Bibla Shqip

Jona 2

Jona

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 3

1

Fjala e Zotit iu drejtua Jonas pėr herė tė dytė, duke thėnė:

2

"Ēohu, shko nė Ninive, qyteti i madh, dhe shpalli atij mesazhin qė po tė urdhėroj".

3

Kėshtu Jona u ngrit dhe shkoi nė Ninive, sipas fjalės tė Zotit. Ninivie ishte njė qytet shumė i madh pėrpara Perėndisė, qė donte tri ditė rrugė pėr ta pėrshkuar.

4

Jona nisi tė futet nė qytet nė njė ditė rrugė dhe duke predikuar tha: "Edhe dyzet ditė dhe Ninive do tė shkatėrrohet".

5

Atėherė Niniveasit i besuan Perėndisė, shpallėn njė agjėrim dhe u veshėn me thes, nga mė i madhi deri te mė i vogli nga ata.

6

Kur lajmi i vajti mbretit tė Ninivet, ai u ngrit nga froni, hoqi mantelin e tij, u mbulua me thes dhe u ul mbi hi.

7

Me dekret tė mbretit dhe tė tė mėdhenjve tė tij, shpalli dhe pėrhapi pastaj nė Ninive njė urdhėr qė thoshte: "Njerėzit dhe kafshėt, kopetė dhe tufat tė mos kėrkojnė asgjė, tė mos hanė ushqim dhe tė mos pijnė ujė;

8

por njerėzit dhe kafshėt tė mbulohen me thes dhe t`i thėrresin me forcė Perėndisė; secili tė kthehet nga rruga e tij e keqe dhe nga dhuna qė ėshtė nė duart e tij.

9

Ku ta dish nė ktheftė Perėndia, nė u pendoftė dhe lėntė mėnjanė zemėrimin e tij tė zjarrtė, dhe kėshtu ne nuk vdesim".

10

Kur Perėndia pa atė qė bėnin, domethėnė qė po ktheheshin nga rruga e tyre e keqe, Perėndia u pendua pėr tė keqen qė kishte thėnė se do t`u bėnte dhe nuk e bėri.

Jona 4