Bibla Shqip

Joeli 2

Joeli

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 3

1

"Sepse ja, nė ato ditė dhe nė atė kohė, kur do tė bėj qė tė kthehen nga robėria ata tė Judės dhe tė Jeruzalemit,

2

do tė mbledh tėrė kombet dhe do t`i bėj tė zbresin nė luginėn e Jozafatit, dhe atje do tė zbatoj gjykimin tim mbi ta, pėr Izraelin, popullin tim dhe trashėgiminė time, qė e kanė shpėrndarė midis kombeve, duke e ndarė kėshtu vendin tim.

3

Kanė hedhur shortin mbi popullin tim, kanė dhėnė njė djalė nė kėmbim tė njė prostitute dhe kanė shitur njė vajzė nė kėmbim tė verės, qė tė mund tė pinin.

4

Pėrveē kėsaj ēfarė jeni ju pėr mua, Tiro dhe Sidoni, dhe ju, gjithė krahinat e Filistisė? Mos doni vallė tė hakmerreni me mua pėr ndonjė gjė qė kam bėrė? Por nė rast se hakmerreni, do tė bėj qė tė bjerė shpejt dhe pa ngurrim mbi kokėn tuaj ligėsia qė keni bėrė.

5

Sepse ju keni marrė argjendin dhe arin tim dhe keni ēuar nė tempujt tuaj pjesėn mė tė mirė tė sendeve tė mia tė ēmuara,

6

dhe ua keni shitur bijtė e Judės dhe tė Jeruzalemit bijve tė Javanitėve, pėr t`i larguar nga vendi i tyre.

7

Ja, unė do t`i bėj tė zgjohen nga vendi ku i keni shitur dhe do tė bėj qė tė bjerė mbi kokėn tuaj ajo qė keni bėrė.

8

Do t`i shes bijtė tuaj dhe bijat tuaja nė duart e bijve tė Judės, qė do t`ua shesin Sabejve, njė komb i largėt, sepse Zoti ka folur".

9

Shpallni kėtė midis kombeve: "Pregatitni luftėn, zgjoni njerėzit trima, le tė afrohen, le tė dalin gjithė luftėtarėt!

10

Farkėtoni shpata me ploret tuaj dhe ushta me drapėrinjtė tuaj. I dobėti le tė thotė: "Jam i Fortė!"".

11

Nxitoni dhe ejani, kombe rreth e rrotull, dhe mblidhuni! O Zot, bėj qė tė zbresin atje njerėzit e tu trima!

12

"Le tė ngrihen dhe tė dalin kombet nė luginėn e Jozafatit, sepse atje unė do tė ulem pėr tė gjykuar tė gjitha kombet qė janė pėrreth.

13

Merrni nė dorė draprinjtė, sepse tė korrat janė gati. Ejani, zbrisni, sepse trokulli ėshtė plot, butet grafullojnė, sepse e madhe ėshtė ligėsia e tyre".

14

Turma pas turmash nė Luginėn e vendimit. Sepse dita e Zotit ėshtė e afėrt, nė Luginėn e vendimit".

15

Dielli dhe hėna po erren dhe yjet po humbin shkėlqimin e tyre.

16

Zoti do tė vrumbullojė nga Sioni dhe do tė bėjė qė t`i dėgjohet zėri nga Jeruzalemi, aq sa qiejt dhe toka do tė dridhen. Por Zoti do tė jetė njė strehė pėr popullin e tij dhe njė fortesė pėr bijtė e Izraelit.

17

"Atėherė ju do tė pranoni qė unė jam Zoti, Perėndia juaj, qė banon nė Sion, mali im i shenjtė. Kėshtu Jeruzalemi do tė jetė i shenjtė dhe tė huajt nuk do tė kalojnė mė andej".

18

Atė ditė do tė ndodhė qė malet tė pikojnė musht, qumėshti do tė rrjedhė nga kodrat dhe uji do tė rrjedhė nė tė gjitha rrėketė e Judės. Nga shtėpia e Zotit do tė dalė njė burim, qė do tė ujitė luginėn e Sitimit.

19

"Egjipti do tė bėhet shkreti dhe Edomi njė shkretėtirė e mjeruar pėr shkak tė dhunės kundėr bijve tė Judės, sepse kanė derdhur gjak tė pafajshėm nė vendin e tyre.

20

Por Juda do tė mbetet pėrjetė, edhe Jeruzalemi brez pas brezi.

21

Do t`i pastroj nga gjaku i tyre i derdhur, nga i cili nuk i kisha pastruar, dhe Zoti do tė banojė nė Sion".

Amosi 1