Bibla Shqip

Danieli 3

Danieli

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 4

1

"Mbreti Nebukadnetsar tėrė popujve, tėrė kombeve dhe gjuhėve, qė banojnė mbi gjithė dheun: Paqja juaj qoftė e madhe.

2

M`u duk mirė t`i bėj tė njohura shenjat dhe mrekullitė qė Perėndia Mė i Lartė ka kryer pėr mua.

3

Sa tė mėdha janė shenjat e tij dhe sa tė fuqishme mrekullitė e tij! Mbretėria e tij ėshtė njė mbretėri e pėrjetshme dhe sundimi i tij vazhdon brez pas brezi.

4

Unė, Nebukadnetsari, isha i qetė nė shtėpinė time dhe i gėzuar nė pallatin tim.

5

Pashė njė ėndėrr qė mė tmerroi; mendimet qė pata nė shtratin tim dhe vegimet e mendjes sime mė tmerruan.

6

Kėshtu dhashė urdhėr qė tė sillnin para meje gjithė tė diturit e Babilonisė, qė tė mė bėnin tė njohur interpretimin e ėndrrės.

7

Atėherė erdhėn magijstarėt, astrologėt, Kaldeasit dhe shortarėt, tė cilėve u tregova ėndrrėn, por ata nuk mundėn tė mė bėnin tė njohur interpretimin e saj.

8

Mė nė fund erdhi para meje Danieli, i quajtur Beltshatsar nga emri i perėndisė tim dhe tek i cili ėshtė fryma e perėndive tė shenjta, dhe unė ia tregova ėndrrėn:

9

Beltshatsar, kreu i magjistarėve, sepse unė e di qė fryma e perėndive tė shenjta ėshtė te ti dhe qė asnjė sekret nuk tė shqetėson, tregomė vegimet e ėndrrės qė kam parė dhe interpretimin e saj.

10

Vegimet e mendjes sime kur isha nė shtratin tim janė kėto: Unė shikoja, dhe ja njė dru nė mes tė dheut, lartėsia e tė cilit ishte madhe.

11

Druri u rrit dhe u bė i fortė; maja e tij arrinte nė qiell dhe ai mund tė shihej nga skajet e gjithė dheut.

12

Gjethnaja e tij ishte e bukur, fryti i tij i bollshėm dhe ai kishte ushqim pėr tė gjithė; poshtė tij gjenin hije kafshėt e fushave, shpendėt e qiellit rrinin midis degėve tė tij dhe nga ai merrte ushqim ēdo qenie e gjallė.

13

Ndėrsa nė shtratin tim vėreja vegimet e mendjes sime, ja njė roje, njė i shenjtė, zbriti nga qielli,

14

bėrtiti fort dhe tha kėshtu: "Prisni drurin dhe kėputni degėt e tij, shkundni fletėt e tij dhe shpėrndani frytet e tij; le tė largohen kafshėt qė rrijnė poshtė tij dhe shpendėt nga degėt e tij.

15

Lėreni ndėrkaq nė tokė cungun e rrėnjėve tė tij, tė lidhur me zinxhirė hekuri dhe bronzi midis barit tė fushave. Le tė laget nga vesa e qiellit dhe le tė ketė bashkė me kafshėt pjesėn e barit qė i takon.

16

Zemra e tij le tė ndryshojė, dhe nė vend tė njė zemre njeriu t`i jepet njė zemėr kafshe dhe le tė kalojnė mbi tė shtatė kohė.

17

Kjo ėshtė dekretuar nga rojet dhe vendimi vjen nga fjala e tė shenjtėve nė mėnyrė qė tė gjallėt tė dijnė qė Shumė i Larti sundon mbi mbretėrinė e njerėzve; ai ia jep atij qė dėshiron dhe larton mbi tė tė keqin e tė kėqijve".

18

Kjo ėshtė ėndrra qė kam parė unė, mbreti Nebukadnetsar. Tani ti, Beltshatsar, jepi interpretimin, sepse asnjė nga tė diturit e mbretėrisė sime nuk ėshtė nė gjendje tė mė bėjė tė njohur interpretimin e saj; por ti mundesh, sepse fryma e perėndive tė shenjta ėshtė te ti".

19

Atėherė Danieli, emri i tė cilit ėshtė Beltshatsar, mbeti pėr njė ēast i tmerruar dhe mendimet e tij e shqetėsonin. Mbreti filloi tė thotė: "Beltshatsar, mos u turbullo as nga ėndrra as nga interpretimi

20

Druri qė ti ke parė, qė ishtė bėrė i madh dhe i fortė, maja e tė cilit arrinte deri nė qiell dhe qė dukej nga tė gjitha skajet e dheut,

21

gjethnaja e tė cilit ishte e bukur, fryti i bollshėm, dhe ku gjenin strehė kafshėt e fushave dhe mbi degėt e sė cilės bėnin folenė zogjtė e qiellit,

22

je ti, o mbret, qė u bėre i madh dhe i fortė; madhėshtia jote ėshtė rritur dhe ka arritur deri nė qiell dhe sundimi yt deri nė skajet e dheut.

