Bibla Shqip

Osea 11

Osea

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 12

1

Efraimi ngopet me erė dhe shkon pas erės sė jugut; ēdo ditė shumon gėnjeshtrat dhe dhunėn; bėn aleancė me Asirinė dhe ēon vaj nė Egjipt.

2

Zoti ėshtė gjithashtu nė grindje me Judėn dhe do ta ndėshkojė Jakobin pėr sjelljen e tij; do ta shpėrblejė sipas veprave tė tij.

3

Nė gjirin e nėnės mori vėllain e vet nga thembra dhe me forcėn e tij luftoi me Perėndinė.

4

Po, luftoi me Engjėllin dhe fitoi; qau dhe iu lut shumė. E gjeti nė Bethel, dhe atje ai foli me ne,

5

domethėnė Zoti, Perėndia i ushtrive, emri i tė cilit ėshtė Zoti.

6

Prandaj ti kthehu te Perėndia yt, vepro me dhembshuri dhe ndershmėri dhe ki gjithnjė shpresė te Perėndia yt.

7

Efraimi ėshtė njė tregtar qė mban nė dorė kandarė jo tė saktė dhe i pėlqen tė mashtrojė.

8

Efraimi thotė: "Edhe jam begatuar, kam grumbulluar pasuri; nė tė gjitha mundimet e mia, nuk do tė gjejnė tek unė asnjė paudhėsi qė tė jetė mėkat".

9

"Por unė jam Zoti, Perėndia yt, qysh nga vendi i Egjiptit. Do tė tė bėj qė tė banosh akoma nė ēadra si nė ditėt solemne.

10

U fola profetėve, kam shtuar vegimet dhe me anė tė profetėve kam pėrdorur krahasime".

11

Nė qoftė se Galaadi jepet pas idhujtarisė, me siguri do tė katandiset nė asgjė. Sepse nė Gilgal flijojnė dema, altarėt e tyre do tė jenė me siguri si grumbuj gurėsh gjatė brazdave tė arave.

12

Jakobi iku nė fushėn e Sirisė dhe Izraeli shėrbeu pėr njė grua, pėr njė grua u bė rojtar dhensh.

13

Me anė tė njė profeti, Zoti e nxori Izraelin nga Egjipti, dhe Izraeli u ruajt nga njė profet.

14

Efraimi provokoi hidhėt zemėrimin e tij, prandaj Zoti i tij do tė bėjė qė mbi tė tė bjerė gjaku i derdhur dhe do tė bėjė qė mbi tė tė kthehet turpi i tij.

Osea 13