Bibla Shqip

Abdia 1

Jona

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 1

1

Dhe fjala e Zotit iu drejtua Jonas, birit tė Amitait, duke thėnė:

2

"Ēohu, shko nė Ninive, qytet i madh, dhe prediko kundėr tij, sepse ligėsia e tyre ėshtė ngjitur pėrpara meje".

3

Por Jona u ngrit pėr tė ikur nė Tarshish, larg pranisė tė Zotit. Kėshtu zbriti nė Jafa, ku gjeti njė anije qė shkonte nė Tarshish. Pagoi ēmimin e caktuar dhe hipi nė anije pėr tė shkuar me ta larg pranisė tė Zotit.

4

Por Zoti shpėrtheu njė erė tė fortė nė det dhe u ngrit njė furtunė e madhe nė det, kėshtu qė anija rrezikonte tė shkallmohej.

5

Detarėt, tė trembur, i thirrėn secili perėndisė sė vet dhe hodhėn nė det ngarkesėn qė ishte nė anije pėr ta lehtėsuar. Ndėrkaq Jona kishte zbritur nė pjesėt mė tė fshehta tė anijes, kishte rėnė dhe flinte thellė.

6

Kapiteni iu afrua dhe i tha: "Ēfarė po bėn nė gjumė kaq tė thellė? Ēohu, kėrko Perėndinė tėnd! Ndofta Perėndia do tė kujdeset pėr ne dhe nuk do tė vdesim".

7

Pastaj i thanė njeri tjetrit: "Ejani, tė hedhim short pėr tė ditur pėr shkak tė kujt na ra nė kokė kjo fatkeqėsi". Kėshtu hodhėn shortin dhe shorti ra mbi Jonan.

8

Atėherė e pyetėn: "Na shpjego pėr shkak tė kujt na ra nė kokė kjo fatkeqėsi. Cili ėshtė zanati yt? Nga vjen? Cili ėshtė vendi yt? Cilit popull i pėrket?".

9

Ai u pėrgjigj atyre: "Unė jam hebre dhe kam frikė nga Zoti, Perėndia i qiellit, qė ka bėrė detin dhe sterenė".

10

Atėherė ata njerėz i pushtoi njė frikė e madhe dhe i thanė: "Pse e bėrė kėtė?". Ata nė fakt e kishin vėnė re qė ai ikte larg pranisė tė Zotit, sepse ua kishte thėnė atyre.

11

Ata i thanė: "Ēfarė duhet tė bėjmė qė deti tė na qetėsohet?". Nė fakt deti po bėhej gjithnjė mė i stuhishėm.

12

Ai iu pėrgjigj atyre: "Mė zini dhe mė hidhni nė det dhe deti do tė qetėsohet, sepse unė e di qė kjo furtunė e madhe ju ra mbi kokė pėr shkakun tim".

13

Megjithatė ata njerėz vozitnin me forcė pėr ta kthyer anijen nė breg, por nuk ia dilnin dot, sepse deti bėhej gjithnjė mė i stuhishėm kundėr tyre.

14

Prandaj i klithėn Zotit dhe i thanė: "Ah, o Zot, mos lejo qė tė vdesim pėr shkak tė jetės sė kėtij njeriu dhe mos na fajėso me gjak tė pafajshėm, sepse ti, o Zot, ke bėrė si ke dashur".

15

Pastaj e zunė Jonan dhe e hodhėn nė det, dhe tėrbimi i detit u fashit.

16

Ata njerėz atėherė i zuri njė frikė e madhe nga Zoti, i ofruan njė flijim Zotit dhe u betuan.

17

Zoti kishte pėrgatitur njė peshk tė madh qė tė gėlltiste Jonan; dhe Jona qėndroi tri ditė dhe tri net nė barkun e peshkut.

Jona 2