23

Sa pėr rojen, njė i shenjtė, qė mbreti e ka parė tė zbresė nga qielli dhe tė thotė: "Priteni drurin dhe shkatėrrojeni, por lini nė tokė cungun me rrėnjė, tė lidhur me zinxhirė hekuri dhe bronzi midis barit tė fushave. Le ta lagė vesa e qiellit dhe le tė ketė pjesėn e tij bashkė me kafshėt e fushave deri sa tė kalojnė mbi tė shtatė kohė".

24

Ky ėshtė interpretimi, o mbret; ky ėshtė dekreti i Shumė tė Lartit, qė ėshtė lėshuar pėr mbretin, zotin tim;

25

ti do tė dėbohesh nga njerėzia dhe banesa jote do tė jetė bashkė me kafshėt e fushave; do tė tė japin tė hash bar si qetė dhe do tė lagesh nga vesa e qiellit; do tė kalojnė mbi ty shtatė kohė, deri sa tė pranosh qė Shumė i Larti sundon mbi mbretėrinė e njerėzve dhe ia jep atij qė ai dėshiron.

26

Sa pėr urdhrin pėr tė lėnė cungun me rrėnjė, kjo do tė thotė se mbretėria jote do tė rivendoset, mbasi tė kesh pranuar qė ėshtė qielli ai qė sundon.

27

Prandaj, o mbret, prano kėshillėn time: jepu fund mėkateve tė tua duke praktikuar drejtėsinė dhe paudhėsive tė tua duke treguar mėshirė ndaj tė varfėve; ndofta begatia jote do tė zgjasė".

28

E tėrė kjo i ndodhi mbretit Nebukadnetsar.

29

Dymbėdhjetė muaj mė vonė, ndėrsa shėtiste nė pallatin mbretėror tė Babilonisė,

30

mbreti filloi tė thotė: "Nuk ėshtė kjo Babilonia e madhe, qė unė ndėrtova si seli mbretėrore me forcėn e pushtetit tim dhe pėr lavdinė e madhėrisė sime?".

31

Kėto fjalė ishin akoma nė gojė tė mbretit, kur njė zė zbriti nga qielli: "Ty, o mbret Nebukadnetsar, tė shpall: mbretėria jote tė ėshtė hequr;

32

ti do tė dėbohesh nga njerėzia dhe banesa jote do tė jetė me kafshėt e fushave; do tė tė japin tė hash bar si qetė dhe do tė kalojnė mbi ty shtatė kohė, deri sa tė pranosh qė Shumė i Larti sundon mbi mbretėrinė e njerėzve dhe ia jep atij qė ai dėshiron.

33

Nė po atė ēast fjala lidhur me Nebukadnetsarin u realizua. Ai u dėbua nga njerėzia, hėngri bar si qetė dhe trupi i tij u lag nga vesa e qiellit, deri sa flokėt e tij u rritėn si pendėt e shqiponjave dhe thonjtė e tij si kthetrat e shpendėve.

34

"Nė fund tė kėsaj kohe, unė Nebukadnetsari ngrita sytė nga qielli dhe arsyeja m`u kthye, e bekova Shumė tė Lartin dhe lėvdova dhe pėrlėvdova atė qė rron pėrjetė, sundimi i tė cilit ėshtė njė sundim

35

Tėrė banorėt e dheut pėrpara tij konsiderohen si asgjė; ai vepron si tė dojė me ushtrinė e qiellit dhe me banorėt e dheut. Askush nuk mund t`ia ndalė dorėn ose t`i thotė: "Ēfarė po bėn?".

36

Nė po atė kohė m`u kthye arsyeja, dhe pėr lavdinė e mbretėrisė sime m`u kthyen madhėria ime dhe shkėlqimi im. Kėshilltarėt e mi dhe tė mėdhenjtė e mi mė kėrkuan, dhe unė u rivendosa nė mbretėrinė time dhe madhėshtia ime u rrit jashtėzakonisht.

37

Tani, unė Nebukadnetsari lėvdoj, lartėsoj dhe pėrlėvdoj Mbretin e qiellit, sepse tė gjitha veprat e tij janė tė vėrteta dhe rrugėt e tij janė drejtėsi; ai ka pushtet tė poshtėrojė ata qė ecin me kryelartėsi.

Danieli 5