Bibla Shqip

Sofonia 1

Sofonia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 2

1

Mblidhuni, mblidhuni bashkė, o komb i pacipė,

2

para se dekreti tė ketė efekt, para se dita tė kalojė si byku, para se tė bjerė mbi ju zemėrimi i zjarrtė i Zotit, para se tė vijė mbi ju dita e zemėrimit tė Zotit.

3

Kėrkoni Zotin ju tė gjithė, tė pėrulurit e dheut, qė zbatoni ligjin e tij. Kėrkoni drejtėsinė, kėrkoni pėrulėsinė. Ndofta do tė jeni tė mbrojtur nė ditėn e zemėrimit tė Zotit.

4

Sepse Gaza do tė braktiset dhe Ashkeloni do tė bėhet njė shkreti; do tė dėbojnė Ashdodin me dhunė nė mes tė ditės, dhe Ekroni do tė ērrėnjoset.

5

Mjerė banorėt e bregut tė detit, mjerė kombi i Kerethejve! Fjala e Zotit ėshtė kundėr teje, o Kanaan, vend i Filistejve: "Unė do tė tė shkatėrroj dhe nuk do tė mbetet mė asnjė i gjallė".

6

Kėshtu bregu i detit do tė jetė i tėri kullotė me banesa pėr barinjtė dhe vathė pėr kopetė.

7

Bregdeti do t`i pėrkasė mbeturinės sė shtėpisė sė Judės; nė kėto vende do tė kullotin kopetė; nė mbrėmje do tė pushojnė nė shtėpitė e Ashkelonit, sepse Zoti, Perėndia i tyre, do t`i vizitojė dhe do t`i kthejė nga robėria.

8

"Kam dėgjuar pėrbuzjen e Moabit dhe fyerjet e rėnda tė bijve tė Amonit, me tė cilat kanė fyer popullin tim dhe janė zmadhuar nė dėm tė territorit tė tyre.

9

Prandaj, ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė unė rroj", thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit, "me siguri Moabi do tė jetė si Sodoma, dhe bijtė e Amonit si Gomorra, njė vend i zėnė nga hithrat dhe kripėrat, njė shkreti pėrjetė. Kusuri i popullit tim do t`i plaēkitė dhe mbeturina e popullit tim do t`i zotėrojė.

10

Kjo do t`u ndodhė pėr shkak tė kryelartėsisė sė tyre, sepse kanė fyer dhe trajtuar me arrogancė popullin e Zotit tė ushtrive.

11

Zoti do tė jetė i tmerrshėm kundėr tyre, sepse do t`i pėrkulė tėrė perėnditė e tokės; dhe secili do ta adhurojė nga vendi i tij, po, tėrė ishujt e kombeve.

12

Edhe ju, Etiopas, do tė vriteni nga shpata ime".

13

Ai do tė shtrijė dorėn kundėr veriut, do tė shkatėrrojė Asirinė dhe do ta bėjė Niniven shkreti, njė vend tė thatė si shkretėtira.

14

Nė mes tė tij do tė struken kopetė, tėrė kafshėt e kombeve; si pelikani ashtu dhe ēafka do tė kalojnė natėn mbi kapitelet e shtyllave tė tij; zėri i tyre do tė dėgjohet nė dritare; shkretimi do tė jetė mbi pragje, sepse do tė shkatėrrojė veshjen me panela kedri.

15

Ky ėshtė qyteti i qejfeve qė rrinte i sigurt dhe thoshte nė zemėr tė vet: "Unė, dhe askush tjetėr veē meje". Vallė si u bė njė shkreti, njė vend ku struken kafshėt? Kushdo qė do t`i kalojė afėr do tė fėrshėllejė dhe do tė tundė dorėn.

Sofonia 3