Bibla Shqip

Osea 9

Osea

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 10

1

Izraeli ishte njė vresht i harlisur, qė jepte fryt pėr veten e tij; sa mė tepėr rritej fryti i tij, aq mė tepėr i shumonte altarėt e tij; sa mė i pasur ishte vendi i tij, aq mė tė bukura i bėnte shtyllat e tij tė shenjta.

2

Zemra e tyre ėshtė gėnjeshtare; tani do tė marrin ndėshkimin pėr tė. Ai do tė rrėzojė altarėt e tyre, do tė shkatėrrojė shtyllat e tyre tė shenjta.

3

Po, tani do tė thonė: "Nuk kemi mė mbret, sepse nuk kemi pasur frikė nga Zoti; por edhe mbreti ēfarė do tė mund tė bėnte pėr ne?".

4

Thonė fjalė, betohen me tė rreme kur lidhin besėlidhjen; prandaj ndėshkimi lulėzon si kukuta nė brazdat e arave.

5

Banorėt e Samarisė do tė drithėrohen pėr viēin e Beth-avenit, sepse populli i tij do tė mbajė zi pėr tė dhe priftėrinjtė e tij qė gėzoheshin me tė do tė dridhen, mbasi lavdia u largua prej tij.

6

Vetė idhullin do ta ēojnė nė Asiri si njė dhuratė pėr mbretin mbrojtės. Efraimi do tė turpėrohet dhe Izraeli do tė koritet pėr planet e tij.

7

Sa pėr Samarinė, mbreti i saj do tė zhduket si shkuma mbi ujė.

8

Edhe vendet e larta tė Avenit, mėkati i Izraelit, do tė asgjėsohen; ferra dhe gjemba do tė rriten mbi altarėt e tyre. Atėherė do t`u thonė maleve: "Na mbuloni!", dhe kodrave: "Na bini pėrsipėr!".

9

"Qė nga ditėt e Gibeahut ti ke mėkatuar, o Izrael. Atje u ndalėn; nė Gibeah beteja kundėr tė bijve tė paudhėsisė nuk i arriti.

10

Kur tė mė pėlqejė, do t`i ndėshkoj; popujt do tė mblidhen kundėr tyre, kur t`i lidh pėr tė dy paudhėsitė e tyre.

11

Efraimi ėshtė si njė mėshqerrė e stėrvitur mirė, sė cilės i pėlqen tė shijė grurin, por unė do tė vė zgjedhėn mbi qafėn e saj tė bukur; do ta lidh Efraimin me parmendėn, Juda do tė lėrojė, Jakobi do tė thėrmojė plisat".

12

Mbillni pėr vete sipas drejtėsisė, korrni sipas dhemshurisė, lėroni arėn tuaj tė lėnė djerrė, sepse ėshtė koha pėr tė kėrkuar Zotin, derisa ai tė vijė dhe pėrhapė mbi ju drejtėsinė.

13

Ju keni lėruar ligėsinė, keni korrur paudhėsinė, keni ngrėnė frytin e gėnjeshtrės. Duke qenė se ti u ke besuar rrugėve tė tua, nė turmėn e trimave tė tu,

14

njė trazirė do tė lindė nė mes tė popullit tėnd dhe tė gjitha fortesat e tua do tė shkatėrrohen ashtu si Shalmani shkatėrroi Beth-arbelin, ditėn e betejės, kur nėna u bė copė-copė mbi bijtė.

15

Kėshtu do tė ndodhė me ty, o Bethel, pėr shkak tė ligėsisė suaj tė pamasė. Nė mėngjes mbreti i Izraelit do tė shkatėrrohet krejt.

Osea 11