Bibla Shqip

Danieli 7

Danieli

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 8

1

Nė vitin e tretė tė mbretėrimit tė mbretit Belshatsar, unė, Danieli, pata njė vegim, pas atij qė pata nė fillim tė mbretėrimit.

2

Pashė nė vegim dhe, ndėrsa po shikoja, mė ndodhi tė gjėndesha nė qytezėn e Suzas, qė ėshtė nė krahinėn e Elamit; nga vegimi e kuptova qė isha pranė lumit Ulai.

3

Ngrita sytė dhe shikova, dhe ja, pranė lumit pashė mė kėmbė njė dash me dy brirė; tė dy brirėt ishin tė lartė, por njėri ishte mė i lartė se tjetri, megjithėse mė i larti kishte dalė i fundit.

4

Pashė dashin qė godiste kundrejt perėndimit, drejt veriut dhe drejt jugut; asnjė kafshė nuk mund t`i rezistonte, askush nuk mund tė ēlirohej nga pushteti i tij; kėshtu ai bėri atė qė desh dhe u bė i madh.

5

Ndėrsa kisha parasysh kėtė, ja, ku po vinte nga perėndimi njė cjap, qė pėrshkonte tėrė sipėrfaqen e dheut pa e prekur tokėn; cjapi kishte njė bri tė madh midis syve tė vet.

6

Arriti deri te dashi me dy brirė qė kisha parė mė kėmbė pėrpara lumit, dhe iu hodh kundėr me furinė e forcės sė tij.

7

E pashė tė afrohet dhe tė zemėrohet kundėr tij; pastaj i ra me bri dashit dhe copėtoi dy brirėt e tij, ndėrsa dashi nuk kishte fuqi pėr t`i rezistuar; kėshtu e hodhi pėr tokė dhe askush nuk mundi ta ēlirojė dashin nga pushteti i kėtij.

8

Cjapi u bė shumė i madh; por, kur u bė i fuqishėm, briri i tij i madh u thye; nė vend tė tij dolėn katėr brirė tė mėdhenj, qė drejtoheshin drejt katėr erėrave tė qiellit.

9

Nga njė prej tyre doli njė bri i vogėl, qė u bė shumė i madh nė drejtim tė jugut, tė lindjes dhe tė vendit tė lavdishėm.

10

U rrit deri sa arriti ushtrinė e qiellit, bėri tė bjerė pėr tokė njė pjesė e ushtrisė dhe e yjeve dhe i shkeli.

11

U ngrit madje deri te komandanti i ushtrisė, i hoqi flijimin e vazhdueshėm dhe vendi i shenjtėrores sė tij u shemb.

12

Ushtria iu la nė dorė bashkė me flijimin e vazhdueshėm, pėr shkak tė shkeljes; ai hodhi pėr tokė tė vėrtetėn; bėri tėrė kėto gjėra dhe i shkoi mbarė.

13

Pastaj dėgjova njė tė shenjtė qė fliste, dhe njė i shenjtė tjetėr i tha atij qė fliste: "Deri kur do tė vazhdojė ky vegim: ndalimi i flijimit tė pėrditshėm, shkretimi pėr shkak tė paudhėsisė, shenjtėrorja dhe ushtria tė shkelur?"

14

Ai mė tha: "Deri dymijė e treqind ditė; pastaj shenjtėrorja do tė pastrohet".

15

Tani, ndėrsa unė, Danieli, e kisha parasysh vegimin dhe pėrpiqesha ta kuptoja, ja ku po rri para meje dikush qė ka pamje burri.

16

Dėgjova pastaj nė mes tė lumit Ulai zėrin e njė burri, qė bėrtiste dhe thoshte: "Gabriel, shpjegoja kėtij vegimin".

17

Ai iu afrua vendit ku ndodhesha unė dhe, kur arriti, unė pata frikė dhe rashė me fytyrė. Por ai mė tha: "Kuptoje mirė, o bir njeriu, sepse ky vegim ka tė bėjė me kohėn e fundit".

18

Ndėrsa ai fliste me mua, unė rashė nė njė gjumė tė rėndė me fytyrė pėr tokė, por ai mė preku dhe mė bėri tė ngrihem mė kėmbė nė vendin ku ndodhesha.

19

Dhe tha: "Ja, unė do tė tė tregoj atė qė ka pėr tė ndodhur nė kohėn e fundit tė indinjatės, sepse ka tė bėjė me kohėn e caktuar tė fundit.

20

Dashi me dy brirė, qė ti ke parė, pėrfaqėson mbretėrit e Medisė dhe tė Persisė.

21

Cjapi leshtor ėshtė mbreti i Javanit; dhe briri i madh qė ishte nė mes tė syve tė tij ėshtė mbreti i parė.

22

Briri i thyer dhe katėr brirėt qė dolėn nė vend tė tij janė katėr mbretėri qė do tė dalin nga ky komb, por jo me tė njėjtėn fuqi tė tij.

23

Nė fund tė mbretėrisė sė tyre, kur rebelėt do ta kenė mbushur kupėn, do tė dalė njė mbret me pamje tė egėr dhe i rrahur nė dredhitė luftarake.

24

Fuqia e tij do tė rritet, por jo pėr shkak tė forcės sė tij; do tė bėjė shkatėrrime tė habitshme, do tė ketė sukses nė ndėrmarrjet e tij dhe do tė shkatėrrojė tė fuqishmit dhe popullin e shenjtorėve.

25

Pėr shkak tė dinakėrisė sė tij do shtohet mashtrimi nė duart e tij; do tė krenohet nė zemėr te vet dhe do tė shkatėrrojė shumė njerėz qė janė nė siguri; do tė ngrihet kundėr princit tė princave, por do tė thyhet jo nga dorė njeriu.

26

Vegimi i mbrėmjeve dhe i mėngjeseve, pėr tė cilin ėshtė folur, ėshtė i vėrtetė. Ti e mban sekret vegimin, sepse ka tė bėjė me gjėra qė do tė ndodhin mbas shumė kohe".

27

Dhe unė, Danieli, e ndjeva veten tė sfilitur dhe qeshė i sėmurė disa ditė; pastaj u ngrita dhe u interesova pėr punėt e mbretit. Unė isha i tronditur nga vegimi, por askush nuk e vuri re.

Danieli 9