Bibla Shqip

Osea 10

Osea

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 11

1

"Kur Izraeli ishte fėmijė, unė e desha dhe nga Egjipti thirra birin tim.

2

Sa mė shumė i thėrrisnin profetėt, aq mė tepėr janė larguar prej tyre, u kanė bėrė flijime Baalėve dhe u kanė djegur temjan figurave tė gdhendura.

3

Unė vetė i mėsova Efraimit tė ecė, duke e mbajtur nga krahėt; por ata nuk e kuptuan qė unė po i shėroja.

4

Unė i tėrhiqja me litarė tė dashamirėsisė njerėzore, me lidhje dashurie; isha pėr ta si ai qė e ngre zgjedhėn nga qafa e tyre, dhe pėrulesha pėr t`u dhėnė tė hanė.

5

Izraeli nuk do tė kthehet nė vendin e Egjipti; por Asiri do tė jetė mbreti i tij, sepse nuk kanė pranuar tė konvertohen.

6

Shpata do tė bjerė mbi qytetet e tij, do tė shkatėrrojė shufrat e tyre dhe do t`i hajė pėr shkak tė planeve tė tyre tė kėqija.

7

Populli im synon tė largohet nga unė; megjithatė e thėrresin Shumė tė Lartin, asnjė prej tyre nuk e pėrlėvdon.

8

Si mund tė tė braktis, o Efraim, ose tė tė lė nė dorė tė tė tjerėve, o Izrael? Si mund tė tė bėj si Admahu, ose tė tė katandis si Tseboimi? Zemra ime ngashėrohet brenda meje, dhemshuria ime ndizet e tėra.

9

Nuk do ta shfryj zemėrimin tim tė zjarrtė, nuk do tė shkatėrroj pėrsėri Efraimin, sepse jam njė Perėndi dhe jo njė njeri, i Shenjti midis teje dhe nuk do tė vij me zemėrim.

10

Ata do tė ndjekin Zotin, qė do tė vrumbullojė si njė luan; kur do tė vrumbullojė, bijtė e tij do tė rendin drejt tij nga perėndimi duke u dridhur.

11

Do tė rendin duke u dridhur si zogjtė nga Egjipti dhe si pėllumbesha nga vendi i Asirisė; unė do t`i bėj tė banojnė nė shtėpitė e tyre", thotė Zoti.

12

Efraimi mė qarkon me gėnjeshtra dhe shtėpia e Izraelit me mashtrin. Edhe Juda ėshtė akoma i pabindur ndaj Perėndisė dhe tė Shenjtit qė ėshtė besnik.

Osea 12