Bibla Shqip

Joeli 1

Joeli

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 2

1

I bini borisė nė Sion dhe jepni kushtrimin nė malin tim tė shenjtė! Le tė dridhen tė gjithė banorėt e vendit, sepse dita e Zotit po vjen, ėshtė e afėrt,

2

po vjen dita e territ dhe e errėsirės sė dendur, ditė resh dhe mjegulle. Ashtu si pėrhapet agimi mbi malet, po vjen njė popull i shumtė dhe i fuqishėm, tė cilit kurrkush nuk i ka ngjarė mė parė dhe as nuk do tė ketė mė kurrė pėr shumė breza qė do tė vijnė.

3

Para tij njė zjarr po gllabėron dhe pas tij njė flakė po djeg. Pėrpara tij vendi ėshtė si kopshti i Edenit; dhe pas tij ėshtė si njė shkretėtirė e mjeruar; po, asgjė nuk i shpėton atij.

4

Pamja e tyre ėshtė si pamja e kuajve, dhe rendin si kuaj tė shpejtė.

5

Ata hidhen mbi majat e maleve me zhurmė qerresh, si brambullima e flakės sė zjarrit qė djeg kallamishtet, si njė popull i fortė qė ėshtė rreshtuar pėr betejė.

6

Pėrpara tyre popujt pėrpėliten nga dhembja, ēdo fytyrė zbehet.

7

Rendin si njerėz trima, ngjiten mbi muret si luftėtarė; secili ndjek rrugėn e vet pa devijuar prej saj.

8

Askush nuk e shtyn fqinjin e tij, secili ndjek shtegun e vet; sulen nė mes tė shigjetave, por nuk plagosen.

9

I bien qytetit kryq e tėrthor, rendin mbi muret, ngjiten nė shtėpi, hyjnė nė to nga dritaret si vjedhės.

10

Para tyre dridhet toka, dridhen qiejt, dielli dhe hėna erren dhe yjet humbin shkėlqimin e tyre.

11

Zoti bėn qė t`i dėgjohet zėri para ushtrisė sė tij, sepse fusha e tij ėshtė shumė madhe dhe zbatuesi i fjalės sė tij ėshtė i fuqishėm. Po, dita e Zotit ėshtė e madhe dhe fort e tmerrshme; kush mund ta durojė?

12

"Prandaj tani", thotė Zoti, "kthehuni tek unė me gjithė zemrėn tuaj, me agjėrime, me lot dhe me vajtime".

13

Grisni zemrėn tuaj dhe jo rrobat tuaja dhe kthehuni tek Zoti, Perėndia juaj, sepse ai ėshtė i mėshirshėm dhe plot dhemshuri, i ngadalshėm nė zemėrim dhe me shumė dashamirėsi, dhe pendohet pėr tė keqen qė ka dėrguar.

14

Kush e di, ndoshta kthehet dhe pendohet, dhe lė pas tij njė bekim, njė ofertė ushqimesh dhe njė libacion pėr Zotin, Perėndinė tuaj?

15

I bini borisė nė Sion, shpallni njė agjėrim, thėrrisni njė kuvend solemn.

16

Mblidhni popullin, shenjtėroni kuvendin, mblidhni pleqtė, mblidhni fėmijėt dhe foshnjat e gjirit. Tė dalė dhėndrri nga dhoma e tij dhe nusja nga dhoma e saj e nusėrisė.

17

Midis portikut dhe altarit le tė qajnė priftėrinjtė, ministrat e Zotit, dhe le tė thonė: "Fale, o Zot, popullin tėnd dhe mos ia lėr trashėgiminė tėnde turpit apo nėnshtrimit nga ana e kombeve. Sepse do tė thonė midis popujve: "Ku ėshtė Perėndia i tyre?"".

18

Atėherė Zoti u bė xheloz pėr vendin e tij dhe i erdhi keq pėr popullin e tij.

19

Zoti do tė pėrgjigjet dhe do t`i thotė popullit tė tij: "Ja, unė do t`ju dėrgoj grurė, musht dhe vaj, do t`i keni me bollėk dhe nuk do tė jeni mė turpi i kombeve.

20

Do tė largoj nga ju ushtrinė e veriut dhe do ta ēoj nė njė tokė tė zhuritur dhe tė shkretė; pararojėn e saj drejt detit lindor dhe praparojėn e saj drejt detit perėndimor; era e keqe e saj do tė pėrhapet, duhma e saj do tė pėrhapet, sepse ka bėrė gjėra tė mėdha.

21

Mos kij frikė, o tokė, gėzohu, ngazėllohu, sepse Zoti ka bėrė gjėra tė mėdha.

22

Mos kini frikė, o kafshė tė fushave, sepse tokat pėr kullotė do tė gjelbėrojnė, drurėt mbajnė frytin e tyre, fiku dhe hardhia japin tėrė bollėkun e tyre.

23

Prandaj gėzohuni, o bij tė Sionit, dhe kėnaquni, ngazėllohuni tek Zoti, Perėndia juaj, sepse ju ka dhėnė shiun e parė me drejtėsi, dhe do tė bėjė tė bjerė pėr ju shiun, shiun e parė dhe shiun e fundit nė muajin e parė.

24

Lėmenjtė do tė jenė plot me grurė dhe nė butet do tė grafullojė mushti dhe vaji;

25

kėshtu do t`ju kompensoj pėr tė korrat qė kanė ngrėnė karkaleci, larva e karkalecit, bulkthi dhe krimbi, ushtria ime e madhe qė kisha dėrguar kundėr jush.

26

Dhe ju do tė hani me bollėk dhe do tė ngopeni, dhe do tė lėvdoni emrin e Zotit, Perėndisė tuaj, qė pėr ju ka bėrė mrekulli, dhe popullin tim nuk do ta mbulojė mė turpi.

27

Atėherė ju do tė pranoni qė unė jam nė mes tė Izraelit dhe qė jam Zoti, Perėndia juaj, dhe nuk ka asnjė tjetėr; popullin tim nuk do ta mbulojė mė turpi".

28

"Mbas kėsaj do tė ndodhė qė unė do tė pėrhap Frymėn tim mbi ēdo mish; bijtė tuaj dhe bijat tuaja do tė profetizojnė, pleqtė tuaj do tė shohin ėndrra, tė rinjtė tuaj do tė kenė vegime.

29

Nė ato ditė do tė pėrhap Frymėn time edhe mbi shėrbėtorėt dhe shėrbėtoret.

30

Do tė bėj mrekulli nė qiejt dhe mbi tokė: gjak, zjarr dhe shtėllunga tymi.

31

Dielli do tė shndėrrohet nė terr dhe hėna nė gjak, para se tė vijė dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit.

32

Dhe do tė ndodhė qė kushdo qė do t`i drejtohet emrit tė Zotit do tė shpėtojė, sepse nė malin Sion dhe nė Jeruzalem do tė ketė shpėtim, siē e ka thėnė Zoti, edhe pėr ata qė kanė mbetur gjallė dhe qė Zoti do t`i thėrrasė".

Joeli 3