, dhe fjalėt e profetit Hagai, sepse Zoti,

13

Atėherė Hagai, lajmėtari i Zotit, i shpalli popullit mesazhin e Zotit, duke thėnė: "Unė jam me ju, thotė Zoti".

14

Kėshtu Zoti e zgjoi frymėn e Zorobabelit, birit tė Shealtielit, qeveritar i Judės dhe frymėn e Jozueut, birit tė Jehotsadakut, kryeprift dhe frymėn e gjithė pjesės tjetėr tė popullit; atėherė ata erdhėn dhe filluan punėn pėr shtėpinė e Zotit tė ushtrive, Perėndisė sė tyre,

15

nė ditėn e njėzetekatėrt tė muajit tė gjashtė, nė vitin e dytė tė mbretit Dar.

Hagai 2