Bibla Shqip

Amosi 5

Amosi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 6

1

Mjerė ata qė jetojnė nė bollėk nė Sion dhe qė e ndjejnė veten tė sigurt nė malin e Samarias, njerėz tė parisė tė ballit tė kombeve, ku po shkon shtėpia e Izraelit.

2

Kaloni nė Kalneh dhe shikoni, qė andej shkoni nė Hamathin e madh, pastaj zbrisni nė Gathin e Filistejve. A janė vallė ato mė tė mira nga kėto mbretėri ose territori i tyre ėshtė mė i madh nga ai juaji?

3

Ju doni tė largoni ditėn e keqe, por e afroni selinė e dhunės.

4

Mjerė ata qė rrinė shtrirė mbi shtretėr prej fildishi, qė shtrihen mbi divanet e tyre dhe hanė qengjat e kopesė dhe viēat qė merren nga stalla.

5

Kėndojnė me tingullin e harpės dhe ashtu si Davidi shpikin pėr vete vegla muzikore;

6

pinė verė nė kupa tė gjėra dhe lyhen me vajrat mė tė mira, por nuk trishtohen pėr shkatėrrimin e Jozefit.

7

Prandaj do tė shkojnė nė robėri nė krye tė tė internuarve dhe ata qė shtrihen mbi divanet nė banketet do tė hiqen.

8

Zoti, Zoti, ėshtė betuar pėr veten e tij, thotė Zoti, Perėndia i ushtrive: "Unė nuk e shoh dot me sy madhėshtinė e Jakobit dhe i urrej pallatet e tij; prandaj do t`ia jap armikut nė dorė qytetin me tėrė ato qė pėrmban".

9

Dhe do tė ndodhė qė, po tė lėnė dhjetė burra nė njė shtėpi, do tė vdesin edhe ata.

10

Kur njė i afėrt do tė vijė me atė qė djeg kufomat pėr t`i marrė trupat dhe pėr t`i nxjerrė jashtė shtėpisė, do t`i thotė atij qė ndodhet brenda nė shtėpi: "A ka tė tjerė me ty?". Tjetri do tė pėrgjigjet: "Jo". Dhe i pari do tė thotė: "Hesht, sepse nuk duhet tė pėrmendet emri i Zotit".

11

Sepse ja, Zoti urdhėron dhe e katandis shtėpinė e madhe nė bajgė dhe tė voglėn nė copėza.

12

Vallė, a rendin kuajt mbi shkėmbinjtė ose a lėrohen ata me qe? Por ju e ktheni tė drejtėn nė helm dhe frytin e drejtėsisė nė hidhėrim,

13

ju, qė gėzoheni pėr Lo-debarin, ju qė thoni: "A nuk e kemi marrė pėr vete Karnaimin me forcėn tonė?".

14

"Sepse ja, o shtėpia e Izraelit", thotė Zoti, Perėndia i ushtrive, "unė do tė ngre kundėr jush njė komb, qė do t`ju shtypė nga hyrja e Hamathit deri tė pėrroi i Arabahut".

Amosi 7