Bibla Shqip

Sofonia 2

Sofonia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 3

1

Mjerė ai qė ėshtė rebel dhe i ndotur, mjerė qyteti i shtypjes!

2

Ai nuk ka dėgjuar zėrin e tij, nuk ka pranuar tė ndreqet, nuk ka patur besim tek Zoti, nuk i ėshtė afruar Perėndisė tė vet.

3

Krerėt e tij nė mes tė tij janė luanė qė vrumbullojnė; gjyqtarėt e tij janė ujqėr tė mbrėmjes, qė nuk lėnė asnjė kockė pėr ta brejtur pėr mėngjes.

4

Profetėt e tij janė mburravecė, tė pabesė; priftėrinjtė e tij kanė pėrdhosur vendin e shenjtė, kanė dhunuar ligjin.

5

Zoti ėshtė i drejtė nė mes tė tij, ai nuk kryen paudhėsi. Ēdo mėngjes ai sjell nė dritė drejtėsinė pa munguar asnjė herė, por i ēorodituri nuk njeh turp.

6

"Kam shfarosur kombet; kalatė e tyre janė shembur; i kam shkretuar rrugėt e tyre dhe askush nuk kalon nėpėr to; qytetet e tyre janė shkatėrruar dhe askush nuk banon nė to.

7

Unė thoja: "Me siguri do tė kesh frikė nga unė, do tė pranosh tė ndreqesh", dhe kėshtu banesa e tij nuk do tė shkatėrrohej me gjithė ndėshkimet qė i kam dhėnė. Por ata u nxituan tė prishen nė tė gjitha veprimet e tyre.

8

Prandaj mė prit", thotė Zoti, "kur tė ngrihem pėr tė bėrė plaēkė, sepse unė kam vendosur tė mbledh kombet, tė bashkoj mbretėritė, pėr tė hedhur mbi ta indinjatėn time, gjithė zjarrin e zemėrimit tim;

9

Sepse atėherė do t`u jap popujve njė tė folur tė pastėr, me qėllim qė tė gjithė tė pėrmendin emrin e Zotit, pėr t`i shėrbyer me njė marrėveshje tė pėrbashkėt.

10

Qė pėrtej lumenjve tė Etiopisė, adhuruesit e mi, bija e tė humburve tė mi, do tė mė sjellin ofertat e tyre.

11

Nė atė ditė ti nuk do tė kesh mė turp pėr tė gjitha veprimet e tua me tė cilat ngrite krye kundėr meje, sepse atėherė unė do tė largoj nga mesi yt ata qė gėzohen nė madhėshtinė tėnde, dhe ti nuk do tė krenohesh nė malin tim tė shenjtė".

12

"Do tė bėj tė mbetet midis teje njė popull i pėrulur dhe i varfėr, qė do tė ketė besim te emri i Zotit.

13

Mbeturina e Izraelit nuk do tė kryejė paudhėsi dhe nuk do tė thotė mė gėnjeshtra, as do tė gjendet nė gojėn e tyre njė gjuhė gėnjeshtare; sepse ata do ta kullotin kopenė e tyre, do tė bien tė flenė dhe askush nuk do t`i trembė".

14

Lėsho britma gėzimi, o bijė e Sionit, lėsho britma hareje, o Izrael! Gėzohu dhe ngazėllo me gjithė zemėr, o bijė e Jeruzalemit!

15

Zoti i ka revokuar gjykimet e tij kundėr teje, ka dėbuar armikun tėnd. Mbreti i Izraelit, Zoti, ndodhet midis teje, nuk do tė kesh mė frikė nga asgjė.

16

Atė ditė do tė thonė nė Jeruzalem: "Mos ki frikė, o Sion, duart e tua mos u dobėsofshin!

17

Zoti, Perėndia yt, nė mes teje ėshtė i fuqishmi qė shpėton. Ai do tė mbushet me gėzim pėr ty, nė dashurinė e tij do qėndrojė nė heshtje, do tė gėzohet pėr ty me britma gėzimi.

18

Unė do tė mbledh ata qė janė tė pikėlluar pėr kuvendet solemne, qė janė nė mes tuaj pėr tė cilėt pesha pėr atė ishte bėrė objekt pėrēmimi.

19

Ja, nė atė kohė unė do tė veproj kundėr atyre qė tė shtypin; do tė shpėtoj ēalamanin dhe do tė mbledh ata qė janė dėbuar, dhe do t`i bėj tė lavdishėm dhe tė dėgjuar nė tė gjitha vendet ku kanė qenė me turp.

20

Nė atė kohė unė do t`ju kthej, po, nė atė kohė do t`ju mbledh; sepse do t`ju bėj tė famshėm dhe tė lavdishėm midis tėrė popujve tė tokės, kur, para syve tuaj, do t`i bėj tė kthehen ata qė janė nė robėri", thotė Zoti.

Hagai 1